MIRJAM TOLA- Sopranoja e mirënjohur,  me performancën e saj në Zagreb, në ngjarjen ndërkombëtare Ditët e “Mbretëreshës Teuta ne Zagreb 2019”.

0
494

Mirjam Tola

Realizuar  me artistët operistikë  më të njohur kroatë dhe shqiptarë nga disa vende të Evropës, u bashkua në mbrëmjen humanitare në sallën prestigjioze   “ Mimara“, kushtuar  grave te sëmuara nga  kanceri, nën kujdesin e Presidentes së atëhershme kroate Kolinda Grabar Kitarović

Shkruajn : Shenida Bilalli-i Katrain Rožić

Mirjam është  një artiste 48-vjeçare e operës nga Shqipëria, e cila  me zërin  e saj të mrekullueshëm ka mahnitur audiencat në shumë shtete të botës. Në intervistën për Iliria, ajo tregoi për  karrierën e saj të sukseshme.

Sopranoja e mirënjohur,  me performancën e saj në Zagreb, në ngjarjen ndërkombëtare Ditët e “Mbretëreshës Teuta 2019”, realizuar  me artistët operistikë  më të njohur kroatë dhe shqiptarë nga disa vende të Evropës, u bashkua në mbrëmjen humanitare në sallën prestigjioze     “ Mimara“, kushtuar  grave te sëmuara nga  kanceri, nën kujdesin e Presidentes së atëhershme kroate Kolinda Grabar Kitarović.

 Para se të njihemi  me rrugën e sopranos së njohur,  po veçojmë një deklaratë dhënë pas premijerës për DW. 

“E mrekullueshme, madhёshtore, jam shumё e entuziazmuar nga interpretimi i Tosca-s prej sopranos Mirjam Tola!”. “E kam parё Toscan shumё herё, por njё Tosca siҫ e interpreton atё Mirjam Tola deri mё sot nuk e kemi pasur nё Operën e Wuppertal-it, njё soprano e shkёlqyer!”

 Kёshtu shprehen disa spektatorё pas duartrokitjeve qё nuk kishin tё reshtur pas shfaqjes sё “Tosca-s” sё Giacomo Puccinit nё Wuppertal, nga regjisori i njohur italian, Stefano Poda shkruan DW. Gjithashtu  adhurues të operës  në Zagreb u mahnitën me zërin e saj, i cili meriton respekt dhe duartrokitje .

Iliria: Mirjam  e dashur, na njihni me një biografi të shkurtër, ku keni lindur, çfarë keni studiuar dhe ku jetoni tani?

Mirjam Tola : Kam lindur në Tiranë dhe kam patur kënaqësinë të studioj në Liceun Artistik dhe më pas në Akademinë e Arteve, apo siç quhej në kohën kur kam studiuar “Instituti i Larte i Arteve”, me prof. Suzana Frasheri. Pas Institutit të Arteve kanë ardhur vitet e studimit në Mozarteum në Salzburg pranë klasës së prof. Boris Bakow dhe Alessandro Misciasci.

Iliria: Si filluat karrijerën, ku keni debutuar dhe në cilin rol?

Mirjam Tola: Kam filluar udhëtimet e para drejt Austrise, gjithmone në spektrin jashtë kufirit, me produksionin Mozart-Bastien&Bastienne. Më pas ishin konkurset drejt Los Angeles dhe New York të cilat ishin kënaqësi dhe eksperiencë shumë e veçantë. Produksioni i parë i rëndësishëm në Evropë ka qenë roli i Adalgises në Grosses Festspielhaus në Salzburg. Aty filluan bashkëpunimet me dirigjentë të ndryshëm botërorë , duke vijuar më pas në teatrot e ndryshme të Europës dhe SHBA!

 Iliria: Si  filloi bashkpunimi me operat e Europës dhe cilat janë ato?

Mirjam Tola : Fillova me produksionin i Adalgises në Salzburg dhe më pas vijuan Staatsoper Berlin, Hamburg Staatsoper, Slovenska Filharmonija, Ljubljana; Orchestra del Teatro di San Carlo, Napoli; Lincoln Center, New York; Berlin State Opera, 2002. Ne  Hamburg isha nga  viti  2008-2013; State Opera, „Aaltotheater“ Essen, 2012-2013; Carnegie Hall, New York; Sergio Franchi Foundation in Connecticut-New Haven……

Iliria : Shumë role i keni interpretuar në skenën ndërkombëtare?

Mirjam Tola : Vërtet shumë  role të personazheve të rëndësishëm: Norma, Madalena, Ana, Toska, Suor Anxhelika, por identifikohem me operën e Puçinit, “Toska”. Ky rol është më së shumti i kërkuar  së bashku me “Butterfly”, të cilin  do ta interpretoj edhe gjatë këtij viti.

Iliria : Cilat role veçoni? 

 Mirjam Tola: Rolet e preferuara dhe më të kënduara janë të periudhës së Verismit. Nga Puccini kam kënduar Mimine, Manon Lescaut, Madamma Butterfly dhe sigurisht duke veçuar pak nga të tjerat „Tosca“ , të cilën e debutova në Ljubjana, Slloveni. Kam patur rastin dhe sigurisht kënaqësinë ta këndoj edhe në Itali dhe Gjermani në disa produksione të ndryshme.

Iliria: Kryevepra belcanto e Bellinit, 1831, Norma, është një tragjedi lirike për një priftëreshë të Druidëve antikë?

MirjamTola: Dashuria e pafat e e saj për Pollione, një pushtues romak i pabesë, çoi në pasoja të rënda. Roli i heroinës tragjike ka sfiduar sopranot më të mëdha në botë, përfshirë legjendat e shekullit të njëzet, Maria Callas, Joan Sutherland dhe Montserrat Caballé. I madhi Giuseppe Verdi e lavdëroi Bellinin për duetin e mrekullueshëm, In mia man alfin tu sei, duke thënë “Askush nuk ka krijuar kurrë një tjetër më të bukur dhe parajsë.”

Iliria: Norma është realizuar në mënyrë të shkëlqyeshme në kopjimin e ri emocionues të ROHM me Opéra de Rouen?

Mirjam Tola: Me mezzosoprano rumune, Elena Mosuc (Norma), tenori belg, Marc Laho (Pollione) dhe  unë  si sopranoja shqiptare, Mirjam Tola (Anna Kasyan) Skena është nga regjisori i njohur , Frédéric Roels dhe dirigjent Fabrizio Maria Carminati, një ekspert në repertorin belcanto.

Iliria: Ne Teatrin Kombëtar “Maribor” të Sllovenisë, keni patur shumë sukses

Mirjam Tola :  Kam, kënduar si soprano dhe mezosporano gjatë një mbrëmjeje të vetme, si “Maria Callas” …

Iliria: Çmime…?

Mirjam Tola :  Çmimi i Operas në Vjenë- 2001  – Medalja Eberhard Waechter për Artistë të Rinj të Talentuar, roli i një priftëreshe në Aida të Verit në Shtëpinë e Big Festivalit, Salzburg nën drejtimin e Loris Voltolini

  Iliria: Në  disa premijera  jeni  vlerësuar shumë nga kritikët?

 Mirjam Tola: Kritika, për mendimin tim, është një nga pjesët me të rëndësishme, një nga feedback që ne marrim pavarësisht duartrokitjeve që janë kritika e parë dhe më e forta në nje shfaqje!

Kritikët kanë qënë gjithmonë shumë të fortë dhe në të njëjtën kohë shumë mbështetës të punës që  kemi bërë në produksionet tona me dirigjentët,regjisorët dhe me te gjithe kastin!

Iliria: Sa po ju përkrahin në Shqipëri?

Mirjam Tola : Në Shqipëri kam patur eksperienca shumë të vlefshme dhe ftesa nga miq të mirë e të dashur, si Inva Mula me konkursin Virtuozët ku kisha kënaqesinë të isha pjesë e Jurisë për të dëgjuar talentet e reja të shkollës shqiptare, për të cilët theksoj se janë shumë dhe meritojnë të vazhdojnë përpara dhe të mbështeten . Më vonë ka qenë koncerti me Shkëlzen Dolin me një miksim të orkestrës se Radio-Televisionit dhe muzikantëve të Filharmonisë së Vienës. Një ftesë  kam patur edhe nga Drejtori i Teatrit Kometar të Shqipërisë me një koncert të TKOB me këngëtare të ndryshëm me karrierë në Shqipëri dhe jashtë!

Iliria : Ju performuat edhe në koncertin  në  Ditët e „Mbretëreshës Teuta në Zagreb“ me artistët operistikë më të njohur kroatë,  kushtuar grave te sëmuara nga kanceri?

Mirjam Tola : Isha pjesë e një manifestimi ndërkombëtar, ftuar nga  presidentja e shoqatës  Shenida Bilalli, shoqëruar nga artistë kroat dhe shqiptarë nga disa vende të Europës. Falenderoj zonjën Shenida  për koncertin e mrekullueshëm në „Mimara“, si dhe për pritjen e ngrohtë dhe momentet e bukura që kaluam.  Kisha kohë pa u rikthyer në Zagreb, sepse eshtë bukur të kthehesh në një shoqëri të mirë, por mbi të gjitha për një kauz të mirë!

 Iliria: Si ndikoi pandemia  në punën tuaj?

Mirjam Tola : Për arsye të pandemisë u anulluan 2 produksione nga Tosca e Puccinit dhe Cavaleria Rusticana e Pietro Mascagnit. Gjithashtu, edhe një koncert në Zvicër saktësisht në Zurich! Shpresojmë që kjo periudhë të mbarojë dhe çdo gjë të shkojë mirë për të gjithë operën.

 Mesazh për revistën „Iliria“: 

Ju falenderoj dhe përshëndetje të përzemërta të gjithëve, veçanërisht kryeradaktores së revistës „Iliria“, znj. Shenida Bilalli.

E dashur Shenida!  Faleminderit dhe përqafime. Mirjam❤️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here