Historia e krijimit dhe dizenjimit të monedhave dhe kartëmonedhave

0
657
Albanska novcanica kraljica teute

Monedha shqiptare lekë

Përgaditi: Kujtim Morina

Monedha shqiptare Lek e ka marrë emrin nga shkurtimi i emrit të komandantit legjendar të antikitetit, Aleksandrit të Madh. Elita e vendit vendosi ti deklarojë botës preardhjen e saj ilire, me përfshirjen e kësaj figure historike në kartëmonedhën e tyre. Sidoqoftë, deri në vitin 1926, shteti shqiptar nuk kishte kartëmonedhat e veta, dhe në territorin e saj përdoreshin monedhat e Austro-Hungarisë, Francës dhe Italisë.

HISTORIKU i PARAQITJES

Ahmet Zogu ishte mbreti i parë i Shqipërisë i cili gjatë mbretërimit të tij në qendër të vetëdijes kishte njësinë monetare kombëtare shqiptare. Monedha u quajt franga ari. Interesante  është të theksohet se monedha u krijua si Monedha Romake. Franga e arit u shënua me shkronjën latine R. Këto monedha u përdorën në Shqipëri deri në vitin 1947, pas së cilës u fut në vend monedha e re shqiptare – Leku, i cili përdoret në vend edhe  sot.

Dizajni i kartëmonedhës

Dizajni i kartëmonedhave shqiptare është ndryshuar disa herë. Pamja bashkëkohore e monedhës u pranua në vitin 1996, dhe emetimi i saj zbatohet nga Banka e Shtetit Shqiptar. Monedha shqiptare një leke ka njëqind qindarka, e cila pas ndryshimeve nuk është në qarkullim të lirë. Kartëmonedhat që përdoren për blerje dhe shitje kanë prerje prej dyqind, pesëqind, një mijë dhe pesë mijë lekë. Përveç tyre, në qarkullim janë edhe monedhat me vlerë një, pesë, dhjetë, njëzet, pesëdhjetë dhe njëqind lekë, në formë metalike. Monedhat shqiptare paraqesin imazhe të figurave të shquara historike shqiptare, të cilët kanë dhënë  kontribut të madh në formimin dhe zhvillimin e shtetit sovran shqiptar.

Si shembull  mund të marrim prerjen prej pesë mijë lekëve, e cila ka të stampuar në sipërfaqen e saj imazhin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Për një çerek shekulli, udhëheqësi i popullit shqiptar luftoi për pavarësinë e vendit të tij nga Perandoria Osmane. Gjithashtu fotografia e kryeministrit të parë të vendit, Ismail Bej Qemalit, gjendet e stampuar në monedhën prej  pesëqind lekëve. Përveç sa më sipër, figura të rëndësishme historike shqiptare janë të pranishëm në monedhat e tjera shqiptare.

 Monedha e njëqind lekëve ka të stampuar imazhin e mbretëreshës ilire Teuta. Ashtu si Skënderbeu, ajo luftoi për sovranitetin e Ilirisë, Shqipërisë së sotme. E vërtetë, ajo luftoi kundër Perandorisë Romake.

Duhet theksuar se në vitin 1996, jo vetëm pamja vizuale e kartëmonedhave shqiptare u azhurnua, por edhe i gjithë sistemi financiar i vendit. Bankat të mirënjohura botërore sot kanë  zyra në pothuajse çdo qytet të rëndësishëm të Shqipërisë. Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se monedha shqiptare leku, si dhe dollari amerikan dhe euro janë në qarkullim të lirë në Shqipëri.

Kursi i këmbimit të monedhës shqiptare

Kartëmonedhat e vendeve të tjera mund të shkëmbehen lirshëm në lekë në degët e bankave, zyrat e këmbimit ose hotelet. Kartat plastike nuk pranohen në të gjitha pikat e shitjes. Prandaj, rekomandohet të kini gjithmonë me vete lekë, dollarë ose euro. Sot, raporti i euros me lekët shqiptare është rreth 1 me 137, një dollar amerikan këmbehet me 122 lekë, ndërsa onedha shqiptare në rubla ka një normë prej 1 lekë = 0, 51 rublja.

Povijest stvaranja kovanica i  novčanica albanske valute leka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here