Lajme

GAZETA ILIRIA MORI PJESË NË TRYEZËN E RRUMBULLAKËT TË SHUMICËS SË PAKICËS NË SHTËPINË E GAZETARËVE

Në Shtëpinë e Gazetarëve në Zagreb u mbajt tryeza e rrumbullakët "Gazetat  e pakicës kombëtare - faktor kyç për ruajtjen e identitetit kulturor", organizuar nga SARUS, shoqata e pakicës kombëtare ruse, kryesuar nga Katarina Todorcev Hlača dhe Shoqata e Gazetarëve - Mediat e Pakicave Kombëtare. Ideja për të mbledhur redaktorët e gazetave u mirëprit  nga shumë gazeta të pakicave kombëtare të Republikës së Kroacisë në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet. Në një atmosferë festive, redaktorët e pakicave kombëtare prezantuan mendimet, sukseset, problemet dhe pikëpamjet rreth gazetave të tyre, Në pjesën e dytë të panelit diskutuan kriteret e ekipit redaktues në gazetat e tyre dhe prezantuan përvojat që shumica kalon.

LAJME: Inspektorët për Trashëgimi Kulturore të Republikës së Kosovës vizituan kolegët kroatë të Ministrisë së Kulturës dhe Medias

 Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Ministrisë së Kulturës dhe Mediave ka pritur në Zagreb inspektorët e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore të Ministrisë...

SHQIPTARËT, PJESË E MBROJTJES SË UKRAINËS “Nuk kemi ku të shkojmë, Ukraina është atdheu ynë”, thonë shqiptarët e Ukrainës

Nga Katrina Rožić dhe Kujtim Morina Pushtimi rus i Ukrainës ka vazhduar për më shumë se tre muaj. Forcat e Kievit po mbrojnë çdo pjesë...

Forcimi i bashkëpunimit midis ...

Kroacia dhe Kosova do të rrisin bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht në atë ajror, hekurudha dhe infrastrukturë, deklaroi Ministri kroat i Detit, Transportit dhe Infrastrukturës Oleg...

KROACI: Për herë të parë në Kaštel Novi kanë lëndë me zgjedhje gjuhën shqipe.

Shkolla aktualisht ka formuar dy klasa paralele me nxënës të cilët do të vijojnë mësimet e gjuhës shqipe, përkatësisht katedrën paralele dhe lëndën e udhëhequr nga profesor Vesel Lekaj, i cili jep edhe mësimin e gjuhës shqipe në shkollën e Zarës. Kështu, shkolla fillore Bijaća është e vetmja shkollë në qarkun Splitit dhe Dalmacisë që ofron mundësinë e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje.