Personazh kult

Andronika Arianiti-Komnena , (1428-1506) fisnike arbërore, e bija e princit të famshëm Gjergj Arianiti dhe bashkëshortja e Skënderbeut.

U lind në Kaninë, më 1428. Viti i lindjes së saj del nga shumë të dhëna të historianëve të ndryshëm, të cilët thonë se ajo ka qenë 23 vjeç, kur u martua me Skënderbeun. Martesa u bë në vitin 1451; Skënderbeu ishte sa dyfishi i saj në moshë, 46 vjeç. Andronikës i thërrisnin edhe Donika. Ishte vajza e madhe e Gjergj Arianitit dhe Maria Muzakës. I ati ishte martuar dy herë.Me bashkëshorten e parë, Maria Muzakën, pati gjashtë vajza: Donikën, Gojsavën, Helenën, Dhespinën, Komitën dhe Angjelinën. Pas vdekjes së Marias, lidhi kurorë me aristokraten napoletane Pietrina Franco, me të cilën pati tetë fëmijë. Ndër ta mund të përmendim vajzat: Maria, Teodora, Katerina e Mara si edhe djemtë: Thoma, Kostandin dhe Arianit, pra gjithsej pati 14 fëmijë. Andronika ishte e para e të gjithëve. U martua me Skënderbeun më 23 prill 1451; dasma në Kaninë zgjati tri ditë, 21-23 prill. Për dasmën e këtij çifti të shquar të Arbërisë ka gojëdhëna, vargje popullore, të dhëna historike. Thonë se Skënderbeu erdhi me 500 kalorës. Kënga dhe vallja buçiti dhe kalaja e Kaninës llamburiti nga pishat dhe fenerët e shumtë. Aty u bë shkëmbimi i unazave.

Zëri i Anna Oxa  fitoi zemrat e publikut në Shibenik

DIVA ITALIANE ME RRËNJË SHQIPTARE ANNA OXA Zëri i Anna Oxa  fitoi zemrat e publikut në Shibenik 30/07/2019  Anna Oxa, diva italiane me rrënjë shqiptare, të cilën...

TALIJANSKA DIVA ALBANSKIH KORIJENA ANNA OXA ODRŽALA KONCERT U ŠIBENIKU

Glas  Anne Oxe razarao je Tvrđavu sv. Mihovila u Šibeniku 30/07/20190 oxarte.net Talijansku divu albanskih korjena, Annu Oxa često nazivaju i ‘Glas i srce’ zbog unikatnog, moćnog...