Konferenca Ndërkombëtare “Vlera e të qenit femër në shekullin e 21”, u organizua me sukses nga Albanian Excellence, gjatë datave 14-15 dhe 16 prill 2019, në Tiranë dhe Shkodër. Në të morën pjesë rreth 50 zonja të sukseshme nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva, Kroacia, Italia dhe SHBA-ja.
Konferencën e konsideroi të hapur Presidentja e Albanian Excellence, zonja Flora Nikolla, në një mbrëmje të bukur në Kalanë e Tiranës, për të vijuar më pas në një ditë të plot punë në Dajt, duke rrëfyer histori të vërteta të suksesit të zonjave shqiptare kudo që ato jetojnë. Ndërkaq, më 16 prill, të gjitha zonjat shqiptare udhëtuan drejt Shkodrës, ku u pritën me dashamirësi nga Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, zonja Voltana Ademi, me propozimin për krijimin e Aleancës Globale të Femrave Shqiptare të Suksesit.
Në këtë Konferencë Ndërkombëtare, morën pjesë femra të sukseshme me profile të ndryshme, duke filluar nga panelistja zonja Manushaqe Shehu – Gjenerale e parë femër e Ushtrisë Shqiptare e duke vazhduar me deputete, asambleiste, këshilltare të presidentit, gazetare, regjisore, shkencëtare, shkrimtare, piktore, mjeke, regjisore, aktore, pianiste, këngëtare, biznesmene etj.
Vlerën e femrës intelektuale, suksesin dhe integrimin e gruas shqiptare në Kroaci e prezantoi zonja Shenide Bilalli, nga Kroacia, gazetare dhe regjisore me eksperiencë 27-vjeçare në Televizion Kombëtar të Kroacisë ( HRT ), sot kryeredaktore e revistës në shqip dhe kroatish ” ILIRIA” dhe kryetare e Klubit të Grave Shqiptare “Mbretëresha Teuta”.
Konferenca e dëgjoi me interesim zërin e gruas së fortë shqiptare nga Kroacia, zonja Shenide Bilalli, e cila impresionoi audiencën me përvojën profesionale dhe punën humane, si drejtuese e shumë filmave dokumentarë, ku mund të veçojmë më shumë se 300 filma për televizione te ndryshme evropiane dhe SHBA.
Për vite të tëra ajo ka ndjekur fatin e shumë njerëzve si regjisore dhe gazetare. Ajo shpalosi rrugën e saj të suksesit, duke treguar vështirësitë dhe sakrificat e mëdha që ka patur, për shkak të të vërtetave të Kosovës në vitet 1990-të, e kohëve të vështira gjatë luftës në Kroaci. Zonja Bilalli vuri theksin tek pjesa më e vështirë e udhëtimit të jetës së saj, lufta me mentalitetin e çuditshëm të një grupi shqiptarësh në Kroaci, të cilët gjatë karijerës së saj kanë ndërhyrë, penguar dhe dezinformuar opinion.
Ajo ceku se lufta e femrës shqiptare, si në shtetin amë por edhe në diasporë, vazhdon të thyejë brigjet dhe pengesat të cilat i ndajnë ato nga suksesi. Së shpejti do të publikohen emrat e personave, kush fshihet pas tyre, për cilat shërbime punojnë dhe pse kanë penguar punën e një intelektualeje shqiptare.
Zonja Shenide Bilalli, në fjalimin e saj u shpreh se është shumë e nderuar me pjesmarrjen në këtë konferencë rajonale, në të cilën u shkëmbyen përvojat e femrave të profesioneve të ndryshme, duke u shpalosur sfidat që u dalin përpara gjatë jetës. Gjithashtu, zonjanj. Bilalli falënderoi përzemërsisht Presidenten e Albanian Excellence, zonjen Flora Nikolla, për ftesën dhe organizimin e mrekullueshëm të kësaj Konference.
Pjesëmarrësit e Konferencës nënshkruan dy dokumente gjatë promovimit të librit
Une e perdhunuara” nga gazetarja e mirënjohur Remzije Murtezi Shala me ket liber la gjurmet si nje dokument vlefeshem mbi krimin: Peticioni u nenshkrua ne shenje solidarizmit me viktimen e dhunimit Vasfije Krasniqi-Goodman cila ishte prezent si dhe mbështetje mbi 20,000 gra, fëmijë dhe burra “Viktim të Dhunës Seksuale në Kosovë në vitin 1999”. Poashtu u nenshkrua edhe një dokument mbi krijimin e “Aleancës së Grave Shqiptare të suksesshme në Botë”.










