“Gratë dhe politika e paqes” dhe promovimi i librit 55 intervista…
Edhe këtë vit, në frymën e Ditës së Flamurit Shqiptar, Festave të Krishtlindjeve dhe Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, 18 Dhjetor 2024, në Qendrën e Gazetarëve në Zagreb, nën kujdesin e Këshillit për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, u mbajt manifestimi tradicional kulturoro-politik ndërkombëtar, “Ditët e Mbretëreshës Teuta 2024”, me platformë shkëmbimin e ideve dhe përvojave, me fokus temën “Gratë dhe politika e paqes” për nder të 34-vjetorit të themelimit të shoqatës, e cila mbahet dhe organizohet prej 20 vitesh nga Klubi i Grave Shqiptare të Kroacisë „Mbretëresha Teuta “ me mbështetjen e Shoqërisë Kulturore Shqiptare „Shkëndija“.
Në pjesën e dytë të programit u promovua libri “55 intervista me njerëz të njohur për Kosovën, Shqipërinë dhe bashkëpunimin me Kroacinë” nga Shenida Bilalli, për të cilin foli historianja i njohur Andrea Feldman.
Eventi kulturoro-politik frymëzuar nga figura dhe vepra e Mbretëreshës Teutë, ndčr vite feston emrin e saj nën moton “Ditët e Mbretëreshës Teuta 2024”. Me shumë emocion dhe simbolikë si figurë historike e forcës, qëndrueshmërisë dhe kontributit të grave gjatë historisë, “Ditët e Mbretëreshës Teuta 2024” u mbajtën me mbështetjen e Zyrës së Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović dhe Zëvendëskryeministrit të Republikës së Kroacisë dhe Ministrit të Veteranëve kroatë Tomo Medved, të cilët me anë të një letre inkurajuese i uruan shumë suksese “ Mbretëreshës Teuta“, udhëheqëses dhe anetarëve të saj.
Programi u drejtua nga Lady Oreb, një moderatore e njohur dhe e respektuar, e cila me profesionalizmin dhe elegancën e saj i dha eventit shkëlqim. Edhe, Zvonko Novosel, aktori akademik nga Zagrebi me interpretimin e tij në rolin e narratorit romak në pjesën artistike për „Mbretëreshën Teuta“, i dha një prekje të veçantë gjithë ngjarjes.
Gjatë hapjes së manifestimit ndërkombëtar, audienca e nderuar dhe e shumtë mbeti e impresionuar nga interpretimi i këngës 600-vjeçare shqiptare “O e bukura More”. Ajo u interpretua dhe u shoqërua me një kërcim artistik shumë mbresëlënës dhe emocionues të grupit të baletit klasik dhe modern “Iliret”, nën koreografinë e Shenida Bilallit.
Mbrëmja vijoi në një atmosferë tejet frymëzuese dhe festive.
Organizatorët dhe anëtaret e reja dhe të bukura të „Mbretëreshës Teuta“, pjestare të grupit të vallëzimit „Iliret“ në shfaqjet teatrore për Teutën, në mesin e tyre kanë mjeke, juriste, ekonomiste dhe gazetare. Ato të veshura me kostume e fustane shumëngjyrëshe e të bukura, të cilat i qepnin vetë, si dhe me paraqitjen e tyre personale e i dhanë një shkëlqim të veçantë eventit.
Ato përshëndetën ngrohtësisht të ftuarit dhe prezantuan revistën „Ilirija“, e cila botohet prej 19 vitesh, dhe luan një rol të rëndësishëm në promovimin e sukseseve dhe arritjeve të grave shqiptare në botë, duke i vënë në pah në kopertinat e saj. Kjo jo vetëm që njeh kontributet e tyre, por edhe frymëzon gra të tjera brenda dhe jashtë komunitetit shqiptar.
Revista sigurisht që shërben si një burim i vlefshëm informacioni për shqiptarët dhe bashkëpunimin mes dy kombeve, por u jep edhe frymëzim, sepse i tregon botës shembuj pozitivë të grave shqiptare të sukseshme në fusha të ndryshme: Mbretëresha Teuta, Nënë Tereza, Rita Ora, Dua Lipa, Mira Maxi.
Prania e diplomatëve dhe qytetarëve të nderuar të Kroacisë,
si ish-Presidenti i Republikës së Kroacisë Ivo Josipović, ish-Kryeministrja Jadranka Kosor, Kryetari i Këshillit për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Tibor Varga, e dërguara e Kryebashkiakut të Zagrebit dhe Drejtore e Departamentit për Pakicat Kombëtare në Zyrën e Qytetit për Kulturë dhe Shoqëri Civile, znj. Tanja Horvatin, dhe zyrtarë të tjerë të lartë, diplomatë dhe përfaqësues të shumë shoqatave dhe mediave, treguan se sa e rëndësishme është ngjarja ndërkombëtare dhe promovimi i librit, si dhe puna e anëtarëve të Klubit të Grave Shqiptare të Kroacisë „Mbretëresha Teuta“.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ish-presidenti kroat Ivo Josipoviq theksoi se
e ka mbështetur Republikën e Kosovës që në momentin e parë të mandatit të tij. Më vonë, ai avokoi për promovimin e të drejtave të pakicave kombëtare dhe grave, duke përfshirë pakicën shqiptare që në një numër të madh mbrojti Kroacinë. Angazhimin e „Mbretëreshës Teuta“ e ka përkrahur edhe përmes revistës „Ilirija“, për të cilën ka dhënë një intervistë duke shprehur kënaqësinë që është përfshirë në një libër që do të ketë një rëndësi të madhe për komunitetin kroat dhe shqiptar.
Tibor Varga, kryetar i Këshillit për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë,
në fjalën e tij theksoi se Qeveria dhe Këshilli për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë që prej 20 vitesh kanë ndihmuar financiarisht „Mbretëreshën Teuta“ në zbatimin e programeve, duke ofruar mbështetje edhe për shumë pakica kombëtare, shoqata dhe organizata të grave, të cilat janë të pakta. Ata do të vazhdojnë të mbështesin programe të tilla të pasura që ruajnë dhe promovojnë traditat dhe kulturën e pakicave kombëtare. Ai theksoi se këtë vit buxheti për pakicat kombëtare është rritur 20 për qind, fakt që paraqet një hap të rëndësishëm përpara në mbështetjen dhe zhvillimin e programeve dhe aktiviteteve të tyre.
Ana Planinic Perjaca, mjeke e mirënjohur, ish-Presidente e Mjekëve Katolikë kroatë dhe anëtare e bordit të Grave Intelektuale kroate,
theksoi se është e nderuar që me vite është Kryetare Nderi e „Mbretëreshës Teuta“ dhe bashkëpunëtore e revistës „Ilirija“, por gjitha
shtu edhe një mike e vjetër e Shenida Bilallit, e cila është gjithashtu anëtare e Intelektualëve Kroate dhe e shumë shoqatave tjera kroate.
Gjatë këtyre 30 viteve, si person, gazetare dhe regjisore, Shenida Bilalli me filmat dhe shkrimet e saja ka treguar përkushtim, humanizëm dhe besnikërinë e saj të madhe ndaj komunitetit kroat, duke ndihmuar shumë shoqata, shtetas dhe intelektuale kroatë, veçanërisht Shoqatën Katolike të Mjekëve kroatë gjatë Luftës Atdhetare të vitit 1991.
E falenderoj për gjithçka që ka kontribuar, mundin e madh dhe sakrificën e saj për komunitetin tonë dhe për të vërtetën mbi Kroacinë në botë.
Prandaj jemi të gjithë me të, dhe unë do të vazhdoj të jem me Shenida Bilallin tonë punëtore dhe aktiviste të pa lodhshme, së bashku me anëtaret e nderuara të Klubit të Grave Shqiptare të Kroacisë „Mbretëresha Teuta“.
Një dimension dhe mbështetje të veçantë i dhanë eventit
„Ditët e Mbretëreshës Teuta 2024“ edhe:
Ambasadori i Republikës së Kosovës, Martin Berishaj, Ministre Këshilltare dhe Zv/Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë znj. Alma Kasa dhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Milaim Fetai. Prezenca dhe fjalimi i tyre theksoi rëndësinë ndërkombëtare të ngjarjes, solidaritetin, mbështetjen për komunitetin shqiptar në Kroaci veçanërisht për Klubin e Grave Shqiptare të Kroacisë “Mbretëresha Teuta”, duke uruar integrimin e mëtejshëm të grave në Kroaci dhe në botë sa më shpejt dhe sa më shumë që të jetë e mundur.
Të ftuaret e nderuara që erdhën nga disa vende –
si pjesëmarrëse në panelin “Gratë dhe politika e paqes” – gra shumë të suksesshme e me reputacion global, të cilat me angazhimin e tyre individual kanë lënë gjurmë të rëndësishme në nivel ndërkombëtar në politikë, kulturë, art dhe aktivitete shoqërore në promovimin e paqes, e pasuruan ngjarjen ndërkombëtare me praninë e tyre. Ndërmjet tyre përmendim:
-Sonja Biserko, aktiviste e njohur dhe kryetare e HHO – së për të drejtat e njeriut nga Serbia; Flora Macula, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare në OKB, ngaKosova; Jadranka Kosor, gazetare dhe ish Kryeministre e Republikës së Kroacisë, Morana Palikoviq – Gruden, ish-deputete dhe gazetare e shquar; Gordana Sobol, politikane, ish-deputete dhe sociologe; Andrea Feldman, historiane e njohur kroate; Shenida Bilalli, regjisore, gazetare dhe aktiviste për të drejtat e grave të pakicave kombëtare.
Znj. Sonja Biserko u shpreh mbi “Bashkëpunimin rajonal”-
duke theksuar rëndësinë e forcimit dhe përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore, veçanërisht në çështjet e rëndësishme për gratë. Ajo theksoi përvojat e grave në proceset politike në Kosovë, Serbi dhe vende të tjera, duke theksuar se bashkëpunimi mbetet i mbushur me respekt, pavarësisht sfidave të shumta, por edhe me forcë dhe vendosmëri të pabesueshme.
-“Manifestimet si “Ditët e Mbretëreshës Teuta” dhe iniciativa e zonjës Bilalli më bëjnë të lumtur dhe për këtë erdha, sepse ato luajnë një rol kyç në nxitjen e solidaritetit, respektit dhe ofrojnë një platformë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave të reja.
Ngjarje të tilla ndihmojnë për të thyer paragjykimet për kombet dhe për të forcuar unitetin, i cili është i nevojshëm për të krijuar një shoqëri më të mirë, veçanërisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën kam vite që punoj me gratë shqiptare dhe serbe në Kosovë. Bashkëpunimi i mbushur me respekt, pavarësisht nga të gjitha pengesat, është thelbësor për përparimin dhe dialogun”.
Flora Macula – e ftuar e OKB-së nga Kosova iu përkushtua temës “Gratë në ndërtimin e paqes”, duke u fokusuar në edukimin dhe fuqizimin e grave,
dhe se si kjo ndikon në zhvillimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë. Ajo theksoi përvojat e grave, viktima të luftërave në Ukrainë, Bangladesh dhe Siri, me të cilat punon, si dhe tregoi për bashkëpunimin e saj afatgjatë me gratë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Ajo deklaroi se është e lumtur që „Mbretëresha Teuta“ ka vite që mbledh gra nga rajoni, jo vetëm shqiptare, por edhe të tjera, gjë që është bazë për një dialog të mirë të grave të nacionaliteteve të ndryshme për të ndihmuar njëra-tjetrën.
Znj. Jadranka Kosor, në prezantimin e saj të shkurtër dhe të ngrohtë, foli për “Rolin i gruas në politikë – Gratë në lidership”
sfidat dhe mundësitë që ajo ka kaluar në pozitat udhëheqëse në politikë dhe botën e biznesit.
Si ish Kryeministre, ajo luajti një rol të rëndësishëm në historinë e Kroacisë, duke nënshkruar marrëveshjen midis Kroacisë dhe Sllovenisë, e cila ishte një hap i rëndësishëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë të kufirit midis dy vendeve. Përvoja dhe kontributi i saj në politikë sigurisht që mund të jetë frymëzim për shumë gra që aspirojnë poste drejtuese.
Në prezantimin e saj të mëtejshëm, Kosor theksoi përvojën dhe bashkëpunimin e saj me shqiptarët, Tom Kaçinarin, e veçanërisht me kolegen e saj nga HRT-ja, Shenida Bilalli, me të cilën ka krijuar një miqësi të përjetshme dhe të sinqertë. Fjalët e saj për miqësinë dhe bashkëpunimin theksuan më tej rëndësinë e respektit dhe mbështetjes reciproke mes grave të kombësive dhe kulturave të ndryshme.
Morana Paliković-Gruden ndau përvojën dhe pikëpamjet e saj mbi “Parandalimin e Konflikteve”-
duke theksuar metodat dhe qasjet në parandalimin e konflikteve, angazhimin e saj afatgjatë në nivel ndërkombëtar, me theks të veçantë në rolin e grave në rajon dhe në disa vende, përfshirë Serbinë dhe Kosovën.
Ajo theksoi kontributin e grave në krijimin, ruajtjen e paqes dhe rolin e rëndësishëm të komuniteteve të shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare në promovimin e të drejtave të grave dhe pakicave, shembull i kahershëm në Kroaci i shoqatës „Mbretëresha Teuta“, me të cilën që në fillim ajo ka bashkëpunuar dhe e ka mbështetur në mënyrë të shkëlqyer prej vitesh.
Gordana Sobol, me temën “Edukimi dhe fuqizimi i grave”,
ndau përvojën e saj mbi strategjinë për rritjen e mundësive arsimore dhe profesionale për gratë, veçanërisht brenda komuniteteve pakica kombëtare.
Ajo theksoi nevojën për pjesëmarrje më të madhe në politikë të grave dhe përfaqësimin e tyre në vendimet politike, siç është shoqata „Mbretëresha Teuta“, e cila ka pasur mbështetjen e ne të gjithëve për listën e saj në zgjedhjet për përfaqësuese të pakicës kombëtare në qytetin e Zagrebit. Ky është një hap i madh përpara dhe tregon se sa e rëndësishme është të kesh gra me ndikim dhe në pozicione udhëheqëse, veçanërisht në mesin e pakicave kombëtare që janë në numër të vogël.
Shenida Bilalli foli për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave dhe promovimit të interesave të pakicave kombëtare,
veçanërisht duke theksuar përvojën e Shoqatës së Gruas Shqiptare në Kroaci në vitet ’90 dhe mbështetjen që ajo mori 34 vjet më parë nga politikanët kroatë dhe shumë shoqata kroate kur ajo u themelua.
Shoqata „Mbretëresha Teuta“ kaloi në rrugën e sfidave kryesore, stereotipet dhe paragjykimet me të cilat përballen pakicat kombëtare, por arriti sukses të madh dhe u pranua nga të gjitha institucionet shtetërore kroate, të qytetit, të Republikës së Kroacisë, të cilat e mbështetën dhe dhanë hapësirë dhe mjete për të vepruar, falë edhe Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë.
Ajo u themelua 34 vjet më parë, dhe për 20 vjet ka realizuar shumë programe: duke u përfshirë angazhime politike, botimin e revistës „Ilirija“, ngjarje kulturore, simpoziumin „Ditët e Mbretëreshës Teuta 2005-2024“, themelimin e grupit të vallëzimit „Iliret“, teatrin “Teuta”, botimin e librave, kalendarëve dhe broshurave me mbështetjen financiare dhe me ndihmën e Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë, theksoi Bilalli.
Gjatë zgjedhjeve të vitit 2007, 2011, 2015 kemi dorëzuar listën zgjedhore të „Mbretëreshës Teuta“ për anëtarët e Këshillit të Pakicave Kombëtare të Qytetit të Zagrebit, mbështetje ligjore dhe bashkëpunim me shoqata të tjera, që është një dëshmi e përkushtimit dhe forcës sonë”.
“Rruga e mbretëreshës Teuta nuk ishte e lehtë”,
disa pjesëtarë të komunitetit shqiptar, në krye me disa gra të cilat donin të arrinin pozitë dhe kapital, pa arsim, përvojë apo reputacion adekuat, që në fillim kundërshtuan veprimtarinë e „Mbretëreshës Teuta“, kopjuan, merrnin programe, shantazhonin, frikësuan, etiketuan dhe komprometuan anëtarët e shoqatës „Mbretëresha Teuta“, me qëllim mbylljen e shoqatës.
“Para syve të të gjithë shqiptarëve dhe shoqatave në Zagreb, të njëjtët persona u paraqiten me biografi të rreme,
nënshkruajnë si përkthyes, shkrimtarë, pedagogë me diploma joadekuate, duke mësuar fëmijët në shkollë dhe duke punuar disa punë në komunitet, duke e vështirësuar kështu punësimin dhe integrimin e shumë vajzave dhe djemve të rinj të arsimuar shqiptarë, që kanë lindur në Kroaci dhe aspirojnë për Bashkimin Evropian.
Po tu jepej mundesia, ata me njohuritë dhe edukimin e tyre, do të ndryshonin stereotipet për gratë dhe popullin shqiptar, do të fuqizoheshin përmes programeve arsimore, do të merrnin njohuri dhe aftësi dhe do t’i aktivizonin e përfshinin në shoqërinë dhe politikën kroate”.
Bilalli u shpreh se në karrierën e saj si gazetare dhe regjisore nga vitet 90-ta deri në vitet 2000 ka luftuar kundër agresionit dhe për paqen,
por sot beson se është e nevojshme të luftohet kundër nepotizmit, manipulimit dhe personelit joadekuat brenda komunitetit, të cilët janë pengesat kryesore për integrimin më të shpejtë dhe më të mirë të komunitetit shqiptar, veçanërisht të intelektualëve dhe të rejave në shoqërinë kroate dhe evropiane.
“Ngjarjet ndërkombëtare dhe kulturore si “Ditët e Mbretëreshës Teuta” luajnë një rol kyç në thyerjen e këtyre paragjykimeve-
dhe nxjerrjen në pah të individëve të caktuar. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të promovojmë arsimin dhe integrimin, dhe të fuqizojmë gratë në mënyrë që kontributi i tyre të njihet dhe vlerësohet. Nëpërmjet mbështetjes së këtij lloj manifestimi, ngadalë po e ndryshojmë perceptimin dhe po hapim mundësi të reja për personelin e ri shqiptar – përfundoi prezantimi i saj znj. Bilalli.
Nderim i veçantë në këtë aktivitet ishte prania e historianes kroate dr. sc. Andrea Feldman, në promovimin e librit “55 intervista me personalitetet më të shquara…
Prezenca dhe fjalimi i saj ishin një kontribut i çmuar në këtë ngjarje, duke pasur parasysh reputacionin e saj shkencor dhe akademik në Kroaci dhe në botë. Andrea Feldman njihet për të vepra dhe leksione historie në disa universitete në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, SHBA dhe Britani të Madhe.
Në prezantimin e saj për librin 55 intervista…” të regjisores dhe gazetares Shenida Bilalli, Andrea Feldman theksoi se libri është një omnibus shumë i rëndësishëm informacioni me intervista të njerëzve të njohur, një punë e shkëlqyer dhe e denjë. Nëpërmjet librit, ajo u njoh me shumë dukuri, rëndësinë e kapeles shqiptare – plisit, simbolet e tjera, veshjet popullore 2600-vjeçare të grave shqiptare, informacionit për kulturën shqiptare, vendet, njerëzit e rëndësishëm dhe historinë nga ilirët deri te figurat kryesore të sotme që drejtojnë Kosovën, Shqipërinë, Kroacinë dhe bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe kroatëve.
Ky manifestim politiko-artistik ishte një kënaqësi e vërtetë për të gjithë të pranishmit.
Përmbajtja e mozaikut, momentet emocionale, kërcimi dhe shprehjet vizuale sigurisht që lanë një përshtypje të fortë te të gjithë të ftuarit. E pasuruar me ekspozita mozaike, pankarta, postera të bukur, lule, prezantime me slide dhe telope për çdo ekspozues, tregon përkushtimin dhe përpjekjen e madhe të të gjithë ekipit të anëtarëve të „Mbretëreshës Teuta“ për ta bërë këtë event sa më të mirë. Urimet të sinqerta shprehu edhe gazetarja e njohur Sandra Brambilla
Shumë shikues si dhe të ftuar të nderuar të këtij eventi deklaruan:
Vërtet! “Mbretëresha Teuta” tregoi një nivel të jashtëzakonshëm organizimi, cilësie dhe profesionalizmi në përgatitjen e një eventi të këtyre përmasave, i cili kërkon shumë mund dhe përkushtim. Jam i sigurt se të gjithë të pranishmit u ndjenë jashtëzakonisht të mirëpritur dhe të respektuar falë të gjitha detajeve që u përgatitën- tha gazetari e njohur.
„Ditët e Mbretëreshës Teuta”, të mbajtura nga 2005-2024 janë një thesar i vërtetë.
Ato çdo vit prezantojnë një mozaik pikëpamjesh politike, shfaqje artistike të bukura e përrallore nga grupi i shkëlqyer i vallëzimit „Iliret“, të cilat me performancën e tyre rrëfejnë historinë e ilirëve, mbretëreshës Teutë, popullit shqiptar, por edhe persekutimin e Shqiptaret 600 vjet me pare drejt Sicilisë përmes këngës “O moj Morea”. Urime për performancën e bukur “Nënë Tereza dhe Hijet” e cila karakterizonte nobelisten e famshme shqiptare Nënë Tereza me plot dashuri dhe humanizëm – shprehet historianja dhe publicistja mirënjohur dr.Jelena Vince.
Programi artistik i grupit të vallëzimit „Iliret“, me drejtuesen Karolina Šuša, Patricia Morina dhe vallëtare të tjera, nuk e lën asnjëherë publikun indiferent –
Shfaqjet e tyre për femra shqiptare gjatë historisësi: Mbretëresha Teuta, sundimtare e mbretërisë ilire, luftëtare dhe simbol i qëndresës kundër romakëve, gruaja e mashtruar dhe shfaqja për Nënë Terezën, tregojnë ndikimin e gruas në politikën e paqes, gjë që shton mbështetjen e madhe të publikut, i cili i shpërbleu me duartrokitje të gjata, duke dëshmuar kështu cilësinë dhe bukurinë e lëvizjes, dhe ndikimin emocional të performancës. Tekstet e këngëve janë bërë pjesë e pazëvendësueshme e eventit, duke pasuruar më tej përvojën e të gjithë pjesëmarrësve – deklaroi Žana Požar, fotografe dhe regjisore e mirënjhur.
Me të vërtetë mund të themi se “Ditët e Mbretëreshës Teuta 2024”
janë mbresëlënëse dhe janë bërë padyshim një markë e njohur në Kroaci për pakicat kombëtare. Pasuria e vërtetë është një koleksion pozicionesh politike, shfaqje artistike, emra teatrosh, kostume të bukura kërcimi, ndriçimi i skenës, revista „Ilirija“, e cila është fryt i përpjekjeve dhe krijimtarisë së të gjithë anëtarëve të „Mbretëreshës Teuta“, veçanërisht të rinjve të udhëhequr nga presidentja Shenida Bilalli. Urime, urime, të sinqerta deklaroi Dr.Ana Planinc Perajca,
Ngjarje të tilla jo vetëm që festojnë trashëgiminë kulturore, por gjithashtu lidhin komunitetin dhe promovojnë të rinj të talentuar. „Ditët e Mbretëreshës Teuta“, si dhe gjithë angazhimi i anëtarëve të vlefshëm të kësaj shoqate janë shembull i një pakice kombëtare që prej vitesh po shfaq trashëgiminë kulturore në shumë aspekte, duke bashkëpunuar dhe me mbështetjen e një publiku të rinjsh shumëngjyrësh, simbol i Klubit të Gruas Shqiptare të Kroacisë – theksoj Tatjana Kotrlaj.
Programi „Ditët e Mbretëreshës Teuta 2024“ përfundoi në mënyrë të mrekullueshme, me performancën e një kolazhi vallesh shqiptare, të realizuar nga fëmijët e moshës 6-10 vjeç të shoqatës më të vjetër kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija”, nën udhëheqjen e presidentes Gentijana Leshdedaj.
Performanca e fëmijëve të vegjël me kostume popullore shqiptare ishte jashtëzakonisht mbresëlënëse dhe emocionuese.
Publiku u kënaq me performancën e tyre dhe i shpërbleu me një duartrokitje të gjatë. Këto momente ishin të mbushura me emocione dhe gëzim, duke theksuar rëndësinë e përcjelljes së kulturës dhe traditave tek brezat më të rinj.
Gjithashtu u shpërnda edhe çmimi prestigjioz vjetor „Mbretëresha Teuta 2024“, i cili u jepet grave të famshme që luftuan për paqen dhe promovimin e politikës së paqes:
Çmimi i parë iu dha znj. Sonja Biserko, e ndjekur nga Flora Maculja dhe Morana Paliković Gruden. Çertifikatat e mirënjohjes për mbështetjen afatgjatë të shoqatës iu dhanë Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë z. Tibor Varga, Znj.Gordana Sobol, për mbështetjen e „Mbretëreshës Teuta“ dhe ndikimin e saj në kuptimin e sotëm të forcës dhe lidershipit të gruas, si dhe gazetares Zdravka Gaciometa për përfshirjen e saj në promovimin mediatik të shoqatës.