TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS Parku Arkeologjik i Ulpianës ne Prishtinë
“Ulpiana” është njëra nga lokalitetit më të vjetra në Kosovë. Ky është parku i parë arkeologjik i themeluar në Kosovë dhe si i tillë, paraqet vlerë të jashtëzakonshme për trashëgiminë kulturore të Kosovesë. Ulpiana, një qytet i lashtë romak i vendosur në Kosovë, është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në rajon, ndodhet vetëm 12 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, ka një histori të pasur që daton që nga periudhat e hershme antike.
Sipas burimeve arkeologjike, Ulpiana ka qenë e banuar që në Epokën e Gurit dhe ka lulëzuar gjatë periudhës së sundimit romak. Parku Arkeologjik ‘Ulpiana’ u themelua në vitin 2016 dhe përmban një sërë objektesh historike, duke përfshirë banjo publike romake, një bazilikë paleokristiane dhe gjurmë të tjera të antikitetit të shtrira në rreth 161 hektarë hapësirë në Graçanicë.
Ky vend është në mbrojtje të përhershme ligjore Ulpiana mbetet një thesar i vërtetë historik dhe një dëshmi e jetës antike në Ballkan. Në thesarin e pasur të Ulpianës, gjetjet arkeologjike janë të shumta dhe të larmishme
Një nga zbulimet më të rëndësishme është varrezat dardane, të cilat ofrojnë një pasqyrë të jetës dhe vdekjes në kohën para romake. Gjithashtu, janë gjetur qeramika e fazës së parë të hekurit dhe stoli të shekullit IV të erës së re, që dëshmojnë për një vendbanim të hershëm dardan mbi të cilin u ngrit Ulpiana. Në mesin e shekullit II, Ulpiana arriti kulmin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor, duke u bërë një qendër e rëndësishme politike, ekonomike, kulturore dhe religjioze. Në këtë periudhë, Ulpiana mori epitetin “Municipii splendissimii Ulpianae” dhe u bë seli peshkopate.
Gërmimet kanë nxjerrë në dritë edhe një portik me dyqane zejtare, që tregon për një ekonomi të zhvilluar urbane. Skeletet e fundit të zbuluara, një mashkull dhe një femër, janë veçanërisht intriguese për shkak të plagëve që ata kanë pësuar, Një tjetër gjetje e rëndësishme është një varëse e qafës nga ari, e cila dëshmon për nivelin e lartë të artizanatit dhe pasurinë e banorëve të Ulpianës. Ndër gjetjet tjera të rëndësishme janë monedhat e ndryshme, që tregojnë për kontaktet tregtare dhe ndikimin kulturor të Ulpianës në rajon. Një enë vaji e përdorur për raste mortore dhe një shishe vaji janë gjithashtu të rëndësishme për të kuptuar ritet dhe besimet fetare të kohës. Mozaiket e zbuluara në bazilikën e fortifikuar dhe baptisterin janë dëshmi të artit dhe arkitekturës së periudhës paleokristiane, ndërsa nekropoli verior tregon për zakonet e varrimit të komunitetit.Këto gjetje, së bashku me strukturat e tjera si tempulli pagan, kala romake, dhe fragmentet e artefakteve, ndihmojnë në krijimin e një imazhi të plotë të jetës në Ulpiana dhe rëndësinë e saj në historinë e Ballkanit
Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.