Shumëkush pyet: si është e mundur që Lili Koci të nënshkruajë përkthime librash pa njohur gjuhën shqipe?

30/03/2026
Autor: Iliria
238 pregleda

Shkruan: Shenida Bilalli

Kur e vërteta zbehet dhe padija del në plan të parë: përgjegjësia e komunitetit në kohën e autoriteteve të rreme. Komuniteti shqiptar në Kroaci ka intelektualë dhe profesionistë të jashtëzakonshëm- pse atëherë hapësira publike u lihet atyre që nuk respektojnë dijen, etikën dhe fatet njerëzore? Komuniteti shqiptar në Kroaci njihet prej dekadash për njerëz të arsimuar, të ndershëm dhe punëtorë: profesorë, mjekë, përkthyes, gazetarë, sipërmarrës, zejtarë,luftatar dhe profesionistë të të gjitha fushave. Kontributi i tyre në shoqërinë kroate është i madh dhe i dukshëm. Ata përfaqësojnë vlerat më të mira të komunitetit dhe janë shembull për brezat e rinj. Pikërisht për këtë arsye është shqetësuese kur hapësira publike i jepet individëve që paraqiten si përkthyes, autorë apo figura kulturore- pa kompetenca profesionale, pa njohuri të gjuhës dhe pa etikë në trajtimin e temave të ndjeshme.

Kur tragjeditë trajtohen pa lejen e familjeve

Rasti i familjes Fejzullah Ademi është një shembull i qartë i nevojës për kujdes dhe etikë. Historia e tyre është trajtuar publikisht, por familja ka dhënë demant të qartë, të botuar në media dhe të shoqëruar me deklarata filmike, duke theksuar se disa informacione të publikuara nuk janë të sakta dhe nuk janë bërë me dijen e tyre. Kjo tregon se sa lehtë mund të cenohet dinjiteti i një familjeje kur historia e tyre përdoret pa leje dhe pa respekt.

Libri “Potraga dječaka za mrtvim ocem”- një version tjetër i ngjarjes

Libri i Branko Lazaravić, “Potraga dječaka za mrtvim ocem”, paraqet elemente që nuk përputhen me faktet e njohura publikisht dhe të konfirmuara nga familja Ademi. Në libër jepet një version tjetër i ngjarjes, ndërsa rrjedha reale – e dokumentuar dhe e njohur – lihet në hije. Në këtë narrativë, roli i HRT-së dhe i gazetares që nisi gjithë historinë zvogëlohet, edhe pse pikërisht reportazhi i saj televiziv nxiti reagimin e qytetarit që më pas gjeti djalin. Kjo krijon një pasqyrë të shtrembëruar të realitetit.

FIDAN ADEMI ,SHENIDA BILALLI DHE  MUHAMED KARSHENJEVA

Fenomeni i autoriteteve të rreme Në hapësirën publike po shfaqen individë që paraqiten si të arsimuar, si përkthyes apo si figura kulturore,pa pasur arsimin, dijen apo kompetencat që pretendojnë. Kjo ngre pyetje të rëndësishme për komunitetin: Kush i verifikon kompetencat e personave që veprojnë publikisht? Pse heshtet kur dihet se dikush nuk zotëron dijen që pretendon?

Përgjegjësia e komunitetit dhe nevoja për transparencë

Këtu duhen te reagojn institucione. ketu duhen me reagu intelektual shqipetar
Këtu flitet për komunitetin shqiptar -dhe sidomos për ata që: Heshtja është forma më e rrezikshme e pjesëmarrjes.

Kërkesë publike për verifikimin e kompetencave të Lili Koci. Duke qenë se Lili Koci vepron publikisht dhe merr rolin e përkthyeses dhe promovueses së librave, kërkohet:

Koha që intelektual të thojnë – mjaft!

Kjo nuk është histori për një person të vetëm.
Kjo është histori për vlerat që duam të mbrojmë si komunitet.Nëse lejojmë që padija të shpërblehet, që titujt të trillohen, që tragjeditë të përdoren për përfitim personal dhe që e vërteta të shtrembërohet – atëherë humbasim gjithçka që na mban të fortë. Komuniteti shqiptar në Kroaci ka njerëz të ndershëm, të ditur dhe profesionistë të vërtetë.Është koha që zëri i tyre të dëgjohet më shumë se zhurma e autoriteteve të rreme

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.