NË ZAGREB MBAHET MBRËMJE HUMANITARE PER SHQIPERINE

04/06/2021
Autor: Iliria
104 pregleda

Mbretresha Teuta në Mbrëmjen humanitare – Pray For Albania “Të lutemi për Shqipërinë”

https://njekomb.org/wp-content/uploads/2019/12/1141915-1200x630-640x336.jpeg

Presidentja kroate së bashku me shqiptarët grumbullon ndihma për tërmetin në Shqipëri.

Shkruajnë: Shenida Bilalli dhe Katarina Rožić

Më 18 dhjetor 2019, në Zagreb, nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kroacisë, Znj. Kolinda Graba-Kitarović, u mbajt darka solemne humanitare me motivin “Të lutemi për Shqipërinë”,  me qëllim mbledhjen e ndihmave për viktimat dhe banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri.

Salla e  Hotel Antunoviçit ishte e përmbushur nga shqiptarët e  Zagrebit, të ftuar të shquar kroatë, dhe përfaqësues të pakicave kombëtare. Të gjithë ishin bashkë për të ndihmuar viktimat e tërmetit, një fushatë e inicuar për të ndihmuar Shqipërinë.

Në aksion humanitar merrnin pjesë personalitete nga politika filmi, teatri, sporti, biznesmenë shqiptarë nga Zagrebi dhe rrethinat

 Kryetarë të shoqatave shqiptare në Zagreb, Misioni Katolik Shqiptar, Imami kryesor i xhamisë së Zagrebit dhe shumë  shqiptare që dëshironin të ndihmonin bashkëatdhetarët e rrezikuar në Shqipëri. Shoqata “Mbretëresha Teuta“ mori pjesë me 3 antare.

Programin e drejtoi artisti i mirënjohur në Kroaci dhe Bosnjë Enis Bešlagić ,i cili me emocione  hapi programin me fjalët: “ Pasojat e tërmetit në Shqipëri tubuan kaq shumë shqiptarë zemërgjerë e të bashkuar. Do të kisha shumë dëshirë që edhe Bosnja ime të kishte kaq solidaritet dhe unitet. Shqiptarët janë një“!

Mbrëmja humanitare u organizua nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare e qytetit të Zagrebit, me në krye Dr. Gzim Rexhepin, mbështetur nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë me Ambasadorin Z. Riza Poda, e me  përkrahjen e Ambasadës së Kosovës

përfaqësuar nga Ambasadori z. Gëzim Kasapolli. Ata mblodhën ndihma dhe donacione për të ndihmuar popullsinë shqiptare të prekur nga tërmeti.

Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Z. Milan Bandiç, ishte sponzorizuesi kryesor i mbrëmjes

ndërsa Presidentja Kroate, Znj.  Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila gjithashtu sponsorizoi veprimtarinë, fjalimin  e saj ja kushtoi  simpatisë për popullin shqiptar. „Ne do ta ndihmojmë Shqipërinë“, u shpreh ajo.

Ne vazhdim të fjalimit, presidentja foli për miqësinë shekullore të popullit kroat dhe shqiptar, si dhe  ndihmën që Kroacia dha për Shqipërinë pas tërmetit. „Kroacia  reagoi menjëherë në ndihmë të Shqipërisë. Ne dërguam një milion kuna dhe do të vazhdojmë të dërgojmë ndihma atje ku nevojiten, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Populli shqiptar në Kroaci u treguan besnik  në luftë dhe mbrojti Kroacinë, prandaj edhe shqiptarët mund te  mbështeten në ndihmën kroate. E dua popullin shqiptar sepse janë miqt e mi të vërtetë“.

Fjalë mbajti edhe Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Radman Grlic, Kryetari i  Bashkisë së Zagrebit  dhe deputetja  Ermina Lekaj-Prljaskaj.

Gjatë programit u shfaq edhe një dokumentar mbi pasojat e tërmetit shkatërrues në Shqipëri, i ndjekur nga një ankand i pikturave nga koleksioni privat i Z. Gzim Rexepi, Kryetar i Këshillit të Zagrebit.

Ndër të ftuarit kryesor të mbrëmjes humanitare ishte edhe teologu nga Shqipëria, Z. Elvis Naçi, i cili u solidarizua për t’i dalë në ndihmë të gjithë të prekurve nga tërmeti .

Ai, me plot emocione,  rrëfeu  gjendjen  e rëndë në Shqipëri  dhe dha informacione ku mund të ndihmohet për mbledhjen e fondeve për të ndërtuar pallatet në Shqipëri.

Elvis Naçi falënderoi  misionin shqiptar te Zagrebit- “Nga thellësia e zemrës ju falenderoj. Ne sot po ndajmë një dhimbje të madhe. Ju jeni në zemrën tonë shumë të nderuar“.

Bashkë me fondacionin “Firdeus“, Naçi bëri thirrje që shqiptarët të bëhen bashkë për të ndërtuar pallatet e shkatërruara nga tërmeti.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.