‘Mbretëresha Teuta’ne Zagreb përuroj monografinë ‘Medvegja’

02/06/2021
Autor: Iliria
106 pregleda

Z onja Shenida Bilalli, veprimtare e palodhur, me një organizim shembul- lor, që nuk kemi mësuar fatkeqësisht ta shohim edhe diku tjetër, ishte munduar me shpirt, që të del sa më mirë dhe vërtet ia kishte arritur.

Në në këtë promovim ambasadori i Sh- qipërisë z.Pëllumb Qazimi dhe Ambasadorja e Kosovës zonja Shkendije Geci – Sherifi, zëvendësja e kryetarit të Zagrebit zonja Merdita Agai. Të pranishëm të tjerë ishte edhe Gjeneral Skender Hoxha, së bashku me ushtarakun e FSK-së Qazim Gllareva. Vlenë të përmendet, se të gjithë të pranishmit, ishin veprimtarë të dëshmuar, si Zef Kaçinari, Frrok Prek Palaj, dhe shumë të tjerë.

Në vazhdim të këtij evenimeneti kulturor, fjalën e mori edhe organizatorja, njëherit modera- torja, regjisorja e njohur e dokumentarëve në Kroaci dhe redaktorja e revistës “Illyria”, zonja Shenida Bilalli, e cila ndër të tjera potencoi: ” Kam nderin dhe kënaqësinë, që t`ju përshëndes, që të gjithëve dhe të falënderoj edhe kryesinë e shoqatës, e cila na ka besuar, që të organizojmë këtë monografi, shoqatë, sipas burimeve tona, që i kemi siguruar, ka ndihmuar shumë Kosovën dhe çdo trevë shqiptare, edhe ate pa u ndalur asnjëherë, për tre dekada me radhë.

Ajo falënderoi përshëndeti Dr.sc. Llukman Halilin, gazetar. Falënderoj edhe sekretarin e Shoqërisë “Shkëndija” z. Vedat Zo- gianin dhe kryetarin Behar Mullajupin. Zonja Shenida, me modesti, ia dha fjalën, Prof.dr.Zef Mirdita, i cili me shumë emocione përshëndeti të pranish- mit dhe me lot në sy kujtoi Medvegjën ate tokë dardane. Më pas.

Prof.Zefi, potencoi, se Medvegja është tokë shqiptare dhe kujtoi mikun e tij të madh akademikun Idriz Ajeti, me të cilin kemi bashkëpunuar shumë dhe shtoi se monografia e tregon, se paskeni ndih- muar shumë, ju lumtë “.Ndërkaq,Llukman Halili dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi, të cilët në pika të shkurtërta njoftuan të pran- ishmit për punën që kanë bërë në këtë monografi, kryesisht, kanë mbledhur ma- teriale që kanë pasur kryesia ndër vite dhe shkrime nëpër media të shkruara dhe i kanë publikuar ashtu si ishin.

Ambasadori i Shqipërisë, tha, se është i informuar me situatën në Medvegjë e në përgjithësi në Luginë të Preshevës dhe shpreson, se edhe atje, do të bëhet mirë. Medvegja, ishte shqiptare dhe, do të mbe- tet shqiptare, pavarësisht situatës atje.

Të pranishmit i përshëndeti edhe am- basadorja e Kosovës në Kroaci, zonja Shkëndija Geci – Sherifi, e cila tha: ” Në mënyrë të veçantë, jam e lum- tur, që intelektualët shqiptarë dhe të gjithë të tjerët nga diaspora shqiptare, janë shumë aktivë dhe me kënaqësi të posaçme mbështes angazhimin e tyre, për promovimin e vlerave dhe tradi- tave shqiptare përmes fjalës së shkruar .Ndërkaq,kryetari i Shoqatës Humani- tare “Medvegja” z.Zenel Neziri, pasi përshëndeti organizatorët dhe të pran- ishmit e tjerë theksoi se ” Është kënaqësi të nderuar të pranishëm, që ne sot, kemi edhe pasaportën tonë, pasaportën e shoqatës, ku nuk jemi ndalur në asnjë kohë, aty ku është kërkuar ndihma jonë. Edhe kryesitë e kaluara, por edhe kjo që jam duke e udhëhequr, kanë sakrifikuar shumë për të mirën e atdheut. Jemi mun- duar, aq sa kemi pasur mundësi.

Kurse, sekretari i shoqatës z.Fadil Selm- ani, i cili me disa fjalë elaboroi për pu- nën që ka bërë shoqata humanitare dhe me disa fjalë edhe për situatën në Med- vegjë. Ai nënvizioi, se shoqata, siç dihet nuk është politike dhe gëzon autoritet nga të gjithë, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Luginë të Preshevës.

Gjithashtu, monografinë e vlerësoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shpreson, se Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, nuk do të jenë të harruara, sepse nuk harrohet një pjesë e trupit. Kryetari i Shoqatës Humanitare “Med- vegja”, z.Zenel Neziri, ia dorëzoi nga një monografi zonjës Shenida, Profesorit Zef Mirdita dhe shumë të tjerëve.Për të pranishmit u shfaq një program kulturor e artistik

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.