Gjon Gazuli është njëri ndër humanistët më të shquar të mesjetës shqiptare. Ka lindur në fillim të shekullit XV në Dubrovnik dhe vdiq më 19 shkurt të vitit 1465 po në Dubrovnik. Familja e tij ishte me origjinë nga Gjadri i Zadrimës.
Studimet kanë treguar se foshnjat që janë ndarë nga prindërit e tyre deri në muajin e katërt flenë mesatarisht 40 minuta më shumë se foshnjat që ndajnë një dhomë me prindërit, transmeton.
Nga dokumente të ruajtura në Arkivin Historik të Dubrovnikut, veçanërisht nga fondi Testamenta Notariae, kemi ndjekur qëndrimin e familjes Gazuli që nga fillim shek. XIV në Raguzë e deri në fund-shekullin XVI.
Gjon Gazuli studioi në Raguzë, pastaj në Padovë. Në vitin 1428 mbaroi studimet për teologji dhe filozofi në Padova, ndërsa 1430 doktoroi në filozofi e teologji. Mbas kthimit në Dubrovnik emërohet prior i Kuvendit Domenikan në Raguzë, dhe angazhohet në misione të shumta diplomatike nga raguzanët. Nga viti 1439 emërohet profesor në katedrën e matematikës pranë Universitetit të Padovës.
Kishte njohje personale me Gjergj Kastriotin Skenderbeun, për llogari të të cilët më shumë se një herë bëri punën e ambasadorit. U ftua edhe nga mbreti hungarez, Korvini, po për arsye jo shumë të qarta nuk shkoi. Edhe dy vëllëzërit e tij Pali e Andrea i shërbyen Gj. K. Skenderbeut. Pali ishte edhe rektor i Gjimnazit publik të Raguzës.
Bashkëpunoi me emrat më të nderuar të humanizmit e renesancës. Shkroi shumë vepra, po me sa dihet deri me sot asnjëra nga ato nuk u botua. Dorëshkrimet e veprave të Gjon Gazulit, dalëngadalë, pas shumë hulumtimesh, kërkimesh shkencore, ballafaqimesh e analizash po dalin në dritë. Si kontribut për këtë humanist të nderuar shqiptar është edhe botimi i dorëshkrimit të veprës së tij autograf nga Arkivi i Dubrovnikut.
Debatet e shumta të mirëfillta me bazë shkencore, botimet e korpuseve të dokumenteve, analizat studimore dhe librat e shumtë, të botuar që nga zbulimi i shtypshkronjës së Gutenbergut e deri sot, janë një nga dëshmitë më të forta, për një interes të veçantë që kishin të huajt, për popullin shqiptar, rolin e tij gjatë furtunës shekullore mesjetare, por edhe gjate zhvillimeve të rilindjes dhe të iluminizmit evropian dhe atij shqiptar. Arkivi Historik, në Dubrovnik krahas Bibliotekës dhe Arkivit të Vëllezërve të Vegjël-Minoritë, Bibliotekës dhe Arkivit të Domenikanëve, Bibliotekës Shkencore të Dubrovnikut, Bibliotekës e Arkivit të Jezuitëve etj., ruan shumë dorëshkrime me vlera të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilat deri me sot nuk janë botuar
Në fonde të ndryshme të këtij Arkivi, kemi arritur të konsultojmë autorë të njohur, edhe anonim, per një numër të konsideruar dorëshkrimesh nga shekuj të ndryshëmme vlera te çmuara.
Raguza në mesjetë ishte njëra ndër qendrat kryesore të shkencës dhe kulturës evropiane në përgjithësi, ndërsa kishte primatin në shkencat ekzakte: matematikë e astronomi. Kontributin të veçantë ka dhënë edhe humanisti shqiptar, Gjon Gazulime dorëshkrimet e tij autografë, te cilat janë të rralla, të shpërndara nëpër biblioteka e arkiva evropiane, po kanë një vlerë te rëndësishme për të ndjekur rolin dhe vendin që kishte astronomia në Raguzë dhe në Evropë. Vend parësor ka dorëshkrimi autograf, i Gjon Gazulit nga Arkivi Historik i Dubrovnikut, që sot ruhet në signaturën: Fondi: Bassegli-Gozze, Rukopisi, nr. 32, f. 271-281.
Ky dorëshkrim është i mbuluar me vell misteri. Për të me saktësi dimë që është shkruar në Dubrovnik, me një kaligrafi të mrekullueshme kursiv gotik, të shekullit XV, karakteristikë për dorëshkrimet që u shkruan në Raguzë edhe më gjerë. Nuk është e njohur se si ky dorëshkrim qëndroi 485 vjet në familjen fisnike dubrovnikase Gucetiq, as si arriti në arkivin e njohur të kësaj familje dhe në cilat rrethana.
Sipas procesverbaleve të ruajtura në Arkivin Historik të Dubrovnikut, dimë se në vitin 1950, pas vdekjes së pinjollit të fundit të kësaj familje, fisnikut Vit Gucetiqit, së bashku me shumë dorëshkrime, inkunabula, libra të rrallë (rare) eksponate me vlerat e paçmueshme, edhe ky dorëshkrim i Gjon Gazulit, kaloi në pronësi të Akivit Historik të Dubrovnikut.
Edhe pse në institucion “për ruajtjen e memories shkencore” siç është arkivi, ky dorëshkrim rreth 11 vite mbeti nën pluhurin e harresës, derisa ra në dorë të studiuesit të njohur kroat: Mirko Drazhen Grmek, në vitin 1961, ka meritën kryesore për njoftimin e botës shkencore, për ekzistimin e këtij dorëshkrimi si dhe për informacionet themelore bazë mbi të. M. G. Grmek, fillimisht hodhi idenë se ky dorëshkrim mund të ishte i Gjon Gazulit (M. D. Grmek, L’raport, 1961).
Në një studim të dytë me bashkautor Zharko Daiq, botuar në vitin 1976, autori thelloi më tej dijet për Gjon Gazulit dhe veprimtarinë e tij shkencore, por gjithnjë brenda kornizave të një studimi të kufizuar për revistë shkencore.
Në një fletë të veçantë është një shënim me stilolaps me ngjyrë blu, nga viti 1950: “Debati për ndërtimin dhe përdorimin e astrolabit. Një shkrim i bukur gotik i shekullit XV. Duke gjykuar sipas shenjave te filigranes të cilat vërehen në letrën e dorëshkrimit, letra është prodhim italian nga viti 1460. Dorëshkrimi nuk ka titull dhe askund nuk është shënuar emri i autorit . Në bazë të disa të dhënave të tjera, dorëshkrimin e ka përgatitur domenikani, astronomi dhe matermatikani me emër, Gjon Gazulidhe ka arritur në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut në vitin 1950, pas vdekjes së pronarit të tij të fundit, Vit Gozze.”
Në gjendjen e sotme dorëshkrimi ka 11 fletë përkatësisht 22 faqe të papaginuara as në kohën e krijimit të tij, e as më vonë kur është bërë pjesë e Arkivit të Dubrovnikut. Nga studimi i origjinalit vërehet se 11 fletë kanë qenë pjesë e një dorëshkrimi më të vëllimshëm. Kjo gjë vërtetohet nga “kurrizi” i dorëshkrimit, ku kanë mbetur disa “pjesë” të lidhjes së vjetër, pastaj qepja me dorë me një fije peri të veçantë të kohës.
Dorëshkrimi është i shkruar me një kaligrafi të bukur të shkrimit miuskul gotik të pjesës së dytë të shekullit XV dhe është i lehtë për t´u lexuar për paleografët. Bojërat e përdorura për dorëshkrim janë: ngjyra kafe (që dominon në 9 fletë /18 faqe/ dhe pjesërisht në dy faqet e tjera) dhe ngjyra e kuqe në dy faqe, përkatësisht në faqet 8 e 9 të dorëshkrimit.
Është shkruar në letër cilësore gjysëm karton, prodhim italian i vitit 1460, e prodhuar në qytetet italiane të Ferrarës, Firencës dhe Venedikut (Për këtë shih më shumë katalogune filigranes të C. M. Briquest, 1923, v. II, nr. 7465 dhe 7468). Dimesnionet e letrës në gjuhën latine janë: 22,1 x 33.4 cm. dhe është shkruar sipas një shablloni të përgatitur.
Dekorimi i dorëshkrimi nuk është me iniciale të veçanta, por vendi i tyre është bosh, sepse ato punonte një specialist i posaçëm, iluminator i inicialeve, me ngjyra dhe elemente të ndryshme dekorative nga bota bimore, shtazore apo figura të ndryshme ilustruese që kishin lidhje me dorëshkrimin.
Përbëhet nga tre njësi, ku dy të parat janë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën, ndërsa njësia e tretë, është e veçantë dhe nuk ka të bëjë fare me dy të parat. Asnjëra nga tre njësitë nuk ka titull apo nëntitull dallues (sikurse as dorëshkrimi), por dallimin e tyre e kemi bërë pas një studimi të përgjithshëm të tekstit të dorëshkrimit si dhe propozimit të ndarjes që fillimisht ka bërë edhe M. D. Grmek (1976).
Tërësia e parë fillon në faqen 1. e vazhdon deroi në faqja 5. dhe nis me fjalët: “Antequam astralabij utilitates açedamus necessaria est nobis terminorum sive nominum instrumenti expositio” dhe mund të kishte titullin: “Përdorimi i astrolabit…” që bën fjalë kryesisht për astrolabin dhe përdorim e tij në kohën kur u shkrua studimi nga Gjon Gazuli. Tërësia e dytë është në faqen 5 (12 rreshtat e fundit të faqes) dhe vazhdon deri në f. 10, duke filluar me fjalët: “Astralabium componere respice tabulam aptam in cuius medie quere centrum quod vecetur(e!) super quo describe circulum secundum exigentiam tabule maiorem quam poteris…” dhe mund të kishte titullin: “Ndërtimi i astrolabit”dhe bën fjalë për mënyrën e ndërtimit të astrolabit dhe funskionimin e tij. Tërësia e tretë e dorëshkrimit fillon në f. 11 për të vazhduar deri f. 21.
Kjo tërësi mund të kishte titullin: “Studim mbi gjurmët dhe lëvizjet e planeteve” dhe fillon me tekstin: “Circulus dicitur ecentricus vel egresse cuspidis vel egredientur centri qui non habet centrum cum mundo.” Si duket kjo pjesë është shkëputur nga një studim shumë më i gjërë dhe i hollësishëm i Gjon Gazulit gjurmët e të cilët ne i gjejmë sot në dy biblioteka: në Krakov dhe Vjenë.
Një informacion me shumë vlerë për krijimtarinë e Gjon Gazulit gjejmë në kodikun e bibliotekës së Jagiellonskiej në Krakov të Polonisë, me titull: “Theorica novae planetarum”, me autor Georgius de Peuerbach (1423-1461), që sot ruhet në signaturë: Rps 599, f. 1r-43r, ku ai sjell vizatime nga vepra në dorëshkrim e Gazulit për problemet astrologjike të “shtëpive qiellore” dhe sipas të gjitha gjasave edhe tërëisa e tretë e dorëshkrimit të Gjon Gazulit që ruhet në Arkivin e Dubronvikut është e përfshirë e tëra në këtë dorëshkrim të Peuerbach-it.
Ky dorëshkrim është nga shek. XV, përkatësisht nga viti 1454, sipas një shënimi që është shënuar në faqen e fundit të vetë kodikut. Kjo datë ka shumë rëndësi, sepse nëse Georgius de Peuerbach-i ka shfrytëzuar dorëshkrimin e Gazulit në vitin 1454, mund të nxjerrim një përfundim se ky dorëshkrim është shkruar para këtij viti dhe se dorëshkrimi që ne kemi shfrytëzuar në Arkivin e Dubrovnikut e që është nga viti 1460,dhe është kopje e dorëshkrimit të vitti 1454 ose bocet i përgaditur për botim..










