Ne Zagreb, studiuesja Elena Kocaqi promovoj librin “Shqiptarët dhe krijimi i shtetit Grek”

28/10/2024
Autor: Iliria
140 pregleda
Në një ngjarje të rëndësishme ne Qender kulturore shqipetare në Zagreb, organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci - Shkëndija u promovua libri "Shqiptarët dhe krijimi i shtetit Grek" të studiueses dhe historianes Elena Kosaqi.

Në një ngjarje të rëndësishme ne Qender kulturore shqipetare në Zagreb, organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci – Shkëndija promovoj librin “Shqiptarët dhe krijimi i shtetit Grek” të studiueses dhe historianes mirnjohur nga Tirana Elena Kocaqi.

Ky libër trajton ndikimin e faktorit shqiptar në formimin e shtetit Grek, duke hedhur dritë mbi kontributin e shqiptarëve në kryengritjet dhe zhvillimet historike që çuan në krijimin e Greqisë moderne. Ky studim i zonjës Kosaci ofron një perspektivë të re mbi rolin e shqiptarëve në historinë e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes popujve të tij

Kosaci thekson se pas pavarësisë së Greqisë në vitin 1821, arvanitët u përballën me një proces asimilimi, i cili u ndikua nga ndërhyrja e Rusisë dhe fuqive perëndimore, duke krijuar një identitet të ri grek që bazohet kryesisht në fe. Ajo argumenton se ky identitet i ri u sanksionua me Kushtetutë, duke përcaktuar se çdo ortodoks që besonte në Krishtin ishte grek, pavarësisht origjinës etnike.

Libri i Kocaqit sjell në vëmendje një perspektivë të re mbi historinë e Greqisë, duke sfiduar narrativat tradicionale dhe duke theksuar kontributin e shqiptarëve në krijimin e shtetit grek. Vepra e saj është një studim i detajuar që trajton faktorin shqiptar në rebelimin arbëresh dhe ndikimin e tyre në revolucionin grek.

Ky promovim i librit në Zagreb jo vetëm që ka rritur ndërgjegjësimin për rolin e shqiptarëve në historinë e Greqisë, por gjithashtu ka ofruar një platformë për diskutime të mëtejshme dhe studime në këtë fushë. “Shqiptarët dhe krijimi i shtetit Grek” është një kontribut i çmuar në literaturën historike dhe një dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të Kosaqit ndaj zbulimit dhe ndarjes së një pjese të harruar të historisë ballkanike.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.