Për shumë shqiptarë shurupi i trëndafilit zgjon ndjesinë e nostalgjisë për kohët e dikurshme, kur ishte një ndër pijet më të veçanta. Shurupi i trëndafilit konsiderohet nga shekulli X si një ndër tonikët më fantastik edhe për efektet mirëbërëse që petalet e trëndafilit kanë për organizmin dhe bukurinë e jashtme. Aromën trëndafilin ka efekt qetësues dhe zbutës për trurin. Shurupi i trëndafilit ofron qetësi shpirtërore dhe mendore duke luftuar stresin.
Përbërësit:
- Petalet e 10 trëndafilave
- 250 gr sheqer
- 1 l ujë
- Lëngu i një gjysme kokrre limoni
Përgatitja:
Përzieni në një tenxhere ujin me petalet e trëndafilave dhe lërini me kapak të mbyllur për 24 orë. Më pas, vendosni tenxheren në zjarr, të shtoni aty sheqerin dhe pasi sheqeri të jetë tretur plotësisht. Lëreni të ziejë edhe për 5 minuta e më pas lëreni të ftohet dhe ruajeni në kavanoza në frigorifer. Kullojeni para se ta konsumoni.










