Shqiptarja Mira Murati- një nga personat më të rëndësishëm për Inteligjencën Artificiale.

20/03/2025
Autor: Iliria
640 pregleda

RRËFIMI I NJË KARIERE TË SUKSESSHME

Gruaja për të cilën flet e gjithë industria IT — mediat botërore e kanë quajtur “ministrja e së vërtetës”.Shqiptarja Mira Murati, një nga figurat më të rëndësishme në fushën e inteligjencës artificiale.

Foto: Patrick T. Fallon / AFP / Profimedia
Shkruan: Shenida Bilalli

Mira, 34 vjeç, në vitin 2018 iu bashkua themeluesit të kompanisë OpenAI, Sam Altman, dhe për pak sa nuk mori postin e tij. E lindur në qytetin Vlorë të Shqipërisë më 16 dhjetor 1988, në moshën 16-vjeçare shkoi për studime në Kanada, ku më vonë përfundoi inxhinierinë mekanike në Dartmouth. Sot, ajo është një nga figurat më të rëndësishme në fushën e inteligjencës artificiale. Karriera e saj është frymëzuese dhe dëshmon se gratë janë të afta të arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në industrinë teknologjike.

Mira Murati është një nga gratë më të suksesshme dhe më interesante të industrisë IT. Që në fëmijëri ka treguar etje për dije, e mbështetur nga prindërit e saj të arsimuar — babai Arben Murati, inxhinier ndërtimi në qeverinë shqiptare, dhe nëna Merita Murati, inxhiniere elektrike në një korporatë private.

Kur ra regjimi i Enver Hoxhës, Mira ishte vetëm dy vjeç dhe nuk e kujton atë periudhë, por si nxënëse e shkollës fillore ndjeu ndryshimet e regjimit dhe ndryshimet e vazhdueshme në librat e historisë. Ajo u tërhoq nga e vërteta dhe filloi të lexonte shumë. Ishte një nxënëse e shkëlqyer dhe në dy vitet e fundit të shkollës fillore fitoi bursë për një shkollë të mesme ndërkombëtare ekskluzive në Kanada.

Për të realizuar ëndrrën dhe dëshirën për dije më të thellë, Mira në moshën 16-vjeçare shkoi në Kanada, ku përfundoi shkollën ndërkombëtare në Vancouver, dhe më pas diplomoi për inxhinieri mekanike në universitetin prestigjioz Dartmouth. Projekti i saj i fundit ishte ndërtimi i një veture garuese hibride. Punoi shkurt si inxhiniere në një kompani aeronautike, pastaj iu bashkua prodhuesit të njohur të veturave Tesla. Në Tesla, për tre vite ishte menaxhere e lartë e produktit për modelin X.

Realizimi i ëndrrës amerikane.

Mira Murati flet disa gjuhë: shqip, anglisht dhe italisht. Interesi i saj për inteligjencën artificiale filloi në vitin 2013, kur iu bashkua kompanisë Tesla, e cila po zhvillonte softuer për drejtimin e veturave me ndihmën e AI.

Gjatë punës në Tesla, pati rol kyç në zhvillimin e modelit X. Më pas punoi në kompaninë start-up Leap Motion, e cila zhvilloi sistem kompjuterik për ndjekjen e lëvizjeve të duarve dhe gishtave. Që nga viti 2018 është pjesë e OpenAI.

Puna në Tesla e lidhi Mirën me inteligjencën artificiale, gjë që e frymëzoi të kërkonte punë në këtë fushë. Kur u punësua në OpenAI, kompania ishte organizatë jofitimprurëse e përkushtuar ndaj AI që do t’i shërbente njerëzimit. Më vonë u shndërrua në kompani fitimprurëse që investon në zhvillimin e AI.

Mira u bë qendër e vëmendjes së mediave botërore, si pjesë e kompanisë më të njohur në biznesin e inteligjencës artificiale — OpenAI.

Ajo udhëhoqi zhvillimin e sistemit ChatGPT dhe përjetoi turbulenca të papritura. Bordi drejtues shkarkoi drejtorin Sam Altman dhe në vend të tij u emërua drejtoresha teknologjike — Mira Murati.

Në atë pozitë qëndroi vetëm dy ditë. Në Facebook, e mbështeti Sam Altman me një pëlqim në postimin e tij për dorëheqje, duke iu bashkuar qindra punonjësve të OpenAI që kërkuan dorëheqjen e bordit. Sam Altman u punësua në Microsoft, por pas disa ditësh u rikthye në pozitën e tij në ChatGPT.

Përveç lajmeve të trazuara për rikthimin e Altman, në qendër të vëmendjes ishte edhe Mira Murati. Ajo kishte rol të rëndësishëm në Tesla si menaxhere e lartë në zhvillimin e veturave elektrike, gjë që i dha njohuri të thella për dizajnin dhe krijimin e automjeteve.

Murati hulumtoi se çfarë mund të bëjë inteligjenca artificiale në jetën e përditshme.

Shumë studiues dhe inxhinierë janë marrë me këtë çështje për vite me radhë, por puna e Mirës kontribuoi në kuptimin dhe aplikimin e AI në fusha si shëndetësia, arsimi dhe industria. Me këtë hulumtim, Mira Murati tërhoqi vëmendjen e gjithë industrisë IT dhe theksoi se OpenAI ishte organizatë jofitimprurëse kur iu bashkua në vitin 2018, duke vepruar më shumë si laborator kërkimor sesa si kompani start-up.

Sytë e gjithë industrisë IT janë drejtuar nga Mira Murati.

Mira Murati u bë e njohur për kontributet e saj të jashtëzakonshme në fushën e inteligjencës artificiale. Si drejtoreshë teknike e OpenAI, udhëhoqi zhvillimin e projekteve revolucionare si ChatGPT, DALL-E dhe GPT. Roli i saj në OpenAI ishte kyç për përparimin në përpunimin gjuhësor dhe vizual.

Kolegët dhe bashkëpunëtorët flasin për Mirën vetëm me superlativa.

Satya Nadella, drejtor ekzekutiv i Microsoft-it, i cili investoi 13 miliardë dollarë në OpenAI, deklaroi për revistën Time se Murati “ka treguar aftësi për të mbledhur ekipe me ekspertizë teknike, intuitë komerciale dhe respekt të thellë për rëndësinë e misionit. Si rezultat, Mira ka ndihmuar në ndërtimin e disa prej teknologjive më emocionuese të AI që kemi parë ndonjëherë.”

Mira u emërua zëvendëspresidente e departamentit për inteligjencë artificiale të aplikuar dhe partneritete, duke luajtur rol kyç në zhvillimin e chatbot-it AI dhe DALL-E, që përdor AI për krijimin e veprave artistike. Në vitin 2020 u promovua në zëvendëspresidente të lartë për kërkime, produkte dhe partneritete, ndërsa gjatë vitit 2022…

Mediat botërore e quajtën “ministrja e së vërtetës”.

Përveç që udhëheq ekipet që zhvillojnë mjete si ChatGPT dhe DALL-E, detyra e saj ishte të sigurojë që këto produkte të mos çojnë në keqinformim, paragjykime apo humbje të humanitetit.

Mira Murati është përballur me disa sfida si grua në industrinë teknologjike,e cila shpesh ka karakter “mashkullor”. Ajo ka punuar në një fushë ku ka pak gra në pozita të larta dhe është përballur me paragjykime dhe stereotipe. Megjithatë, ka arritur të kapërcejë të gjitha sfidat me talentin e saj të jashtëzakonshëm, këmbënguljen dhe punën pasionante. Karriera dhe suksesi i saj janë frymëzim për shumë gra në teknologji dhe fusha të tjera “mashkullore”. Murati ka treguar se është e mundur të arrihet sukses i lartë dhe të jesh lidere në fushën tënde, pavarësisht pengesave.

Thuhet se Mira Murati

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.