Shqiptarët dhe lufta Atdhetare në Kroaci: 2932 SHQIPTARË MBROJTËN DHE 87 DHANË JETËN PËR KROACINË

09/02/2022
Autor: Iliria
72 pregleda
BEKIM BERISHA -ABEJA

Shkruan: Shenida Bilalli

 11 nëntor 2021

 Një tryezë e rrumbullakët me temë “Komuniteti shqiptar dhe kontributi i tij në Luftën e Atdhetare  të  Kroacisë 1991”, u zhvillua në Zagreb më 11 nëntor 2021, në hotel “Antunović” nën mbështetjan e Ministrisë së Veteranëve Kroatë dhe qytetit të Zagrebit, në të cilën u diskutua për kontributin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në mbrojtjen e Kroacisë.

Paneli u kryesua nga Esad Collaku, kryetar i Shoqatës së Veteranëve Shqiptarë në Luftën e Atdhetare dhe kontributin e madh të shqiptarëve gjatë luftës 91. Tom Kaçinari, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Republikës së Kroacisë foli për problemet e njohjes së statusit të veteranit të luftës dhe të drejtat ligjore. Ai tha se në mbrojtjen e Republikës së Kroacisë morën pjesë 2932 shqiptarë, 2471 vullnetarë dhe 361 të mobilizuar, 87 të vrarë dhe 37 të zhdukur.

Mbrojtësi i parë i vrarë kroat i kombësisë shqiptare Anton Zefi, vdiq më 9 shtator 1991 në Hrvatska Kostajnica.

Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë i dërguari i Ministrit të Veteranëve të Kroacisë, Sekretari i Shtetit Spiro Janoviç, Eqrem Hazirija, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës, Xhevdet Sopaja Sekretari i Tretë dhe Sefedin Kucija, Atasheu për Migrim dhe pjestarë të pakicës shqiptare, gjeneral Kadri Kastrati e të tjerë. Jakša Raguž. Kastrati ka folur për pjesëmarrjen e shqiptarëve në mbrojtjen e Kroacisë si ushtar, ka qenë komandant i njësitit Vanga, kurse Raguzhi si shkencëtar.

Njësia e parë vullnetare shqiptare në Kroaci u themelua nga gjenerali Tom Berisha në shtator të vitit 1991, në marrëveshje me Presidentin kroat Tudjman dhe Presidentin e Kosovës, Rugova, për themelimin e një qendre rekrutimi në Selska të Zagrebit.

Më 13 tetor 1991, njëmbëdhjete  autobusë me ushtarë shqiptarë mbërritën në Gospiq dhe u  dorëzuan tek komandanti i zonës së  Gospiqit, Mirko Norac. Më pas dy shqiptarë u vranë dhe 11 u plagosën, të cilët u dërguan për mjekim në Zagreb. Shqiptarët që luftuan në Kroaci e mbanin rreptësisht sekret njësinë për shkak të familjeve të tyre që jetonin në Kosovë. Mirëpo, kjo njësi ende nuk e ka statusin dhe ne po bëjmë gjithçka që të marrim statusin e veteranit sepse këta njerëz prej vitesh luten për të drejtat e tyre si invalid”, tha Tom Kacinari.

Komandantët e saj ishin Nevxhet Haziri dhe Fehmi Liadrovci, me 420 ushtarë dhe ishte pjesë e Brigadës 188 të Ushtrisë kroate. Ajo luftoi në fushën e betejës Lika, ku dy mbrojtës u vranë dhe njëmbëdhjetë u plagosën në sulmin në Novi Lički Osik.

Besojmë se problemi do të zgjidhet shpejt, sepse me këtë çështje është njohur edhe ministri i Mbrojtjes, Tomo Medved.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.