Risi nga tetori 2025: hiqet vula nga pasaportat në Bashkimin Evropian

11/10/2025
Autor: Iliria
170 pregleda

Risi nga tetori 2025:

Nga tetori 2025, Bashkimi Evropian ka filluar zbatimin e një sistemi të ri digjital për kontrollin e kufijve për qytetarët nga vendet jashtë BE-së.
Sistemi i Hyrjes/Daljes – Entry/Exit System (EES) zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave dhe regjistron automatikisht të dhënat e udhëtimit.

Çfarë është EES?

EES është një sistem elektronik që regjistron:

  • Datën dhe vendin e hyrjes/daljes
  • Gjurmët e gishtërinjve dhe fotografi të fytyrës
  • Të dhëna nga dokumenti i udhëtimit
  • Informacion nëse hyrja është refuzuar

Ky sistem nuk zbatohet për qytetarët e BE-së, por për të gjithë ata që udhëtojnë pa leje qëndrimi apo vizë afatgjatë.

Si ndikon ky sistem për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë?

Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët udhëtojnë pa vizë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra (deri 90 ditë), do të jenë pjesë e këtij sistemi të ri.

Çfarë ndodh në kufi?

  • Në hyrjen e parë pas aktivizimit të sistemit, do të merren të dhëna biometrike: fotografi e fytyrës dhe gjurmë gishti.
  • Do të regjistrohen automatikisht data dhe vendi i hyrjes/daljes, si dhe të dhënat nga pasaporta.
  • Nëse dikujt i refuzohet hyrja, kjo do të shënohet në sistem.

Çfarë ndryshon për udhëtarët?

  • Nuk ka më vulë në pasaportë – qëndrimi do të llogaritet automatikisht.
  • Sistemi do të zbulojë menjëherë nëse dikush tejkalon afatin e lejuar.
  • Shkeljet mund të çojnë në ndalim hyrjeje në BE për një periudhë të caktuar.
  • Nuk kërkohet aplikim paraprak dhe nuk ka tarifë shtesë për EES.

Këshilla për udhëtim:

  • Udhëtoni me pasaportë biometrike të vlefshme
  • Informohuni për rregullat e reja përpara çdo udhëtimi
  • Mos tejkaloni afatin 90-ditor – sistemi e regjistron automatikisht

Sistemi pritet të jetë plotësisht funksional deri në prill 2026 në të gjitha pikat kufitare të zonës Schengen.

Revista Iliria do të vazhdojë të informojë dhe mbështesë gratë shqiptare në ruajtjen e dinjitetit, të drejtave dhe lirisë së lëvizjes në hapësirën evropian


 

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.