RIKTHEHET LINJA AJRORE PRISHTINË-ZAGREB-PRISHTINË

05/02/2022
Autor: Iliria
28 pregleda
Trade Air dhe My Wings”

Shkruan : Željka Stipošek

Më 15 dhjetor 2021, në aeroportin Franjo Tuđman të Zagrebit u vendos një fluturim i ri direkt Zagreb-Prishtinë, tre herë në javë në orarin e fluturimeve dimërore.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Ministri i Detit, Transportit dhe Infrastrukturës i Republikës së Kroacisë, Oleg Butković me bashkëpunëtorët e tij dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Görvalla-Schwarz.

Linjë e re fluturimesh  Prishtinë – Zagreb ka nisur të funksionojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga data 13 Dhjetor 2021. çdo tё Hёnё, tё Mёrkure dhe tё Shtune me nisje nga Zagrebi pёr nё Prishtinё nё ora 12:15 dhe nga Prishtina nё Zagreb nga ora 14:10.

“Operatoret ajror Fly Reiseburo Prishtina, Air Munich dhe Mysky, kanё publikuar kёto fluturime nё sistemet e tyre pёr shitjen e biletave dhe  do tё operohen nga kompanitё ajrore Croatia Airlines, Trade Air dhe My Wings”, njofton Aeroporti i Prishtinës

Përfaqësuesit e “MyWings Aviation” nga Kosova , Gafur Aliu dhe Gazmend Vatovci se bashku me përfaqësuesit e Avio Kompanisë “Trade Air” nga Kroacia, Marko Cvijin dhe Drazhen Sakiq me Ministrin e Transportit të Kroacisë, Oleg Butko  mundesuan  fillimin e linjes ajrore Prishtinë- Zagreb- Prishtinë tri herë në javë.  çdo tё Hёnё, tё Mёrkure dhe tё Shtune me nisje nga Zagrebi pёr nё Prishtinё nё ora 12:15 dhe nga Prishtina nё Zagreb nga ora 14:10.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviqi e vlerësoi si një hap shumë të rëndësishëm fillimin e linjes ajrore Prishtinë – Zagreb dhe anasjelltas, si një urë lidhëse mes dy shteteve e cila do të këtë ndikim pozitiv si në fushën e turizmit ashtu edhe në ekonimitë e 2 vendeve në përgjithësi, duke ofruar mundësi më të mira udhëtimi për të dy vendet.

Linja do të operohet me Avion Airbus 319 i cili është i emëruar Nënë Tereza.

Një linjë e re fluturimesh ka nisur të funksionojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Operatoret ajror Fly Reiseburo Prishtina, Air Munich dhe Mysky, tash mё, kanё publikuar kёto fluturime nё sistemet e tyre pёr shitjen e biletave. Kёto fluturime do tё operohen nga kompanitё ajrore Croatia Airlines, Trade Air dhe My Wings”, njofton Aeroporti i Prishtinës.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.