Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e 88 shteteve Frankofonisë

20/11/2022
Autor: Iliria
140 pregleda

Samiti i krerëve të 88 shteteve anëtare të Frankofonisë, na e dha mundësinë e shkëlqyer për të diskutuar e zgjeruar partneritetin me shtete të ndryshme anekënd botës.Sesioni plenar i këtij samiti, ndërkaq, i cili iu kushtua digjitalizimit, qe mundësi e mirë për t’i paraqitur të arriturat e Kosovës në fushën e teknologjisë informative, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm të shtetit tonë e të rinisë sonë.

Osmani në Samitin e Frankofonisë tha: Kosova po reduktonë hendekun ndërmjet burrave dhe grave në të gjitha fushat e jetës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në hapjen zyrtare të punimeve të Samitit të krerëve të shteteve anëtare të Organizatës së Frankofonisë, organizim ky që mblodhi 88 shtete.

Në fjalimin e mbajtur në kuadër të sesionit të parë plenar Osmani theksoi se vlerat e përgjithshme, siç janë solidariteti, diversiteti dhe barazia, të promovuara nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, mund të ndikojnë në krijimin e një qasjeje të përbashkët si përgjigje ndaj sfidave.

E para e vendit foli mbi digjitalizimin, si vektor i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm, duke u përqëndruar në ndikimin që ai ka në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe social.

“Ajo theksoi se Kosova përbën histori suksesi në zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative dhe të komunikimit dhe shtoi se Kosova po punon me këmbëngulje që ta reduktojë edhe më shumë hendekun ndërmjet burrave dhe grave në të gjitha fushat e jetës, përfshirë edhe zhvillimin teknologjik” – citohet të ketë thënë presidentja Osmani në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Osmani në këte Samite është takuar dhe ka diskutuar me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse.

Sipas saj, zhvillimi i shpejtë teknologjik duhet të na përgatisë për përgjigjet ndaj sfidave të së ardhmes.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.