Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit

21/04/2023
Autor: Iliria
80 pregleda

Osmani uron myslimanët: Fitër Bajrami të sjellë solidaritet e humanizëm

Ajo ka uruar që kjo festë të kalojë në atmosferë  dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi.

“Uroj që Fitër Bajrami të kalojë në atmosferë  dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi. Kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër  breza. Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë. U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja! Me fat Fitër Bajramin!”, ka thënë Osmani

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.