Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar dokumente me të cilat aplikoi Kosova në BE-“Ne zgjodhëm Evropën, sepse ne jemi Evropë!”

19/12/2022
Autor: Iliria
58 pregleda

Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një faqe të dokumentit me të cilin aplikoi Kosova në BE. Në një postim në Twitter, Osmani shkruar se “ne zgjodhëm Evropën, sepse ne jemi Evropë!”
“Republika e Kosovës sot ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE, duke përmbushur ëndrrën dhe aspiratën e popullit tonë për të na parë si pjesë të familjes së Bashkimit Evropian”, ka shkruar Osmani.


Ajo ka bashkëngjitur letrën e aplikimit, të nënshkruar nga vetë ajo, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.


“Në emër të Republikës së Kosovës, në dakordim me nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Evropian, bazuar në zotimin tonë për të respektuar dhe promovuar vlerat themelore të Bashkimit Evropian, në frymën e zotimit të plotë dhe të paekuivok të BE-së për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor dhe në thirrjen për përshpejtimin e procesit të pranimit, kemi nderin që ta paraqesim aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet ndër të tjera në letrën e dorëzuar.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.