Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës

14/01/2022
Autor: Iliria
110 pregleda

Kosovë

Predsjednik Republike Hrvatske Zoran Milanovi boravio je u službenom posjetu Republici Kosovo

Kosova është shtet i parashikueshëm,  e di se çfarë mund të pritet nga politika.

Shkruajn: Kujtim Morina – Katrina Rožić

Presidenti Milanoviq, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, vizitoi zyrtarisht Republikën e Kosovës

Nga data 23 deri më 24 dhjetor, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, vizitoi zyrtarisht në Republikën e Kosovës, e gjatë qëndrimit ka vizituar edhe pjesëtarët e Ushtrisë Kroate që ndodhen në Kosovë në kuadër të operacionit të KFOR-it të NATO-s.

– Këtu ndihem i sigurt – tha Milanović dhe u shpreh se Kosova  është shtet i parashikueshëm sepse dihet pritshmëria nga politika.

– Keni një shtet me të cilin  dini se çfarë duhet të bëni – tha Milanoviq, duke shpresuar dhe shtuar që problemi në veri të Kosovës të zgjidhet sa më shpejt.

Milanoviq komentoi edhe vaksinimin në Kosovë, dhe u shpreh se ndihet i impresionuar me nivelin e lartë, më të lartë se në Kroaci dhe ” kjo tregon se këtu ka virtyte që Evropa nuk i kupton fare,” .

Gjatë qëndrimit zyrtar në Prishtinë, Presidenti Milanoviq, përveç takimit me Presidenten Osmani-Sadriu, kreu edhe takime me delegacioneve të dy vendeve, si dhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Vizita e Presidentit të Republikës Milanoviq me pjesëtarë të Ushtrisë Kroate u zhvillua në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, ku së bashku ata kaluan edhe natën e Krishtlindjeve.

Në Republikën e Kosovës gjendet kontingjenti i 36-të kroat, me 141 pjesëtarë të HV-së. Presidenti Milanoviç i ka përcjellë ata më 22 nëntor 2021, kur pjesëtarët e Ushtrisë Kroate udhëtuan në Kosovë për një rotacion gjashtëmujor. Vizita në Kosovë është një mundësi që presidenti Milanovic të takohet sërish personalisht dhe të bisedojë me ushtarët kroatë të cilët do të jenë larg familjeve të tyre gjatë pushimeve. Gjithashtu është planifikuar takimi i Presidentit të Republikës me Komandantin e Operacionit të NATO-s KFOR, gjeneralmajor Ferenc Kajari.

Presidenti Milanovic gjatë qëndrimin e tij në Kosovë  vizitoi edhe Janjevën, ku shumica jane kroatë. Atje ai bisedoi me Don Mato Paliqin, prift dhe pastor kroat në Janjevë, e më pas u takua me anëtarët e pakicës kroate për të diskutuar kushtet e jetës në Kosovë. Në fund, presidenti Milanoviq ju drejtua qytetarëve të mbledhur në kishën e St. Nikollës, dhe u shpreh  se Kroacia do t’i ndihmojë me aq sa mundet,  duke dashur që ata të qëndrojnë e jetonë në Janjevë të Kosovës, duke konfirmuar se atdheu i tyre i ka “krahët e gjerë” dhe dera është gjithmonë e hapur.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.