Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi Uroj Kroacinë për marrjen e kryesisë së radhës së Këshillit të BE-së.

07/05/2020
Autor: Iliria
78 pregleda
Uroj Kroacinë për marrjen e kryesisë së radhës së Këshillit të BE-së. Zagrebi është zëri i Ballkanit në Bruksel, prandaj i mirëpresim këta gjashtë muaj të ardhshëm. Zotimi i Kroacisë për të organizuar Samitin e Zagrebit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, është një mundësi tjetër për të konfirmuar përkushtimin e tërë rajonit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Si Kosovë presim që edhe më zëshëm të kërkohet e të përmirësohet padrejtësia që po na bëhet, duke mos u marrë vendimi i merituar për heqjen e regjimit të vizave. Marrëdhëniet me BE-në duhet të ndërtohen mbi besimin dhe respektin e ndërsjelltë, dhe pres që ky të jetë mesazhi i Kroacisë për BE-në në këta muaj të kryesimit të Këshillit.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.