Takimi i liderëve u realizua nga krerët e shteteve ose qeverive e BE-së, udhëheqësit e WB6, Presidenti i Këshillit Evropian Michel dhe Presidenti i Komisionit Evropian von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Kryeministri Kroat Andrej Plenkoviç te cilet biseduan me Presidentët e Kosovës Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiqin e Serbisë dhe Milo Đukanović të Malit të Zi në kontekstin e Samitit.
Kryeministri Kroat Andrej Plenkoviç theksoi sukseset e presidencës së Kroacisë.
‘Falë përpjekjeve tona të përbashkëta, ne kemi arritur të hapim negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Ato vendime janë mrekullueshme. Ne kemi arritur të përvetësojmë një metodologji të re, e cila jo vetëm që do të ndihmojë Serbinë dhe Malin e Zi, e cila tashmë po negociohet, por edhe Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë, ‘tha Plenković. Ai shtoi se Bosnja dhe Hercegovina, sipas mendimit të Kroacisë, meriton statusin e një vendi kandidat.
Presidenti i Kosovës, ka marrë pjesë në Samitin e Zagrebit, përmes video-konferences dhe në këtë samit theksoi se vendet anëtare të BE-së duhet të marrin një vendim sa më të shpejtë për liberalizimin e vizave dhe rikonfirmimin e perspektivës evropiane të Kosovës.
Në Samitin e Zagrebit nuk u diskutua për liberalizimin e vizave për Kosovën, por eshte ne pritje hapja e bisedimeve për pjesën negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në agjendën e samitit eshtë edhe menaxhimi dhe dalja nga situata e shkaktuar nga pandemia Covid-19, ringjallja e ekonomisë, si dhe perspektiva evropiane e rajonit.










