Ambasadorët e BE-së miratuan liberalizimin e vizave për Kosovën
Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se Ambasadorët e Bashkimit Evropian miratuan kompromisin për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-s
Në këtë njoftim thuhet gjithashtu se ky hap mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave.
“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar Shasha.










