Pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, Kroacia dërgon ndihmë me helikopterë

02/06/2021
Autor: Iliria
102 pregleda

Pas tërmetit të fortë në Shqipëri, Kroacia dërgoi helikopterë me skuadra të specializuara shpëtimi drejt Durrësit. Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, pas një bisede telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, shprehu ngushëllimet e tija për familjet e viktimave pas tërmetit të fortë që ka goditur Shqipërinë: “Menjëherë pas ngjarjes, Qeveria e Republikës së Kroacisë, mori vendim që të dërgohen me helikopterë ndihma dhe një skuadër e specializuar shpëtimi drejt Shqipërisë. Me miratim të Presidentes së Republikës së Kroacisë, mori vendimin për dërgimin e dy helikopterëve të Forcave Ajrore Kroate” – ushpreh Ministria e Mbrojtjes kroate.

“Gjithashtu janë dërguar në Shqipëri, nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile, 15 specialistë shpëtimi në gërmadha, dhe tetë qen kërkues. Përveç Kroacisë, edhe shumë shtete të tjera të Ballkanit kanë nisur skuadra të specializuara shpëtimi drejt Shqipërisë. Ndër të parat që kanë ofruar ndihmë kanë qënë Kosova, Italia, Greqia, Gjermania dhe Bashkimi Evropian.”

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.