NJË DITË HISTORIKE PËR KOSOVËN: Krerët e institucioneve të Kosovës kanë nënshkruar aplikacionin për të Kosovës në Bashkimin Evropian.

19/12/2022
Autor: Iliria
96 pregleda

I bëjmë thirrje Parlamentit Evropian, Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së që të tregojnë përkushtimin dhe mbështetjen e tyre për Kosovën, por edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke miratuar unanimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim”


Pas aplikimit për anëtarësim në BE, Kosova do të kalojë nëpër tri faza kryesore: marrjen e statusit të kandidatit, negociatat për anëtarësim dhe ratifikimin e traktatit.

Në Prishtinë është nënshkruar aplikacioni për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se aplikacioni për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili u nënshkrua, do t’i dorëzohet Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së në Pragë.


Krerët e institucioneve të Kosovës kanë nënshkruar aplikacionin për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian. Në Presidencën e Kosovës, raporti u nënshkrua nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufc dhe kryeministri Albin Kurti.


Osmani ka cek se nënshkrimi i aplikacionit për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një ditë historike për Kosovën. Ajo po ashtu tha se, në prag të 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ky akt i kushtohet të gjithë qytetarëve të Kosovës, kushtuar evropianëve, mbrojtësve dhe promovuesve të vlerave evropiane.

Ne vazhdim fjlimit Osmani potencoj; ky moment i kushtohet çdo fëmije, gruaje dhe burri të Kosovës që sakrifikuan jetën e tyre duke mbrojtur idealet për liri, pavarësi dhe demokraci.


“Kosova, një ekonomi e tregut të lirë dhe një kontribuese e paepur për paqen dhe sigurinë, meriton të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian. Rruga jonë përpara është e qartë, procesi i anëtarësimit në BE nuk është proces unik dhe procesi në tërësi mund të jetë afatgjatë, por jemi të vendosur të kemi sukses”, theksoi Osmani.


Kurti theksoi se konsensusi social dhe politik në Kosovë është se e ardhmja e vendit është brenda Bashkimit Evropian. Ai tha se Kosova sot po bën hapin e parë drejt anëtarësimit në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Evropë.


Poashtu Kurti tha se kërkesa për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e cila u nënshkrua, do t’i dorëzohet Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian në Pragë.


“Ky është një moment historik për vendin tonë, i cili synon të hapë një kapitull të ri për vendin dhe shoqërinë tonë. Progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella dhe transformuese që avancojnë demokracinë, forcojnë sundimin e ligjit dhe zhvillojnë ekonominë tonë”, tha Kurti.


Kryeministri theksoi se shpejtësia e progresit do të varet nga Kosova dhe për këtë arsye angazhimi dhe përkushtimi i të gjithëve është i domosdoshëm.


“I bëjmë thirrje Parlamentit Evropian, Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së që të tregojnë përkushtimin dhe mbështetjen e tyre për Kosovën, por edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke miratuar unanimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim”, theksoi Konjufca. .
Pas aplikimit për anëtarësim në BE, Kosova do të kalojë nëpër tri faza kryesore: marrjen e statusit të kandidatit, negociatat për anëtarësim dhe ratifikimin e traktatit.


Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ende nuk ka paraqitur kërkesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është e vetmja marrëdhënie kontraktuale ndërmjet BE-së dhe Kosovës deri më tani dhe ka hyrë në fuqi më 1 prill 2016. Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, Kosova nuk është njohur nga pesë shtete: Greqia, Spanja, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.