Në Kosovë,KFOR-i vazhdon stërvitjet ushtarake

23/09/2024
Autor: Iliria
70 pregleda

Trupat e NATO-s në Kosovë po i vazhdojnë stërvitjet e rregullta ushtarake, derisa ushtarëve të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje iu ndanë distinktivë gjermanë.

Ata përfunduan një trajnim kualifikues që u mbajt në kampin Boondsteel, ka njoftuar KFOR-i të dielën.

Në njoftim thuhet, ushtarët demonstruan standarde të larta të aftësisë fizike, të gjuajtjes dhe të njohurive ushtarake.

“Këto aktivitete të rregullta trajnimi janë thelbësor për të mbrojtur standardet më të larta operacionale dhe gatishmërinë e KFOR-it, për t’i trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë”, thuhet në komunikatën në Facebook.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.