Ndër 10 kështjellat më të bukura në Europë kalaja e Krujës zë vendin e dytë

04/02/2020
Autor: Iliria
139 pregleda

Luftëra, rrethime, mbrojtje, karantena, fantazma, histori njerëzore dhe dashurie! Kështjellat i kanë të gjitha! Ja cilat janë kështjellat më të mira në Europe sipas “Skyscanner”.

Vendi i parë, Kështjella Bran në Rumani

Me vendndodhje pranë Branit në Rumani, në Evropën juglindore, kjo kështjellë madhështore ngrihet në kufirin mes Vllahisë dhe Transilvanisë. Ishte e famshme për personazhin, kontin Vlad Drakul, i cili frymëzoi personazhin e Bram Stokerit, Drakula.

Drakula kishte lindur në Sigishoarë (Transilvani), dhe nuk ka prova historike që ka jetuar në këtë kështjellë si mbajtëse e vampirëve me emrin e tij. Bastioni i kështjellës është një mrekulli arkitekturore, pasi shkallarja e gurtë fshihet prapa trarëve në formë rrjete merimange, dhe jep një efekt drite shumë të bukur.

Kështjella Bran është destinacioni turistik më i madh në Rumani, pasi legjendat e vampirëve tërheqin adhurues të librave dhe historianë nga e gjithë bota. Shtëpia ku u lind Konti Drakula sot është një restorant gotik, që shërben kuzhinë rumune.

Vendi i dytë, Kështjella e Krujës në Shqipëri

Në juglindje të Evropës, në qytetin e vogël të Krujës, në lartësinë mbi 500 metra, kështjella reflekton esencën e guximit me të cilin ajo u ndërtua. Pasi u rezistoi tre rrethimeve të mëdha të osmanllinjve në shekullin e 15-të, kjo kështjellë nën udhëheqjen të Gjergj Kastrioti Skënderbeut i rezistoi pushtimit osman me një guxim të jashtëzakonshëm.

Skënderbeu është një figurë e nderuar në Shqipëri dhe i njohur për taktikat e tij ushtarake. Një prej përpjekjeve të pasuksesshme të rrethimit nga osmanët ishte edhe ajo kur Skënderbeu i ngatërroi duke dërguar një kope dhish me qirinj të ndezur, lidhur tek brirët. Turqit menduan që ishte një sulm i madh. Pas kësaj, Skënderbeu kreu një kundërsulm të fuqishëm. Pas vdekjes së tij, osmanët morën kështjellën deri në vitin 1912. Kështjella e Krujës ka një muze me dokumente dhe sende të Skënderbeut.

Kështjella e Kotorit në San Giovanni në Mal të Zi; Kështjella e Carevetsit në Bullgari; Château de Commarque në Francë; Kështjella e Dunluce në Irlandë.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.