Ministri Cakaj ne takimin: Shqipëri,Kroaci dhe Mali i Zi

02/06/2021
Autor: Iliria
64 pregleda

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj, morri pjesë në takimin trepalësh: Shqipëri, Kroaci dhe Mali i Zi, që u zhvillua në Zadar të Kroacisë.

Në këtë takim ishte ftuar edhe Maqedonia e Veriut. Kjo platformë synon rritjen e bashkëpunimit mes tre vendeve në fushat ne interes dhe mbrojtjen e objektivave të përbashkëta strategjike.

Diskutimet u fokusuan në zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe sigurisë, rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës, energjetikës dhe turizmit.

Kroacia, si vendi që merr Presidencën e Këshillit të BE-së, në 6-të mujorin e parë të vitit 2020, konfirmoi se integrimi euro-atlantik i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë prioritet kyç i kësaj Presidence dhe se do të mbështesë maksimalisht vendet e këtij rajoni, në këtë drejtim. Gjatë këtij takimi, u ra dakrod për të thirrur takimin trepalësh: Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci, vitin e ardhshëm.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.