‘Mbretëresha Teuta’ ne Zagreb shënoi 33 vjetorin e themelimit

05/01/2024
Autor: Iliria
Koha: 3min
557 pregleda

RTK / 23.12.2023

Shoqata ‘Mbretëresha Teuta’ shënoi 33 vjetorin e themelimit

V.Th/RTKlive

Shoqata Ndërkombëtare e Grave Shqiptare në botë “Mbretëresha Teuta” me seli në Zagreb të Kroacisë ka mbajtur manifestimin tradicional prej 33 vjetësh të themelimit!.

Me një ceremoni madhështore ku u fol për historinë dhe kulturën shqiptare, në prani të figurave të njohura publike kroate dhe shqiptare u promovua edhe libri i autores e gazetares Alketa Gashi Fazliu “Ato gdhendin dhimbjen”!

Kryetarja e shoqatës znj.Shenida Bilalli përpos  një organizimi briliant me koreografi të shkëlqyera ku shpjegohej historia e Mbretëreshës Teuta dhe jo vetëm, foli edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të shqiptarëve nëpër botë dhe tregimit të drejtë të historisë sonë!

Ambasadori i Republikës së Kosovës Z.Martin Berishaj ofroi gjithë mbështetjen institucionale për shqiptarët në Kroaci !

Në manifestim të pranishëm ishin edhe deputetja e parë shqiptare për pakicat znj . Ermina Lekaj Prljaskaj, Tomë Kaqinari, Esad Çollaku që udhëheqë me Unionin e shqiptarëve në Kroaci, historian, artist, nëna kroate e shumë personalitete të tjera!

Në fund të manifestimit u nda çmimi ndërkombëtar “Mbretëresha Teuta” për dy shqiptare të Kosovës, autoren dhe gazetaren Alketa Gashi Fazliu dhe nënën simbol të qëndresës Ferdonije Qerkezi!

Ky çmim viteve të kaluara i është dhënë grave të forta si Nekibe Kelmendi, Flora Brovina, Vasfije Krasniqi Goodman etj!

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.