Lamtumirë, Adem Shala miku i mire dhe aktiviste i palodhur – nismëtari i shkollës plotësuese në gjuhën shqipe, gjimnazit dhe katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Zares

20/02/2025
Autor: Iliria
Koha: 10 min
112 pregleda
A dem Shala aktivist i palodheshem e Zares

 

Lamtumirë, Adem Shala miku i mire dhe aktiviste i palodhur të Zares – nismëtari i shkollës plotësuese në gjuhën shqipe, gjimnazit dhe katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Zares

 

aktivitetr mbretresjhes teuta ne Zare, me perkrahjen e aktivistit te pa lodheshem te Adem Shales

Një mik i vërtetë, një veprimtar i jashtëzakonshëm shqiptar nga Kroacia, Adem Shala nga Zara, na la shumë herët dhe përgjithmonë. Adem Shala ishte i pari që hapi shkollën plotësuese në gjuhën shqipe, si dhe gjimnazin në gjuhën shqipe në Zarë.

Adem Shala na la përgjithmonë  në moshën 54 vjeqare ne kohen  më të mirë, më daten 14 shkurt 2025, duke lënë pas vetes shumë vepra të mëdha të mira, si dhe nismën për hapjen e një katedre në gjuhën shqipe në Zarë.

E kam mbështetur gjithmonë që nga fillimi i aktiviteteve, nga hapja e shkollës fillore mesimite plotesues  në gjuhën shqipe në Arbanasë dhe gjimnazit, si dhe të gjitha projektet shumë të suksesshme që ai realizoi.

Posaqërisht të kam përkrahur për iniciativën që të hapet gjuha shqipe në katedrën e universitetit të Zares, së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Diasporës te Kosoves  dhe me profesorin Isak Shema.

Nga të gjitha projektet, që nga nisma e shkollës shqipe e deri te simpoziumet  te shumta perë gjuhën shqipe, na kanë lidhur dhe bashkuar për vite me radhë projekte te  perbashketa. Ti je ai që mbështete Ditët e Mbretëreshës Teuta, dhe prite shumë shqiptarë të çmuar nga Kosova dhe vende të ndryshme. Së bashku, realizuam shumë projekte për të mirën e shqiptarëve në Zarë.

Adem Shala ishte një  aktiviste i pa lodheshem  i madh dhe i ndershëm, një kozmopolit që bashkoi dy kultura, atë shqiptare dhe atë kroate, duke organizuar shumë simpoziume, tribuna dhe ekspozita  reth  gjuhes shqipe ku morën pjesë institucionet më të larta te Kosobes , Shqiperise, si dhe Koroacise nga disa vende. Ademi gjithashtu hapi çështjen e Arbanasve dhe gjuhës së tyre, duke ruajtur traditat e tyre.

Ai bëri gjithçka pa thënë shumë Faleminderit, miku im i dashur Adem Shala, për çdo gjë që ke bërë për shqiptarët.

Paç një vend të lehtë. Ti ishe një njeri i madh me shpirt të gjerë

Qytetarët shqiptarë në Zarë nuk duhet të të harrojnë a punen tende pa lodhshme , duhet të të ngrenë një përmendore, sepse ke krijuar shumë për bashkësinë shqiptare dhe për komunitetin shqiptar të Zares.

Lamtumirë, Adem Shala, lamtumirë miku i mirë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.