Karrijera: Femrat janë lidere më të mira se meshkujt

14/01/2022
Autor: Iliria
Koha: 2min
619 pregleda

Një studim i ri ka arritur në përfundimin se femrat janë lidere më të mira se meshkujt. Studimi ka vlerësuar personalitetin dhe karakteristikat e përafërsisht 3,000 menaxherëve.

Në pothuajse të gjitha fushat dhe aspektet, ata kanë konkluduar se femrat janë lidere shumë më të mira se meshkujt.

Femrat janë treguar më të sukseshme se meshkujt në katër nga pesë kategoritë es tudiuara nga hulumtuesit: në qartësi dhe proaktivitet në komunikim;në  inovacion dhe aftësi për të shpikur gjëra të reja; në përkrahje dhe në shoqëri si dhe në menaxhimin metodik.

Sidoqoftë, hulumtuesit gjithashtu kanë deklaruar se meshkujt janë më të aftë se femrat në ballafaqimin me stresin duke treguar nivele më të larta të stabilitetit emocional.

Shpresojmë se rezultatet e këtyre studimeve do t’i ndryshojnë normat e vendeve të punës në kompani të ndryshme.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.