Kajmaçina

06/02/2020
Autor: Iliria
106 pregleda

Përbërësit:

  • 8 kokrra vezë
  • 8 lugë gjelle me sheqer
  • 1 l qumësht
  • 4 lugë gjelle niseshte

Sherbeti:

  • 300 gramë sheqer
  • 200 ml ujë

Përgatitja:

Në një tas të gjerë, që të rrihni vezët bashkë me sheqerin dhe niseshten. Më pas, vijojmë duke shtuar qumështin pak nga pak duke i përzier vazhdimisht dhe pandërprerje derisa të krijohet një masë homogjene. Këtë masë e shtrojmë në një tepsi të nxehtë, të lyer me pak vaj. Kajmakçina piqet në temperaturë maksimale për 30-40 min derisa sipërfaqja e saj të bëhet e kuqërremtë. Përgatisni ndërkohë sherbetin duke hedhur në një tenxhere sheqerin dhe ujin dhe duke i lënë të vlojnë. Pasi piqet nxirret nga furra dhe menjëherë i hidhet sipër sherbetin i cili duhet të jetë i ngrohtë gjithashtu. Kjo ëmbëlsirë shërbehet e ftohtë.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.