INTERVISTË: Jozefina Topalli

13/05/2020
Autor: Iliria
102 pregleda

Në Pallatin  të Zagrebit, në Qytetin e Epërm jetonte fisnikja e pasur dhe bujare Rozalija de Grebenovi. Nuk pati  trashëgimtarë ndaj pas vdekjes pallatin ia fali qytetit të Zagrebit

Po në atë pallat  qëndroi edhe kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli, e cila ditë më parë zyrtarisht vizitoi Kroacinë. Megjithë obligimet e shumta protokolare dha këtë intervistën ekskluzive për  Ilirinë.

Gjatë bisedës e interesonte çdo gjë: që nga ajo sa shqiptarë ka në Kroaci,si jetojnë ata, me çka merren deri te ajo se a janë aktiv në jetën politike dhe sa është përqindja e grave. Takimi i delegacionit parlamentar të Shqipërisë me politikanët kroatë, qeverinë,dha rezultatete arritura ndaj ishte tejet  e kënaqur. I kanë kontribuar  përmbylljes së  të rrugëtimit  të Kroacisë dhe Shqipërisë Aleancwn NATO dhe kanë ndihmuar shumë në qasjen e të dyja shteteve në Unionin Evropian.

Politikanja shqiptare Jozefina Topalli rrezaton nga bukuria, modestia dhe eleganca. Grua me qëndrim të vendosur e cila mundet, din dhe don të realizojë qëllimin e vet. Është e Lindur në Shkodër qytetin pranë Bunës dhe Drinit ku kanë ngjarë  kthesa historike dhe ku është lindur mbretëresha ilire Teuta. Dhe nuk është e rastit që këto dy gra të forta veçohen për nga guximi, bukuria mirësia dhe dashuria ndaj atdheut.

Zonja e bukur Jozefina Topalli pa dyshim ka trashëguar gjenet e mbretëreshës Teutë: duke treguar dashurinë ndaj popullit të vet, dhe kujdesin e veçantë për shqiptarët që jetojnënë diasporë;Ndan brengën për ta dhe kujdeset për jetët e tyre, sikur një nënë e kujdesshme për fëmijën e saj.

ILIRIA: Cilat janë përshtypjet tuaja që do t’i merrni me vete në Shqipëri, pas qëndrimit të shkurtër që patët në Kroaci?

JOZEFINA TOPALLI:  Kjo vizitë shte zyrtare dhe është përgaditur gjatë. Kam pasur insteresime të shumta pas ftesës që më është bërë dhe jam shumë e kënaqur për arsye të shumta. Para së gjithash meqë me Kroacinë kemi marrëdhënie të mira bilaterale. Raportet politike asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq intensive, të paktën shtetet  tona asnjëherë gjatë historisë nuk kanë pasur probleme. Takimet politike dhe shtetërore kanë efektuar frytshëm: me përgaditje të përbashkëta  dhe hyrjen e Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO. Pa dyshim që elementi kryesor në këto marrëdhënie përveq atij politik është edhe faktori njeri. Jam shumë  e kënaqur për marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore të Kroacisë dhe Shqipërisë kurse është me rëndësi që të dyja palët kanë theksuar dëshirën për vazhdimin e zhvillimit të bashkëpunimit regjional dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

ILIRIA: Jeni takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kroacisë Lluka Bebiqin.Temë bosht e bisedës ishte hyrja e Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO?


Jozefina Topalli :
Në takimin miqësor me kryetarin e parlamentit kroat Lluka Bebiqin, kemi prekur shumë çështje e më së shumti atë idhur me hyrjen e  përbashkët në NATO, e më pas për arritjet e Kroacisë dhe të Shqipërisë në bisedat preliminare për hyrje në UE. Bashkëpunimi ynë është jashtëzakonisht i mire që vërteton edhe vizita e paradokohshme e kryeministrit shqiptar Sali Berisha që i bëri Kroacisë. Në fushën e bashkëpunimit të Kryeministrisë është folur për potencialin e madh të vendeve në fushën e ndërtimtarisë, para së gjithash në ndërtimin e projekteve të …

Zotëri Bebiqi ka merita të veçanta për indenë që bashkërisht t’ua adresojmë letrën të gjitha parlamenteve  dhe senateve të vendeve anëtare të NATO-s ashtu që të përshpejtojnë nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjes që inkuadrimin e vendeve tona në këtë Aleancë.
Pritjet tona janë realizuar për një muaj. Me ardhjen e delegacionit të Kuvendit të Kroacisë në Shqipëri në Konferencën e organizuar në Parlamentin e Shqipërisë si  Kartë e Adriatikut 3+2 janë paralajmëruar plot projekte të përbashkëta, shumë nisjativa ku kryeministrat e të dyja vendeve punojnë në atë drejtim.Të dyja vendet synojnë perpektivë e cila nuk reflekton vetëm në integrim por edhe në politikë, ekonomi,infrastrukturë, në kulturë dhe sigurinë themelore të regjionit.


ILIRIA:.  Sa e ka përshpejtuar marrëveshja e Shqipërisë dhe Kroacisë hyrjen në NATO?


JOZEFINA TOPALLI :  Nënshkrimi i Protokolit dhe bashkëpunimi i Shqipërisë  dhe NATO-s është një proces i veçantë  dhe të dyja vendet janë pranuar në Aleancë në një afat rekord. Ky është ndoshta rast unik që dy vende të pranohen në një afat aq të shkurtër , për çka Kroacia ka një bazë meqë është e zhvilluar dhe ka arritur  rezultate të mëdha. Shqipëria  bën përpjekje, bëjmë reforma drastike për të ndryshuar imazhin e vendit tonë.Ky është vend që dëshiron të ndërtojë përmbajtje të mirëfillta demokratike.


ILIRIA:Në pallaten Banski Dvori jeni takuar edhe me dr. Ivo Sanaderin,kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe  dhe krytarinn Stjepan Mesiqi lidhur me projekte të veçanta?

 
JOZEFINA TOPALLI: Kemi biseduar për tema të ndryshme para së gjithash në fushën ekonomike, politike, të integrimeve  dhe karakterit regjional. Kryeministri Sanader është politikan i rryer me njohuri të larta politike  dhe njeri shumë i mirë. Shumë fjalë të mira kam edhe për kryetarin Mesiq i cili na ka mbështetur dhe ka pasur një rol të madh për stabilitet në regjion. Posaqërisht është dëshmuar në njohjen e Kosovës së pavarur dhe hapjes së  Ambasadës së Kroacisë në Kosovë. Natyrisht që kontributi dhe mbështetja e tij ndaj shqiptarëve është shumë e madhe. Gjithnjë ka treguar simpati të madhe ndaj popuillit shqiptar dhe traditës së tij dhe ka pasur qëndrim plot respekt ndaj historisë sonë. Kishte qëndrim të hapur ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe për stabilitet në regjion.

Shqipëria ka përcjellur intensivisht zhvillimin e ecurisë rreth qasjes së Kroacisë në UE dhe NATO dhe vazhdimisht ka dhënë mbështetjen e plotë hyrjes së saj në këto bashkësi. Duke folur për hyrjen në NATO dhe interesat e përbashkëta angazhohemi për bashkëpunim më intensiv në fushën e furnizimit me gas natyror  dhe energji elektrike..


ILIRIA:A mendoni se Kroacia është në avantazh  krahasuar me Shqipërinë?


JOZEFINA TOPALLI:   Gjithësesi pa dyshim. Kroacia është vend ekonomikisht i fortë  dhe me standard më të lartë karshi Shqipërisë. Posaqërisht do të kisha theksuar gadishmëmrinë e politikanëve kroatë të cilët kanë mbështetur Shqipërinë në proceset  e integrimeve. Kjo është shumë pozitive gjë që është shprehur edhe me këtë vizitë.

 ILIRIA :: Përfaqësues të Parlamentit shqiptar u takuan edhe me minisrin  e punëve të Jashtme dhe integrimeve evropiane Gordan Jadrokovioqin?

 
JOZEFINA TOPALLI: Kemi vendosur bashkëpunim shumë  të mirë ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë  në kuadër të Kartës Amerikano-Adriatike në kuadër të të cilit propozimi i aktivitetit shqiptar gjatë  predsjedanja  në gjysmën e parë të vitit 2009.  Shqipëria i konsideron shumë të dobishme. Lidhur me ecurinë e bisedave preliminare  me EU ,ministri kroat Jardokoviq ka treguar vendosmërinë  e Kroacisë për të vazhduar dinamikën e plotësimit të obligimeve në afatet e planifikuara ashtuqë bisedimet të rrumbullakësohen deri në fund të vitit 2009. Është shprehur gadishmëri e Kroacisë që me përvojën dhe dituritë e arritura në procesin e negociatave  me UE të ndihmojë Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian.

ILIRIA : Përveq hyrjes në NATO  dhe Unionin Evropian cilat projekte tjera konkrete do të realizohen?


JOZEFINA TOPALLI::
Janë të shumta,  në fushë e infrastrukturës, Transportit dhe komunikimit veçan rrugës Kroaci, Mal i Zi dhe Shqipëri. Projektetet e gazit, energjisë, ku puojnë Greqia  Mal i Zi e kjo më tutje do të përfshijë edhe Italinë dhe vendet e tjera. Synim i mëtejmë është shkëmbimi i fondit monetar që natyrsht kjo do të shoqërohet bashkë me  marrëdhëniet e të fqinjësisë së mirë. S’dij pse ne nuk do të duhej ta mbështesnim një projekt kaq të mirë.  Projektet të cilat i ka inicuar kryeministri Berisha tashmë po realizohen, ato i ka mbështetur edhe vet kryeministrit Saanader dhe ka nënvizuar se këto projekte janë shumë të rëndësishme për mbarë regjionin, Kroacinë dhe Shqipërinë..


ILIRIA : A është arritur marëveshja për shpëputjen e vizave me Shqipërinë?
 

JOZEFINA TOPALLI: Ishte ky një lajm shumë i gëzuar kur kryeministrit Sanader kumtoi se do të përmbushë premtimin të cilin ia ka dhënë kryeministrit  të Shqipërisë zotëri Sali Berisha. Shkëputja  e vizave për qytetarët shqiptarë. Ka thënë se ky vendim është arritur për liberalizimin e vizave  ndaj do të realizohet dhe finalizohet brenda vitit.Kjo është arritje e madhe. Do të ndihmoj në këmbimin e qytetarëve, studentëve, të univeristeteve dhe do të na ofrojë më shumë në çdo aspekt.


ILIRIA:: A është folur për Kosovën?

 Kosova është shtet i ri pavarur e cili po përparon shkëlqyeshëm Bashkëpunon jo vetëm me 60  shtete të cilat e kanë njohur por përgjithësisht në botë po tregohet shtet i barabartë që përballet dhe mposht sfida nga më të vështirat. Me guxim të madh mposht të gjitha vështirësitë dhe provokimet . Pranon bashkëpunimin,  risitë e dëshiron jetën e përbashkët dhe respekton të drejtat e pakicave. Me këtë angazhim është në rrugë të bëhet aëtare e UE.


ILIRIA::  Me dëshirë të madhe hyni në Evropë, a mund të na shpalosni kualitetet me të cilat sunoni të beheni anëtare e UE?

Unioni evropian ka në antarësinë e vet shumë shtete, përfaqëson 800 milionë qytetarë me kultura, tradita dhe histori të ndryshme. Të gjithë besojnë në demokraci, shtetin juridik dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Shqipëria angazhohet  dhe punon intenzivisht në reforma dhe procesin e integrimit  në bashkësi e cila bazohet në këto vlera. Kjo është arsyea për të cilën Shqipëria synon integrimin brenda familjes Evropiane.

ILIRIA::  Shqiptarët kanë pasur  histori të rëndë  dhe kanë vuajtur me vite?

Jozefina Topalli: Kjo në të vërtetë është një dhembje në zigjir, me shumë peripeti. Populli ka kaluar nëpër diktaturë të vështirë të komunizmit e cila për pak i ka shkatërruar shqiptarët dhe Shqipërinë. Ai system shkatërronte vizionet e njerëzve, dëshirat, besimin, idealet ndaj përparimit. Mirëpo duket se ëndrra më e madhe dhe më e natyrshme për  bashkimin me Evropën ka mbijetuar. Jonatyrshëm, politikisht jemi shmangur nga familja jonë evropiane të cilës i kemi takuar gjatë shekujve të mëparshëm. Ajo padrejtësi vazhdimisht digjej nga dëshira dhe shpresa për t’iu kthyer rrënjëve të  thella të identitetit evropian.

ILIRIA ::  Shqipëria është vend më të kaluar të begatshme dhe të hershme…

Jozefina Topalli:: Vend i pasur me bukuri natyrore dhe trashëgimi kulturore që nga ilirët. Ne kemi çfarë t’i tregojmë botës nga e kaluara jonë Qyteti antik Butrinti , Apoloninë deri te qytetet e kohës së mesjetës Saranda, Gjirokastra, Berta dhe Kruja  utvrdu Skebderbeut  dhe simbolin e rezistencës. Janë këto qytete dhe muze te mbrojtura , të veçanta. Të mos harrojmë se populli shqiptar ka dhënë personalitete të mëdha me përmsa historike botërore si Skënderbeu, Nëna Terezë, simbol i guximit dhe humanizmit. Nëna Terezë rradhitet ndër 90 personalitetet më të njohura botërore që kanë dhënë kontribut për mbarë njerëzimin, njësoj sikur Mahatma Gandi, Martin Luter Kingu, Sir Ëinston Cherchili, Albert Ajnshtanjni dhe të tjerët. Gonxhe Bojaxhiu os  Nëna Terezë inspiron mbarë njerëzimin veçan në dimensionin e humanizmit të mirësisë dhe të sakrificës.


ILIRIA::  Sa është Shqipëria sot vend  i sigurtë?

 Jozefina Topalli:: Shqipëria sot është jo vetëm që është vend i sigurtë por reflekton me qetësi dhe stablitet në mbarë regjionin. Shqipëria ka një vlerë të veçantë: tolerancën dhe harmoninë e religjioneve. Tek ne është parparim i madh në fushën politike dhe të kohezionit social dhe mbrojtjes së vlerave të vërteta, kemi dhënë prioritet absolut kundër krimit, korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar i cili jo vetëm që shkel të drejtat e njeriut por rrënon stabilitetin ligjor të shtetit. Investojmë në infrastrukturë publike.


ILIRIA::  Jeni politikane e suksesshme, nënë e disa fëmijëve keni marrë rolin e kryetares së Parlamentit të Shqipërisë.  A keni vështirësi, a ju “dëgjojnë “bashkëpunëtorë?

JOZEFINA TOPALLI: Tashmë jam tre vjet e gjysëm në ballë të Parlamentit  të Shqipërisë Kam marrë përsipër obligimin që kërkon përgjegjësi të madhe, nga ana tjetër është privilegj i madh.  Prej vitesh bëj këtë detyrë më së miri që di, drejtoj institucionin më të rëndësishëm në vend. Ndjej se është ky një fat i madh dhe jam shumë  e lumtur për këtë. Së  bashku me kolegët zbatoj reformat. Nuk është gjithnjë lehtë. Këtu është partia në pushtet dhe opozita e fortë, ndonjë herë duhet thënë”stop” dhe unë këtë e bëj kur nevojitet. Në interes të ligjit, popullit, të gjithë neve dhe atyre që na besojnë. Jam shumë krenare që kam pasur fat të jem në ballë të Parlamentit të Shqipërisë kur jemi bërë vend anëtar i NATO-s dhe shpresoj së shpejti edhe anëtare e UE/


ILIRIA::  Keni marrë pjesë në ngjarrjen historike për Shqipërinë dhe regjionin, cili është përndryyshe roli  i gruas  në shoqërinë shqiptare  dhe jetën politike?


JOZEFINA TOPALLI:: Unë nuk i përkas grupit të atyre që  mendojnë se shoqëria shqiptare me vështirësi pranon gruan në vendet ku vendoset. Përkundrazi mendoj se shoqëria shqiptare është moderne dhe nuk ka pengesa për të pranuar gruan në poste udhëheqëse si politikane, intelektuale, ndërmarëse, humaniste dhe brenda institucioneve të saj të shtetit që përfaqësohen ose vendosin së bashku me shtetet e tjera , në Parmalent dhe vet pushtetit, në organet e  pushtetit. Është e domosdoshme të ketë shumë më tepër gra në rolet e ministreve dhe kryetare të parlamentit.


ILIRIA:  Sa është përqindja e grave që merret me jetën politike në Shqipëri?

JOZEFINA TOPALLI:: Tash për tash është pjesëmarrje e vogël e grave në politikë thënë më mirë jo aq e madhe por punojmë në drejtim të asaj që rruga të jetë më e lehtë seç kishim dikur ne që tash jemi në pushtet. Ka mjaft hapësirë për pjesëmarrje të grave në politikë Kjo është diku 30 për qind  në zgjdhjet e ardhshme.  Zotëron bindja se kjo gjeneratë e intelektualeve të reja është më e aftë, fleksibile, tolerante në përfaqësimin e shtetit dhe udhëheqjen e institucioneve. Ndaj plotësisht këtë mendim ngase mendoj se gratë shpesh janë më të vendosura  dhe më të afta se meshkujt në realizimin e ideve të tyre. Sipas natyrës janë plot emocione në raport me njerëzit  dhe fëmijët si dhe kanë më shumë takt.

ILIRIA: A jeni takuar me qytetarët kroatë të nacionalitetit shqiptarë?

 JOZEFINA TOPALLI::, Për fat të keq, jo. Vizita ime në Kroaci ishte e shkurtër dhe nuk kam pasur mundësi. Nga takimet me politikanët kroatë kam mësuar që shqiptarët që jetojnë në Kroaci janë të vyeshëm të sujksesshëm dhe të respektuar, të pranuar mirë. Më erdhi shumë mirë për këtë. Kam krenare.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.