Në vitin 2019, Fakultetit i Filozofisë në Zagreb u pasurua me një gjuhë tjetër, u shpreh Rektori i Universitetit të Zagrebit, prof. dr. sc Damir Boras, pas takimit me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Kroaci, deputeten Ermina Lekaj Perljaskaj dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës Gëzim Kasapolli. Bëhej fjalë për potencialin e hapjes së katedrës së Albanologjisë dhe lektoratin e gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit.
Fakulteti Filozofik mbulon një numër të madh gjuhësh të huaja, ku mund të përmendim gjuhën rumune, maqedonse, bullgare etj, të cilat nuk janë shumë të preferuara siç është rasti me gjuhën angleze dhe gjermane. Megjithatë, çdo gjuhë gjatë studimit ka bukurinë dhe kërshëritë e veta, kështu që edhe gjuha shqipe do të ketë studentët e saj.
Përveç Shqipërisë, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare edhe më Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Ajo është specifike për abecenë që ka, që megjithëse ngjason me latinishten të cilën e përdorin edhe kroatët, përsëri ka dallime interesante.
Gërma y në shqip lexohet si gërma u në gjermanisht, l si lj, gërma l si ll, e gjëra të tjera interesante, të cilat mendojmë se në të ardhmen do të na i zbulojnë studentët. Përveç që gjuha shqipe do të mësohet në Kroaci, bisedohet për hajen e lektoratit të kroatishtes në Prishtinë.
Bisedimet vazhdojnë me të dy Ministritë për hapjen e lektoratit të kroatishtes në Prishtinë dhe lektoratit të shqipes në Fakultetin Filozofik në Zagreb, e për këtë duhet nënshkruar marrëveshja ndërkombëtare, e cila pritet këtë pranverë. Gjatë kësaj kohe e gjatë këtij viti, u iniciuan kolegjume të gjuhës shqipe në departamentin liguinstik në Fakultetit të Filozofisë në Zagreb, ku mund të dëgjoheshin leksione në gjuheën shqipe, ndërsa koleget tona të Croaticum-a udhëtuan në Prishtinë dhe atje mbajtën leksione të gjuhës kroate në Fakutetin e Filozofisë.










