“Ditët e Mbretëreshës Teuta 2021 ne Zagreb”

02/02/2022
Autor: Iliria
88 pregleda
TEUTA E TRATHTUAR

Mbahet simpoziumi “Ku janë të dashurit tanë dhe roli i pakicave kombëtare në Luftën Atdhetare në Kroaci

Shkruajne:Kujtim Morina, Shenida Bilalli, Katrina Rožić

Në 10 Dhjetor 2021, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, në Shtëpinë e Gazetarëve në Zagreb, u mbajt aktiviteti kulturor dhe simpoziumi shkencor ndërkombëtar “Ditët e Mbretëreshës Teuta 2021” – “Ku janë të dashurit tanë dhe kontributi i pakicave kombëtare në Kroaci”, në kujtim të viktimave të zhdukura me mesazhin “Na ndihmoni të gjejmë të dashurit tanë”.

U mblodhën të afërmit e të zhdukurve dhe viktimave civile të Luftës së Atdheut, politikanë, historianë, ekspertë, përfaqësues të institucioneve kroate dhe ndërkombëtare, Qyteti i Zagrebit, Ambasada Amerikane, pjesëtarë të pakicave kombëtare në Republikën e Kroacisë, artistë etj.

 Aktiviteti tematik ndërkombëtare u organizua nga Klubi i Grave Shqiptare të Kroacisë “Mbretëresha Teuta” me mbështetjen e Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë dhe Shoqatës së Familjeve të Veteranëve të Paraburgosur dhe të Zhdukur me mbështetjen e Ministrisë kroate për Veteranët.

Në  prani të përfaqësuesve të lartë qeveritarë dhe përfaqësues të institucioneve, u mbajtën 10 prezantime ekspertësh nga ekspozues të njohur kroatë dhe ndërkombëtarë: Darko Nekiq – Sekretar i Shhtetit në Ministrinë e Veteranëve Kroatë, në emër të Qeverisë Tomo Medved, Zëvendëskryeministër dhe Ministrër e Veteranëve Kroatë; Suzana Havelka Noršić, Shefe e Departamentit për Kujdesin e Veteranëve Kroatë dhe anëtarëve të familjeve të tyre; Ante Nazor – Qendra Kroate e Dokumentacionit Memorial; Ivona Paltrinieri – Drejtoreshë e Drejtorisë për të Paraburgosurit dhe Personat e Zhdukur; Samira Kraić – Komisioni Ndërkombëtar i ICMP për Personat e Zhdukur; Konsulli i Ambasadës Amerikane në Kroaci, Cameron Scott Millard; Kryqi i Kuq Kroat – Zyra Kombëtare e Shërbimit të Kërkimit të udhëhequr nga Vesna Krivošić, Tom Kaqinar, përfaqësues të luftëtarëve shqiptarë në Kroaci; Shenida Bilalli, regjisorja e filmit  “Muri i dhimbjes” dhe e videoklipit “Ku janë të dashurit tanë”, kryetarja e “Mbretëreshës Teuta”; Ljiljana Alvir, kryetare e Shoqatës së Familjeve të Veteranëve Kroatë të Ndaluar dhe të Zhdukur dhe përfaqësues të pakicë kombëtare shqiptare.

Qëllimi i këtij aktiviteti rajonal ishte për të treguar kontributin e pakicave kombëtare gjatë Luftës së Atdheut në Kroaci si dhe inkurajimi për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit të veteranëve kroatë të zhdukur dhe civilëve e pjesëtarëve të pakicave kombëtare, me anë të dialogut konstruktiv të pjesëmarrësve nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia.

Programi “Ditët e Mbretëreshës Teuta 2021 – Ku janë të dashurit tanë” – nisi në mëngjes me vendosjen e kurorave në monumentin “Zëri i viktimës kroate” – “Muri i dhimbjes”. U vendosën kurora me lule e u ndezën qirinj nga kryetarja e “Mbretëreshës Teuta” dhe autore e filmit “Muri i dhimbjes” – Shenida Bilalli, si dhe nga kryetarja e Aleancës së Familjeve të Zhdukura, Ljiljana Alvir. Delegacionet e “Mbretëreshës Teuta” dhe Aleancës së Personave të Zhdukur të Republikës së Kroacisë vendosën një kurorë lulesh dhe ndezën qirinj në Kryqin Qendror në Rrugën e Veteranëve të Vrarë të Luftës së Atdheut në Kroaci.

Hapja madhështore në orën 19.00 e simpoziumit ndërkombëtar “Ditët e Mbretëreshës Teuta 2021” në Shtëpinë e Gazetarëve, u krye në prani të përfaqësuesve të shumtë të institucioneve ndërkombëtare, kroate, mysafirëve nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Mbrojtësve të Pakicës Kombëtare të Republikës së Kroacisë.

Ngjarja kulturore dhe artistike u hap zyrtarisht dhe u drejtua nga prezantuesja e njohur kroate e televizionit  HRT, Lady Oreb – e cila në emër të organizatorëve përshëndeti dhe falënderoi të ftuarit dhe pjesmarrësit, pavarësisht masave të kufizuara dhe strikte të krijuara nga pandemia COVID .

Krahas pjesës shkencore, u përgatitën edhe katër shfaqje skenike për mbretëreshën e zhdukur Teuta, si sundimtare, luftëtare, grua e mashtruar dhe shfaqja “Nënë Tereza dhe silueta” kushtuar të pagjeturve të realizuar nga grupi i vallëzimit “Ilirke”.

Në pjesën filmike të programit u shfaqen insertet e dokumentarëve: “Zoti dhëntë paqe”, “Stop luftës”, “Trëndafilat e Kroacisë”, “Ku janë të dashurit tanë”, xhiruar gjatë Luftës  Atdhetare në Republikën e Kroacisë, nga regjisorja  akademike kroate me origjinen shqiptare Shenida Bilalli, e cila  punonte në HRT nga viti 1991-2015, ka marë pjesë edhe në programin “Për lirinë”.

Salla e simpoziumit u shpalos me ndriçim të veçantë e tema skenike, duke ju përshatatur pjesëmarrësve dhe  interpretuesve, veçanërisht për performancën artistike të grupit të vallëzimit “Ilirke”. Studio Media ishte përgjegjëse për realizimin e ndriçimit mbresëlënës.

Pasi pjesëmarrësit dhe publiku kujtuan viktimën në heshtje, u shfaq një insert nga filmi “Muri i dhimbjes” – një skenë e një nëne që qante duke kërkuar djalin e saj 7-vjeçar.

 Të ftuarve iu drejtua iniciatorja kryesore e këtij aktiviteti, Shenida Bilalli, autore e shumë filmave të vlerësuar me çmime, e cila ka dhënë një kontribut të madh gjatë Luftës Atdhetare. Ajo u dallua me filmin mbi të zhdukurit – “Muri i dhimbjes” në Festivalin  e Filmit  në Kanë, duke tërhequr  vemendjen e publikut, politikanëve dhe kritikëve, si përfaqësuese e  Kroacisë në vitin 1997. Sot  është kryetare e Klubit të Grave Kroate të Kroacisë “Mbretresha Teuta” dhe e Klubit Ndërkombëtar “Mbretresha  Teuta”, si dhe kryeredaktore e revistës dygjuhëshe „ Iliria“. Shenida Bilalli prezantoi fillin që lidh të zhdukurit dhe mbretëreshën Teutë.

– “Ditët e Mbretëreshës Teutë 2021” u kushtohen personave të zhdukur, të cilët kanë të njëjtin fat si Mbretëresha Teutë, fat që nuk dihet prej 23 shekujsh. Ajo ishte një mbretëreshë e fortë e ilirëve, dhe një legjendë e guximit dhe bukurisë së popullit shqiptar. Megjithatë, romakët e portretizuan atë në një prizëm tjetër, si një grua imorale dhe pirate, edhe pse ajo kishte mbretërinë, financën dhe flotën e saj, për të mbrojtur Ilirinë dhe kundërshtuar Romën. Por, Romaket e mashtruan ja morën pushtetin dhe fshehën vite me radhë të vërtetën dhe zhdukjen e saj.

Pikërisht, fati i mbretëreshës Teuta lidhet me atë të të zhdukurve gjatë agresionit të Millosheviqit ndaj Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, i cili nuk dihet prej 30 vitesh. Megjithatë, sot, kërkohet zgjidhja e çështjes dhe gjetja e mijërave personave të zhdukur, duke mos harruar zgjidhjen vetëm të disa raste individuale, për të arritur fqinjësi të mirë me vendet e rajonit si dhe mundësi për antarësim në BE.

Prandaj ftova në këtë tubim të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe kroate, që së bashku me Ljiljana Alvir të kërkojnë nga institucionet serbe të ndihmojnë familjet e të zhdukurve, të cilët po vdesin me pikëllim të madh sepse nuk i gjetën  të dashurit e tyre.

Në vazhdim të prezantimit, producentka Bilalli theksoi se Kroacia i ka ndihmuar shumë shqiptarët duke i pranuar personalisht në momentet   më të vështira.

– Më vjen mirë që isha ndër të parët që mbrojta me nder ngjyrat e Kroacisë, bashkë me 2896 vullnetarë shqiptarë. Mes tyre ishin gjeneralët, Rahim Ademi, Agim Çeku, Bekim Berisha-Abeya, Tom Kacinari e shumë të tjerë.

Një arsye tjetër i organizimit të këtij eventi ishte edhe kërkesa e dy anëtareve të shoqatës “Mbretëresha Teuta”, të cilat vazhdojnë të kërkojnë të dashurit e tyre. Falë një reportazhi të regjistruar për HRT, gjetëm  një person për mbrojtësin kroat Fejzul Ademi, i cili ishte shpallur i vdekur nga qeveria e Millosheviqit në Kosovë. Djali i tij nëntë vjeçar Fidan Ademi u nis në Kroaci për të kërkuar varrin e babait të tij, i humbet çdo gjurmë dhe  prej 15 vitesh nuk dihej se ku ishte. Pas raportazhit tim në HRT, Fidan Ademin e gjetën në Turqi. Gjithashtu, në shoqatë kemi edhe një anëtare tjetër, Sevdije Vitijën, e cila prej 30 vitesh kërkon  bashkëshortin e saj – pilotin e Ushtrisë Kroate, Sinan Vitijen- i cili u zhduk ne aerportin e Maqedonisë

 Për këtë arsye kërkoj nga të gjitha institucionet në Serbi që ta ndihmojnë znj. Sevdije të gjejë bashkëshortin dhe t’u japin dorën familjeve të të zhdukurve që po kërkojnë të dashurit e tyre në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë. Le t’i lejojmë të rinjtë të jetojnë një jetë paqësore pa barrën e së kaluarës, sepse ata paguajnë barrën e veprimeve të të tjerëve dhe ideologjive të errëta për shkak të të cilave ata nuk kanë rini të bukur, por janë të kufizuar nga nacionalizmi, shovinizmi dhe përçarjet.

Organizatorja tjetër e tubimit, Ljiljana Alvir, kryetare e Shoqatës së Familjeve të Veteranëve të Paraburgosur dhe të Pagjetur, foli për personat e zhdukur. Tridhjetë vjet më parë humbi të fejuarin, vëllanë dhe kushëririn nga agresioni i APJ-së dhe pushtuesit serb në Vukovar. Ajo e gjeti të fejuarin e saj pas 20 vitesh në Ovçarë dhe ende është në kërkim të vëllait të zhdukur, për ta varrosur, për të vendosur një trëndafil dhe për të ndezur një qiri.

– Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, një ditë shumë e rëndësishme për familjet e personave të humbur, veteranët dhe viktimat civile të luftës dhe të gjithë të pagjeturve në përgjithësi, sepse u është privuar një nga të drejtat themelore të njeriut, e drejta e jetës, e drejta për identitet dhe krimi do të zgjatet e zgjatet edhe mbi 30 vjet, deri sa ata të marrin identitetin dhe varrin e tyre. Prandaj ne së bashku me zonjën Shenida Bilalli, me të cilën kemi shumë vite që bashkëpunojmë me sukses, kemi shkrirë dy tema shumë të afërta, për veteranët kroatë, në mesin e të cilëve ishte një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të pakicave kombëtare që mbronin Kroacinë. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të pakicave kombëtare janë në mesin e të zhdukurve në Republikën e Kroacisë. Dhe kjo është ajo që na bashkon, kur themi mbrojtës kroat, nuk themi mbrojtës kroat kroat, mbrojtës kroat serb, mbrojtës kroat shqiptar. Një mbrojtës kroat është një mbrojtës kroat pavarësisht nga të gjitha dallimet, dhe viktimat civile të luftës janë viktima civile të Luftës së Atdheut.

Një djalë 17-vjeçar, i cili mbrojti Vukovarin si vullnetar i mitur, u varros këto ditë në varrezat përkujtimore në Vukovar. Ai u vra pa mëshirë dhe u gjet në një varr masiv. Quhej Jovan, i pagëzuar Jozef, dhe u varros pak ditë më parë pas identifikimit. Gjithashtu, një fëmijë 9 muajsh e pa për herë të fundit babanë e tij deri sa  e mbante në krahë duke vrapuar drejt spitalit të Vukovarit, për ti shpëtuar jetën. Ai vetë u vra nga copëzat e granatës së JNA-së , dhe eshtrar e tij u gjetën në një varr masiv afër Daljit .

Sot ka shumë varre masive në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë dhe ne të gjithë jemi në kërkim të një përgjigjeje: ku janë varret, tregojini dhe tregojuni, hiqini barrën brezave të ardhshëm. I them gjithashtu komunitetit ndërkombëtar dhe BE-së që të përfshihen më shumë, sepse Kroacia është anëtare. Ndihmoni dhe ndizni një qiri për të gjithë ata që të ndriçojnë rrugën e të zhdukurve.

Pas një kërkese të plotë për gjetjen e të zhdukurve, pjesa më e ndritshme e programit ishte shfaqja e kërcimit “Mbretërimi i Teutës”, interpretuar nga  tregimtari romak në rolin e një aktori të ri të talentuar Antonio Agostini dhe grupi i kërcimit “Illyrian”, e cila egziston  prej 18 vitesh në kuadër të klubit “ Mbretëresha Teuta. Koreografia u realizua nga Shenida Bilalli nën drejtimin e balerinës Karolina Shusha. Shfaqja e vallëzimit ringjalli mbretërimin e mbretëreshës Teuta, e shoqëruar me muzikën shqiptare “Baresha”, nga kompozitori i njohur kosovar Redž Mulić, interpretuar nga grupi Ethno Clasicc dhe Shaqir Hoti nga Kosova.

Mysafirëve të nderuar iu drejtua delegatja e kryetares së Zagrebit, Suzana Havelka Noršić, shefe e Departamentit për përkujdesjen e veteranëve kroatë dhe anëtarëve të familjeve të tyre dhe në emër të kryetarit të Zagrebit, Tomislav Tomašević, përshëndeti organizatorët, për të cilën ata besojnë se duhet të vazhdojë të kontribuojë së bashku në zgjidhjen e personave të zhdukur dhe t’u bëjë homazhe të gjithë heronjve të rënë për një shtet demokratik, me shpresën se ky tubim do të kontribuojë edhe në zgjidhjen e personave të zhdukur.

Në konferencën shkencoremori pjesë edhe përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në Republikën e Kroacisë, këshilltari politik Cameron Millard, i cili foli për mbështetjen e qeverisë amerikane dhe ndihmën e ofruar. – Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhjen për personat e zhdukur të cilët kërkohen prej shumë vitesh, dhe do të ndihmojmë në identifikimin e tyre. Është e çuditshme që edhe sot pas kaq vitesh diskutojmë për zgjidhjen e fateve të tyre. Vazhdimi i kërkimit për personat e zhdukur është progres i prekshëm me identifikimin e mbetjeve mortore që kthehen në familje. Shtetet e Bashkuara kanë një histori të gjatë bashkëpunimi në këtë rajon me të gjitha palët e përfshira.

Ambasada e SHBA-së dëshiron të falënderojë kolegët e saj në Ministrinë e Veteranëve Kroatë, të cilët vendosën të gjejnë eshtrat e Luftës së Dytë Botërore. Vendet në rajon, përfshirë Kroacinë, mund të ndajnë informacion mbi praktikat dhe perspektivat më të mira, në mënyrë që të përmirësojnë zbulimin dhe identifikimin e pjesës tjetër, duke gjetur një gjuhë të përbashkët dhe bashkëpunim të përbashkët aty ku është e mundur. Si rezultat i konfliktit, ato janë zhdukur gjithmonë, duke lënë mënjanë politikën, fokusi është ekskluzivisht tek viktimat dhe mbështetja për familjet e tyre. Çështja humanitare është rruga më efektive që duhet ndjekur, dhe të gjithë duhet të përfshihen. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë. Ky është një rajon ku të gjitha vendet duhet të pajtohen me njëri-tjetrin. Ne besojmë se kjo është një mënyrë jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjitha rajonet për të ecur përpara drejt një të ardhmje më të mirë për të tjerët. Shpresoj se do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha organizatat. Ne e vlerësojmë veçanërisht rolin e pakicave kombëtare dhe kontributin e tyre si organizata të vlefshme që në këtë  simpozium ngritën çështjen e të pagjeturve. Më vjen mirë veçanërisht që kolegët e mi nga ICY dhe MP janë të pranishëm në këtë tubim.

  Pas pjesës së parë të simpoziumit dhe prezantimit të pjesëmarrësve të nderuar, u shfaqën fragmente të filmit “Zoti na dhëntë paqe!”, xhiruar për HRT-1996, të cilët ju dërguan “Letër nënave serbe”.

Prezantimin e radhës e mbajti prof. Ante Nazor, drejtor i Qendrës Kroate përkujtimore dhe dokumentuese, e cila merret me dokumentacion nga lufta atdhetare në nivel shkencor. Ai prezantoi faktet për kontributin e pjesëtarëve të pakicave kombëtare në Luftën Atdhetare, të cilët u dëshmuan jo vetëm si mbrojtës, por edhe si pjesmarrës në mënyra të tjera në krijimin dhe mbrojtjen e Republikës së Kroacisë. Ai vuri në dukje se një numër i madh i veteranëve ishin nga pakica kombëtare serbe, nga pakica boshnjake dhe shqiptare, si dhe nga pakicat e tjera që mbronin Kroacinë në të gjitha nivelet – nga pushkët e deri tek ambulancat. Duke u paraqitur në pjesën e dytë të simpoziumit, ai deklaroi se kërkimi i trishtë i personave të zhdukur është një çështje shumë e dhimbshme e qytetërimit, e cila nuk është zgjidhur as pas 30 vitesh. Kërkohet një numër i madh i personave të zhdukur në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, nuk është e qartë se si hesht Beogradi, megjithëse ka një arkiv dhe njerëz përgjegjës që prej vitesh nuk i janë përgjigjur pyetjes për të zhdukurit dhe shkakun kryesor të vuajtjeve. Është politika e Serbisë së Madhe.

Për kontributin e hollësishëm të pakicave kombëtare në Luftën Atdhetare, prof. Dr. Jakša Raguž nga Instituti Kroat i Historisë, prezantoi kontributin e pakicës kombëtare shqiptare gjatë Luftës së Atdhetare të Republikës e Kroacisë.

-Në mbrojtjen e Kroacisë, shqiptarët dhanë një kontribut të madh në radhët e policisë dhe vullnetarëve kroatë dhe ndihmë të madhe materiale dhe financiare. Sipas të dhënave të vitit 1991, ishin regjistruar zyrtarisht 12 mijë shqiptarë, por numri ishte shumë më i lartë për shkak të statusit të tyre të parregulluar. 2832 veteranë shqiptarë të ushtrisë kroate morën pjesë në të gjitha fushat e betejës kroate – nga Vukovari në Dubrovnik, dhe gjatë çlirimit të kazermave të para të APJ-së në Zagreb mori pjesë Tom Kaçinari.

Në vitin 1991, 9000 rekrutë shqiptarë u larguan nga APJ, shumë shkuan në vende të treta dhe pjesa tjetër u rreshtua në anën e ushtrisë dhe policisë kroate. Duhet theksuar se edhe shqiptarë të tjerë, zejtarë dhe bukëpjekës, ndihmuan shumë gjatë luftës dhe si të tjerët që ishin në të gjitha strukturat dhe dhanë një kontribut të madh në mbrojtjen e Republikës së Kroacisë.

Simpoziumi shkencor u pasurua me programin kulturo-artistik te grupit  të vallëzimit “Ilirët”,  udhëhequr nga aktori e narratori romak Antonio Agostini. Ata interpretuan shfaqjen – “Luftëtarja Teuta”, duke portretizuar momentet fatale të Mbretëreshës Teuta – si një luftëtare që luftoi për mbijetesën e Ilirisë, kundër Romës dhe Greqisë së fuqishme, siç vullnetarët shqiptarë luftuan duke mbrojtur Kroacinë.

Në të njëjtën kohë, ajo simbolizonte luftën e familjeve të të zhdukurve, të cilët prej vitesh janë përballur me pengesa të ndryshme gjatë hulumtimit.. Skena artistike u realizua me shoqërimin muzikor të “Fortuna”, kompozitorit gjerman Carl Orff – “Carmina Burana”.

Programi i konferencës shkencore vazhdoi me prezantimin e situatës reale të të pagjeturve, të prezantuar nga Ivona Paltrinieri – Drejtore e Drejtorisë për të Paraburgosurit dhe Personat e Pagjetur dhe Ana Filko.

Ana Filko nga  Drejtoria për të Paraburgosur dhe Persona të Zhdukur foli  për kërkimin e personave të zhdukur gjatë agresionit serb në Kroaci në vitin 1991. Janë regjistruar 18.000 dhe Republika e Kroacisë ka nisur menjëherë kërkimin e të zhdukurve. Ata formuan dy komisione për personat e zhdukur dhe të paraburgosur, të bashkuar në një komision. Gjatë vitit 1996 u bë shkëmbimi i fundit dhe u liruan 7815 të paraburgosur dhe aktivitet parësor u bë kërkimi i personave të zhdukur. Shpërndarja e varrezave masive është treguesi më i mirë i agresionit që ka pësuar Kroacia. Varret e para masive u ndërtuan në vitin 1991 në rajonin e Danubit dhe në Banovinë. 1852 persona janë ende në kërkim. Vështirësia në dehumanizimin e njerëzve është tipari kryesor i varrezave masive dhe pas 30 vitesh agresion, problemi është gjetja e tyre.

Pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare të Republikës së Kroacisë, 16 persona, u gjetën në një varr masiv në Bogdanovci, i cili u zbulua në vitin 2002.

Pas prezantimit u shfaq një insert nga filmi “Zoti na dhëntë paqe”.

Ivona Paltrinieri – Drejtoresha e Drejtorisë për të Paraburgosur dhe Persona të Zhdukur foli për modelin kroat të kërkimit të personave të pagjetur. – Që nga viti 1991, Administrata ka zhvilluar “modelin kroat të kërkimit të personave të zhdukur”, me përvoja pozitive me organizatat ndërkombëtare, duke respektuar përvojat, si dhe karakteristikat gjeopolitike, kulturore dhe të tjera të Republikës së Kroacisë. Modeli kroat nuk është i zbatueshëm vetëm në situata konflikti të armatosur, por edhe në të gjitha rastet e tjera.

Ky model koordinohet me të gjithë ata që punojnë në përcaktimin e fatit të personave të zhdukur: regjistrimin, mbledhjen e njohurive për ta, vendndodhjen e varreve masive dhe individuale, zhvarrosjet e varreve masive dhe individuale, identifikimin e eshtrave, varrimin e viktimave të identifikuara. Me shumë përpjekje në vitin 2021 u gjet një varr masiv me 11 persona.

– Më e rëndësishmja është informacioni i saktë. Ne bashkëpunojmë me policinë dhe sistemin e inteligjencës, kërkojmë nga kushdo që ka informacion të raportojë përmes linjës sonë anonime. Jemi pajisur me një laborator që na ndihmon të identifikojmë mbetjet.

Bashkëpunimi dypalësh për të arrestuarit dhe personat e zhdukur është vendosur me Bosnje dhe Hercegovinën, Serbi dhe Malin e Zi. Ne nuk kemi nënshkruar marrëveshje me Republikën e Kosovës. Pala kosovare ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar, ky bashkëpunim do të bazohet në anën teknike. Organizatat ndërkombëtare na kanë ndihmuar të arrijmë eshtrat e personave të identifikuar nga programi i UNDP-së, si dhe duke punuar ngushtë me familjet e të zhdukurve.

Samira Kraić -ICMP, Zëvendëse e Shefit të Programit të Ballkanit Perëndimor – Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, falënderoi organizatorët që ju dha rasti të flasë për personat e zhdukur dhe përfshirjen e tyre në ICMP. Komisioni Ndërkombëtar është krijuar në vitin 1996 në Sarajevë, po atë vit kur u realizua filmi “Muri i dhimbjes” i  regjisores Shenida Bilallit,  odhe fron mbështetje për familjet e personave të zhdukur dhe krijon strategji dhe institucione.

– Është konstatuar se rreth 40 mijë persona të zhdukur janë nga territori i ish-Jugosllavisë. ICMP ka zgjeruar punën e saj për të ruajtur strukturat, me synimin për t’i marrë ato shtete përgjegjëse, për të mbrojtur qytetarët e tyre dhe për t’u dhënë atyre një përgjigje.

Sipas ligjit penal, çdo varr i gjetur trajtohej si skenë krimi. Ne mblodhëm prova dhe ua dorëzuam familjeve të të zhdukurve dhe pas zhvarrosjes kemi dorëzuar si prova një numër të madh të krimeve të luftës, jo vetëm para gjykatës ndërkombëtare, por edhe para gjykatave vendore.

Bashkëpunojmë me Kroacinë që nga viti 1996 dhe kemi dhënë donacione të mëdha dhe ndihmë profesionale për grupet e viktimave, arsimin, laboratorët dhe analizat e ADN-së, dhe më shumë.

– Deri më tani janë bërë  70 qind identifikime të të zhdukurve, të gjetur përmes  projektit të përbashkët të identifikimit, në bashkëpunim me Kroacinë, e cila gjithashtu mbledh mostra referencë. Vetëm me këtë projekt deri më tani janë zgjidhur 667 raste.

Gjëja më e rëndësishme është gadishmëria dhe bashkëpunimi i familjeve përtej kufirit, për hir të familiarve të tyre të dashur. Dhe përgjigjet janë gjithmonë jashtë këtyre vendeve ku ndodhen.

 Në vazhdim të programit su shfaq një rrëfim filmik – insert nga filmi “Muri i dhimbjes”, nëna Šoljiq, e cila gjatë Luftës së Atdheut humbi katër djem dhe një dhëndër.

Në mesin e pjesëmarrësve të programit ishte një person i dashur si përfaqësuese e personave të zhdukur në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila lufton në emër të nënave, grave, vajzave dhe për vite me radhë në kërkim të njerëzve të dashur, por është edhe nënë e një djali të zhdukur dhe bashkëshorti. Ajo është nënë nga Srebrenica, një qytet ku u krye gjenocid ndaj burrave dhe djemve boshnjakë të moshës 13 deri në 77 vjeç në verën e vitit 1995, në të cilin u vranë 8,372 burra. Sot në Srebrenicë ka  varreza.

Munira Subašić, presidente e Lëvizjes së Nënave të enklavave të Srebrenicës dhe Žepës,

falënderoi organizatorët. Duke deklaruar se ligji dhe drejtësia nuk janë të njëjta, kanë kaluar 26 vjet dhe nënat nga Srebrenica janë ende në kërkim të së vërtetës dhe në kërkim të drejtësisë. Ajo ka uruar që të gjitha nënat kudo që i përkasin, të gjejnë eshtrat e djemve të tyre dhe t’i varrosin dhe të vënë një shenjë.

Munira tha: – Nëse një njeri nuk gjen të tijat, varrosi dhe vendos një shenjë, nuk mund të vërtetoj kurrë se ata kishin dikë të tyren. Sa më shumë që ka dallim mes të gjallëve dhe të vdekurve, aq më i madh është dallimi midis të vdekurve dhe të zhdukurve. Gjithkush ka të drejtën e një vdekjeje dinjitoze dhe të regjistrohet se ka ekzistuar. “Prandaj ne nënat që humbëm fëmijët tanë, barrën më të madhe e mbajtëm mbi shpinë, këtë e them në emër të nënave, grave, vajzave, motrave dhe të gjitha grave që arritën të dëshmojnë se në Srebrenicë është bërë gjenocidi”, tha Munira.

 – Ne po dëshmojmë në Hagë në gjykata dhe nuk na tërhoqi urrejtja dhe hakmarrja. Kuptuam se të gjitha nënat, jane  nënat pa dallim emri, kujt i përkisnin, ishin serbe, kroate, boshnjake, shqiptare, rome, ato janë thjesht nëna. Dhe çdo njeri që shan një nënë, le ta dijë se ka fyer nënën e tij.

 “Nënat e Srebrenicës” ia dolëm të dëshmojmë përmes aktgjykimeve të ndryshme se në Srebrenicë është kryer gjenocid, kemi arritur të ndërtojmë një Qendër Përkujtimore në vendin e krimit, ku vijnë mijëra njerëz, ku janë varrosur eshtrat e të dashurve tanë dhe kush mundet. mos thuaj – “Kjo është e kaluara”.

Duhet të kujtojmë, sepse në vitin 1995, në Bosnje dhe Hercegovinë 5500 fëmijë mbetën pa të dy ose pa një prind. Fëmijët e lindur pas vdekjes së babait  dhe nuk kanë as fotografi, por ne nënat kemi arritur t’i rrisim fëmijët pa urrejtje dhe hakmarrje. Shumë fëmijë të BiH kanë parë se si u merren baballarët, vëllezërit e tyre u vranë, nënat e tyre përdhunohen, por nuk kanë urrejtje në to, ndërsa në anën tjetër të atyre që kryen gjenocid, fëmijët e tyre ende jetojnë në gënjeshtra. Ata nuk e dinë të vërtetën.

Ne ende po luftojmë për të gjetur eshtrat e të dashurve tanë dhe për të nxjerrë kriminelët para drejtësisë. Djali im nuk është zhdukur, dikush e di se kush e ka marrë nga Potoçari. E di që një biznesmen nga Serbia është duke fjetur  qetë, edhe pse ai  mban në shpirtin e tij djalin tim, të cilin e varrosa në Potoçari në vitin 2013. Kanë gjetur dy kocka të vogla, por unë jam e lumtur, kam gurin e varrit të tij dhe po flas me të. Por – çfarë do të bëjë një nënë që nuk gjen asnjë kockë, nuk ka mbishkrim varri dhe nuk mund të provojë se ka pasur ndonjëherë një djalë.

Kur lindëm fëmijë, i lindëm me duar, këmbë dhe kokë dhe tani kemi një ose dy kocka të tyre. Kriminelët e bënë këtë për të fshehur çdo gjurmë në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe ende nuk janë dënuar, por njerëzit që dinë gjithçka mund të ndihmojnë në dënimin e tyre përmes gjyqësorit dhe prokurorisë.

Sonte ndihem shumë mirë këtu sepse kemi të rinj, ata që e organizuan këtë event dhe i lamë të vazhdojnë.

Në Srebrenicë, 552 nëna u zhvendosën në një botë më të mirë, por nuk gjetën asnjë kockë të vetme. Prandaj i kërkoj të gjithë politikanët, gazetarët, njerëzit e mirë nëse dinë për një vend – më njoftoni, ndihmojeni një nënë të vdesë në paqe. Shumë organizata  na ndihmuan por ITP bëri më shumë. Ata punuan me familjet tona, gjetën eshtrat, morëm mbiemrat dhe emrat  e tyre. Kemi 6554 të dashurit tanë të varrosur në Potoçari. Është shumë e rëndësishme kur e varrosim dikë me emër e mbiemër dhe nuk ka rëndësi nëse e varrosim me një apo dy kocka, sepse shpirti shkon aty ku e meriton – e përfundoi nana nga Srebrenica  historinë e saj tronditëse.

TEUTA MASHTRUESE – SHKARJE

Shumë njerëz të dashur u larguan nga kjo zonë dhe pa ditur ku jane, ashtu regjisorja dhe koreografjai shfaqjes Shenida Bilalli tregoi zhdukjen e Teutës d.m.th. të përsëritja nëpër fatet e shumë viktimave gjatë luftës.

 Në skenën – Teuta e mashtruar është shfaqur me shoqët e saj me këngën “Baresha”, të realizuar nga Nexhmija Pagarusha. Me rrahjen e daulleve të forta, dolën ushtarë romakë dhe një rrëfyes, i cili tregoi se çfarë ndodhi me Teutën pas tradhtisë së burrit të dashur, komandantit të Marinës Ilire, Demeter Hvaranin.

Romakët e detyruan Teuten  të abdikonte dhe erdhën në Risan me qëllim që të hakmerreshin ndaj saj. Thuhet se Teuta krenare para ardhjes së legjionarëve romakë, u hodh nga shkëmbi. Sipas një legjende tjetër Teuta u kap, u poshtërua, u përdhunua, e u vra duke e ehdhur nga  shkëmbi dhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku është varri  i saj ., ashtu si edhe vdekja e shumë të rinjve dhe të rejave që u zhdukën gjatë luftës në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Dr. Haki Kasumi, historian dhe kryetar i Këshillit Koordinues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjeve të Personave të Zhdukur në Kosovë gjatë Luftës së 1998-99, raportonte nga Prishtina, se vlerësohet se në luftën e Kosovës janë zhdukur më shumë se 1700 shqiptarë. Mirëpo, për shkak të vështirësive të dukshme teknike, ai nuk arriti të lidhej online dhe të tregonte të vërtetën për Kosovën .

Programi vazhdoi me një reminishencë të një inserti filmik nga filmi “4 histori dhe një luftë” – një nënë kroate që kaloi nëpër të gjitha gërmimet në Kroaci për të gjetur fëmijën e saj. Štefica Krstić gjeti kafkën e djalit të saj me eshtrat e bagëtive të zhdukura.

“ILIRKE” – NËNA TEREZA

 “Ditët e Mbretëreshës Teutë 2021” vazhdoi me shfaqjen “Nënë Tereza dhe siluetat e të zhdukurve” të grupit të vallëzimit “Illyrian” me himnin e Nënë Terezës, kompozuar nga Lorenzo Antonio. interpretuar nga këngëtarja më e njohur shqiptare e operës Inva Mula, me koreografi të Shenide Bilallit. Vallja i kushtohet familjeve të të zhdukurve. Po ashtu programi artistik u mbush me interpretimin poetik të aktores së njohur kroate Kostadinka Velkovska, në rolin e humanistes së madhe dhe nobelistes Nënë Tereza, shqiptares më të njohur në botë që dërgoi “Mesazhin”.

Nuk jam i sigurt se si do të duket saktësisht parajsa kur të vdesim dhe kur të vijë koha që Zoti të na gjykojë dhe të pyesë: “Sa të gjëra të mira kemi bërë në jetë?’ Tashmë, sa dashuri kemi investuar për fqinjët tanë të sëmurë e të pafuqishëm… “Nënë Tereza

KOSTADINKA VELKOVSKA NDEROHET ME ÇMIMIN  “MBRETËRESA TEUTA”

 Ne fund programit “Mbretëresha e Teutës”, 18 vjeçe, tradicionalisht nderon me çmimin “Mbretëresha e Teutës” femrat më të suksesshme të vitit. Çmimin  për vitin 2021e mori Kostadinka Velkovska, aktore e njohur kroate nga pakica kombëtare maqedonase, për kontributin e saj të madh në pakicat kombëtare dhe integrimin e grave në Kroaci.

Kjo ngjarje e madhe përfundoi me prezantimin e trishtë të videos me mesazhin e simpoziumit “Ku janë të dashurit tanë”, me regjisore dhe skenariste Shenide Bilallin, e cila është simbol i shoqatave në kërkim të më të dashurve të tyre – Aleanca e Personave të Zhdukur në Kroacia. Autori i muzikës është Tonçi Huljiq, interpretues është Maksim Mrvica, ndërsa në video janë anëtarët e familjeve të veteranëve të zhdukur kroatë.






				

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.