Ditët e Mbretëreshës Teuta 2021 “Ku janë të dashurit tanë dhe kontributi i pakicave kombëtare në Kroaci”

08/02/2022
Autor: Iliria
64 pregleda

Mbahet simpoziumi “Ku janë të dashurit tanë

dhe roli i pakicave kombëtare në Luftën Atdhetare në Republikën e Kroacisë “

                           Shkruan: Kujtim Morina, Shenida Bilalli, Katrina Rožić

Në 10 Dhjetor 2021, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, në Shtëpinë e Gazetarëve në Zagreb, u mbajt aktiviteti kulturor dhe simpoziumi shkencor ndërkombëtar “Ditët e Mbretëreshës Teuta 2021” – “Ku janë të dashurit tanë dhe kontributi i pakicave kombëtare në Kroaci”, në kujtim të viktimave të zhdukura me mesazhin “Na ndihmoni të gjejmë të dashurit tanë”.

U mblodhën të afërmit e të zhdukurve dhe viktimave civile të Luftës së Atdheut, politikanë, historianë, ekspertë, përfaqësues të institucioneve kroate dhe ndërkombëtare, Qyteti i Zagrebit, Ambasada Amerikane, pjesëtarë të pakicave kombëtare në Republikën e Kroacisë, artistë etj.

 Aktiviteti tematik ndërkombëtare u organizua nga Klubi i Grave Shqiptare të Kroacisë “Mbretëresha Teuta” me mbështetjen e Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë dhe Shoqatës së Familjeve të Veteranëve të Paraburgosur dhe të Zhdukur me mbështetjen e Ministrisë kroate për Veteranët.

Në  prani të përfaqësuesve të lartë qeveritarë dhe përfaqësues të institucioneve, u mbajtën 10 prezantime ekspertësh nga ekspozues të njohur kroatë dhe ndërkombëtarë: Darko Nekiq – Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Veteranëve Kroatë, në emër të Qeverisë Tomo Medved, Zëvendëskryeministër dhe Ministrër e Veteranëve Kroatë; Suzana Havelka Noršić, Shefe e Departamentit për Kujdesin e Veteranëve Kroatë dhe anëtarëve të familjeve të tyre; Ante Nazor – Qendra Kroate e Dokumentacionit Memorial; Ivona Paltrinieri – Drejtoreshë e Drejtorisë për të Paraburgosurit dhe Personat e Zhdukur; Samira Kraić – Komisioni Ndërkombëtar i ICMP për Personat e Zhdukur; Konsulli i Ambasadës Amerikane në Kroaci, Cameron Scott Millard; Kryqi i Kuq Kroat – Zyra Kombëtare e Shërbimit të Kërkimit të udhëhequr nga Vesna Krivošić, Tom Kaqinar, përfaqësues të luftëtarëve shqiptarë në Kroaci; Shenida Bilalli, regjisorja e filmit  “Muri i dhimbjes” dhe e videoklipit “Ku janë të dashurit tanë”, kryetarja e “Mbretëreshës Teuta”; Ljiljana Alvir, kryetare e Shoqatës së Familjeve të Veteranëve Kroatë të Ndaluar dhe të Zhdukur dhe përfaqësues të pakicë kombëtare shqiptare.

Qëllimi i këtij aktiviteti rajonal ishte për të treguar kontributin e pakicave kombëtare gjatë Luftës së Atdheut në Kroaci si dhe inkurajimi për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit të veteranëve kroatë të zhdukur dhe civilëve e pjesëtarëve të pakicave kombëtare, me anë të dialogut konstruktiv të pjesëmarrësve nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia.

Programi “Ditët e Mbretëreshës Teuta 2021 – Ku janë të dashurit tanë” – nisi në mëngjes me vendosjen e kurorave në monumentin “Zëri i viktimës kroate” – “Muri i dhimbjes”. U vendosën kurora me lule e u ndezën qirinj nga kryetarja e “Mbretëreshës Teuta” dhe autore e filmit “Muri i dhimbjes” – Shenida Bilalli, si dhe nga kryetarja e Aleancës së Familjeve të Zhdukura, Ljiljana Alvir. Delegacionet e “Mbretëreshës Teuta” dhe Aleancës së Personave të Zhdukur të Republikës së Kroacisë vendosën një kurorë lulesh dhe ndezën qirinj në Kryqin Qendror në Rrugën e Veteranëve të Vrarë të Luftës së Atdheut në Kroaci.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.