Diplomacia Shqipëri–Kroaci: Donika Hoxha mori detyrën si ambasadore në Zagreb

16/07/2025
Autor: Iliria
481 pregleda

Pritja u mbajt në ambientet luksoze të Met Boutique Hotel, i vendosur në zemër të Zagrebit, në rrugën Praska. Hoteli, i hapur në vitin 2023, është vepër e arkitektit të njohur Lulzim Kabasi, ndërsa mikpritës i mbrëmjes ishte z. Ahmet Ulaj, sipërmarrës i njohur shqiptar dhe pronar i kompanisë Gener 2. Të ftuarit shijuan një ofertë të shkëlqyer çaji, që pasuroi atmosferën e ngrohtë dhe mikpritëse të mbrëmjes.

 Zagreb, 15 Korrik 2025 — Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kroaci organizoi një pritje solemne me rastin e ardhjes së ambasadores së re, Sh.S.Z. Donik

a Hoxha, e cila dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović.

Pritja u mbajt në ambientet luksoze të Met Boutique Hotel, i vendosur në zemër të Zagrebit, në rrugën Praska. Hoteli, i hapur në vitin 2023, është vepër e arkitektit të njohur Lulzim Kabasi, ndërsa mikpritës i mbrëmjes ishte z. Ahmet Ulaj, sipërmarrës i njohur shqiptar dhe pronar i kompanisë Gener 2.

Të ftuarit shijuan një ofertë të shkëlqyer çaji, që pasuroi atmosferën e ngrohtë dhe mikpritëse të mbrëmjes.

Ambasadorja e re, Donika Hoxha, e njohur për karizmën, afërsinë dhe përvojën e saj të pasur diplomatike, ka shërbyer më parë si ambasadore në Bullgari. Gjatë mbrëmjes, ajo theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kroacisë, me fokus të veçantë në bashkëpunimin kulturor, lidershipin e grave dhe projektet e përbashkëta.

Në pjesën joformale të mbrëmjes, ambasadorja zhvilloi një bisedë me Shenida Bilalli, kryetare e Klubit të Grave Shqiptare në Kroaci – Mbretëresha Teuta dhe kryeredaktore e revistës Iliria. Me këtë rast, znj. Bilalli i dorëzoi ambasadores një kopje të botimit dygjuhësh të revistës Iliria, e cila botohet prej 19 vitesh pa ndërprerje. Revista, e cila publikohet në gjuhën shqipe dhe kroate, është një urë mediatike e rëndësishme që dokumenton tema kulturore, shoqërore dhe historike të komunitetit shqiptar në Kroaci.

Në fjalën e saj, ambasadorja Hoxha shprehu mirënjohje të thellë për komunitetin shqiptar në Kroaci, duke theksuar:

“Ju jeni ambasadorë të vërtetë të Shqipërisë – njerëz që keni hapur rrugën, keni ruajtur dinjitetin dhe keni përfaqësuar me krenari identitetin shqiptar në Kroaci. Diaspora shqiptare është një pasuri e çmuar, një urë lidhëse mes dy vendeve tona, dhe një zë i fuqishëm i kulturës, historisë dhe vlerave tona në botë.”

Gjatë pritjes u paralajmërua edhe botimi i ardhshëm i revistës Iliria, i cili do t’i kushtohet grave në diplomaci, projekteve kulturore të komunitetit shqipt

ar në Kroaci dhe temave historike që lidhen me Mbretëreshën Teuta. Revista do të vazhdojë të botohet në format dygjuhësh – në shqip dhe kroatisht – dhe do të jetë e disponueshme si në versionin digjital ashtu edhe në atë të shtypur.

Mbrëmja u zhvillua në frymën e respektit të ndërsjellë, hapjes dhe optimizmit, duke dëshmuar se diplomacia nuk njeh kufij kur mbështetet në dialog, kulturë dhe vlera të përbashkëta.


 

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.