Çmimi “Mbretëresha Teuta 2025” iu nda Stipe Mesićit, Ministrisë së Arsimit, Qytetit të Zagrebit, dramaturges së Teatrit Kombëtar dhe mësueses së parë shqiptare në Kroaci

26/11/2025
Autor: Iliria
216 pregleda

Këtë vit, çmimi iu akordua ish-presidentit të Kroacisë Stipe Mesić, Ministrisë së Arsimit, Qytetit të Zagrebit, dramaturges së Teatrit Kombëtar Sanja Ivić, si dhe Nurije Avdiut, mësueses së parë të gjuhës shqipe në Kroaci. Laureatët u vlerësuan për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në forcimin e miqësisë shqiptaro-kroate dhe promovimin e vlerave kulturore, arsimore dhe njerëzore.

Ceremonia u mbajt në Shtëpinë e Gazetarëve dhe mblodhi personalitete të shquara nga fusha e diplomacisë, kulturës dhe politikës, përfshirë ambasadorë, ish-krerë shtetesh dhe figura të njohura publike. Ngjarja u pasurua me ekspozitë artistike, kumtesa shkencore dhe performanca kulturore, ndërsa skenari, regjia dhe koreografia mbanin firmën e Shenida Bilallit.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.