Kohëve të fundit Shqipëria po përballet me sulme të forta kibernetike, të cilat janë identifikuar se vijnë nga Irani. Ky shtet i ka mohuar këto pretendime, por kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi se është vërtetuar se këto sulme janë nga ky vend.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Departamenti Anmerikan i Shtetit lajmron me një komunikatë të shkurtër për media, sekretari Blinken ka dënuar sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë.
Një sulm i tillë, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, pason sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, nga ana e Iranit me 15 korrik.
Sekretari Blinken citohet të ketë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri si aleatë të NATO-s, për sigurinë rajonale.