Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci dr. Martin Berisha me ngrohtësi dhe respekt priti shqiptarët e Kroacisë.

08/02/2022
Autor: Iliria
106 pregleda
Zoti Martinaj gjatë fjalës së rastit tregoi respekt ndaj te gjithëve. Në fund të evementit, të gjitha femrave , personalisht, ju shpërndau nga një lule.

Më 17 janar 2022,  në selinë e Ambasadës me adresë: Antuna Nemčića 7, në Zagreb, me rastin e përkujtimit të Flakës së Janarit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci organizoi një bashkëbisedim të Ambasadorit dr. Martin Berishaj me bashkatdhetarët, përfaqësuesit e shoqatave dhe bashkësive shqiptare në Republikën e Kroacisë.

Ambasadori dr. Berishaj theksoi se “Marrëdhëniet e Shtetit të Kosovës dhe Kroacisë do të mbështeten në shtylla të forta politike, ushtarake, arsimore dhe pa dyshim në hapjen e derës Kosovës për investime kroate dhe anasjelltas ato të Kosovës në Kroaci.

Komuniteti shqiptar në Kroaci ka  shpresa të mëdha që prof.dr. Martin Berisha, një intelektual i vërtetë, në mandatin e tij do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes dhe për një status më të mirë të shqiptarëve të Kroacisë, duke zgjedhur personat adekuatë për të na përfaqësuar dhe prezantuar. Gjithashtu, ai do tu japë vlerat dhe mirënjohjet e duhura në çdo aspekt të jetës, intelektualëve të vërtetë që e meritojnë.

Besojmë se me autoritetin e tij do të ndalojë familjarizimin e klaneve analfabete, uzurpuesë të pozitave, pa arsim, dituri e vlera të vërteta, si dhe korrupsionin mbizotërues, i cili po ndan shqiptarët e ndershëm në Kroaci.

Zoti Martinaj gjatë fjalës së rastit tregoi respekt ndaj te gjithëve. Në fund të evementit, të gjitha femrave , personalisht, ju shpërndau nga një lule.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.