Teutat vizituan Gjirokastrën- nga Kalaja e Argjiros deri te Shtëpia e Ismail Kadaresë

14/09/2026
Autor: Iliria
92 pregleda


Anëtaret e Klubit të Grave Shqiptare të Kroacisë dhe klubit ndërkombëtar “Mbretëresha Teuta”, pas shumë kohësh dhe me shpenzimet e veta, vendosën të vizitojnë Shqipërinë: Gjirokastrën,Beratin, Sarandën dhe Korfuzin. Ishte një udhëtim kulture, identiteti dhe përjetimi të thellë shpirtëror. Deri në Gjirokastër udhëtuam me orë të tëra, duke kaluar male, lugina, fshatra dhe qytete që zhdukeshin sikorniza të një filmi të gjatë. Shqipëria na befasonte në çdo hap: me malet e mbuluara me borë, kodrat e gjelbra, liqenet e kaltërta, shtëpitë e bardha dhe lumenjtë që shkëlqenin në diell.

Gjatë rrugës më lindte pyetja: Pse Ismail Kadare e deshi kaq shumë Gjirokastrën? Pse për të ishte jo vetëm vendlindje, por mit, kujtim dhe frymëzim? Përgjigjja u shfaq kur para nesh u hap panorama e qytetit. Çatitë prej guri të hirtë shkëlqenin si një dantellë e imët, duke krijuar përshtypjen se i gjithë qyteti ishte endur nga i njëjti gur fisnik. Kjo bukuri mistike i përket vetëm
Gjirokastrës -qytetit që merr frymë me historinë dhe heshtjen e gurit.

Guri i Gjirokastrës nuk është vetëm gur. Është karakter. Identitet. Histori.

Kalaja e Argjiros – monumentqë mban shekuj
Edhe pse të lodhura nga rruga e gjatë, u gjallëruam sapo shkelëm në shesh. U ngjitëm nëpërrrugicat e pjerrëta prej guri, të mbushura me suvenire dhe aromën e qytetit të vjetër, drejt kalasë që qëndron mbi Gjirokastër si njëmbretëreshë e heshtur. Muret e saj të errët prej guri ruajnë shekuj betejash dhe legjendash. Para nesh shtrihej

Guri i Gjirokastrës nuk është vetëm gur. Është karakter. Identitet. Histori.

Gjirokastra si një qilim i madh prej guri: çatitë e hirtë, rrugicat e ngushta dhe shtëpitë e larta që ngrihen si kulla të kohës. Kalaja e Argjiros, një nga më të mëdhatë në Ballkan, njihet për topin e madh, muzeun e armëve dhe panoramën që të lë pa frymë.Sipas legjendës, fisnikja Argjiro u hodh nga shkëmbi për të mos rënë në duart e osmanëve – një histori që ende jeton mes banorëve të qytetit.

Pazari i Vjetër –

Rruga prejguri që ruan zanatet Sheshi qendror, i gërshetuar me dhjetëra sokakë dhe i shtruar me gurë të lëmuar, ishte plot jetë. Dyqanet ofronin veshje moderne, por edhe kostume
tradicionale. Nëpër stenda mbizotëronin plisi, kostumet popullore, qiftelitë dhe punimet artizanale të jugut të Shqipërisë.

Mjeshtri Tefik – ruajtësi i plisit-
Në një nga dyqanet më të veçanta takuam mjeshtrin Tefik, i cili prej 40 vitesh punon plisa tradicionalë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. “Çdo plis kërkon orë të tëra pune”, tha me krenari, duke treguar leshin e bardhë dhe lëvizjet e saktatë duarve. “Ky zanat, fatkeqësisht, po shuhet.” Dyqanet ishin të rreshtuara njëri pas tjetrit, me vitrina të kthyera nga rruga. Valëviteshin flamujt shqiptarë, shkëlqenin stolitë filigrane, qilimat e punuar me dorë, gdhendjet në dru dhe instrumentet muzikore. Sheshi dhe shtëpitë që tregojnë histori

Sheshi rrethohet nga shtëpitë e vjetra gjirokastrite,të njohura për arkitekturën e tyre unike: kulla të
arta prej guri, ballkone druri, dritare të vogla dhe çati prej guri të sheshtë që shkëlqejnë në diell. Çdo shtëpi ruan historinë e familjeve, tregtisë dhe zanateve. Bodrumet janë të futura në shkëmb,
ndërsa katet e sipërme zgjaten jashtë, duke krijuar përshtypjen se qëndrojnë pezull mbi rrugë. Druri
dhe guri bashkohen në harmoni të përsosur Duke ecur nëpër shesh, dukej sikur kishim hyrënë të kaluarën.

Shijet e Gjirokastrës
U ulëm në një restorant dhe provuam specialitetet e Gjirokastrës. Kamerierët e rinj, të sjellshëm dhe shumëgjuhësh, na ofruan espresso, kafe turke nëxhezve bakri dhe sultjash në enë balte. Gjirokastra njihet për traditën e saj tëveçantë kulinare, që bashkon shijet e jugut, kuzhinën malore dhe ndikimin osman.

Gjatë tryezës provuam:
Qifqi – toptha orizi me vezë dhe nenexhik, tëpjekur pa vaj; simbol i qytetit. Pasha qofte – supë kremoze me mish, vezë, oriz dhe limon. Oshaf -ëmbëlsirë me fiq të zier në qumësht deleje. Byrek me hithra, patëllxhanë të mbushur dhe tavë me mish qengji dhe kos – specialitet kombëtarShumica e Teutave zgjodhën pikërisht tavën.

Rrugicat e ngushta prej guri
Të mbushura me përshtypje dhe shije të kuzhinës sëpasur shqiptare, vazhduam shëtitjen nëpër rrugicat e ngushta prej guri. Çdo kthesë sillte një pamje tëe: dyer të vjetra druri, qilima të varur, aromë druri dhe tymi. Gjithçka ishte e përkushtuar turizmit – ushqimi, zanatet, ritmi i jetës – ndërsa shitësit mbeteshin të thjeshtë, të qetë dhe jashtëzakonishttë sjellshëm.

Palorto- lagjja që ruan frymëne shekujve
Mbërritëm në lagjen Palorto, një nga pjesët më të vjetra dhe më fisnike të Gjirokastrës, ku ndodhen shtëpia e Ismail Kadaresë dhe kullat aristokratike të familjeve të dikurshme shqiptare. Rrgicat e ngushta, kalldrëmet e pjerrëta, shkallët prej guri dhe pamjet e jashtëzakonshme drejt qytetit dhe kalas e bëjnë këtë vend unik. Kjo zonë, pjesë etrashëgimisë botërore të UNESCO-s, mbartqetësinë dhe dinjitetin e kohëve të shkuara.

Shtëpia e Enver Hoxhës
Në të njëjtën lagje ndodhet edhe shtëpia elindjes së Enver Hoxhës, sot e kthyer në muze etnografik. Palorto është një hapësirë ku historia, kultura dhe politika takohn në një ambient që të kujton një muze të gjallë.

Arkitekturë që të lë pa frymë
Muret e larta prej guri, tavanet prej druri, gdhendjete gurit dhe dhomat tradicionale të pritjes
e bëjnë këtë arkitekturë të pazëvendësueshme në gjithë Shqipërinë. Çdo detaj flet për mjeshtërinë dhe forcën e brezave që ndërtuan një qytet të tërë prej guri.

Shtëpia e Ismail Kadaresë – simbol kulture
Shtëpia e Kadaresë, sot muze, është një nga vendet më të vizituara në Gjirokastër. E hapur
nga ora 9 deri në 19, ajo përfaqëson më së miri arkitekturën gjirokastrite dhe frymën e
shkrimtarit që la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqiptare dhe botërore.

Dhoma qendrore – një ode që të mahnit
Sapo hymë në shtëpi, u gjendëm në dhomën qendrore, një sallon që duket si një dorëshkrimi gjallë. Minderët e gjatë të mbuluar me jastëkë të kuq e të bardhë, qilimat e kuq me motive tradicionale, dritaret e mëdha dhe tavanet e gdhendura krijojnë një atmosferë të ngrohtë, sikur Kadareja sapo ka dalë për pak çaste.

Salloni i madh- vendtakim i kulturës
Në këtë sallon sot mbahen aktivitete kulturoredhe takime letrare. Vizitorë nga e gjithë bota
vijnë për të parë hapësirën ku u formësua imagjinata e Kadaresë dhe ku lindën shumë prej
veprave të tij.

Çasti që lë gjurmë
Në një nga dhomat e qeta, një rreze dielli ra mbi tryezën e mbuluar me kopje dorëshkrimesh.
Atëherë anëtarja e Teutave, Drita, tha me zë të ulët: „Sa bukur do të ishte sikur Kadareja të ishte
këtu… të na fliste për njerëzit, shtëpinë, zakonet…“ Floreneta shtoi me një ngrohtësi që mbushi
dhomën: „Tani jemi dëshmitare të kohës në ë cilën jetoi ky kolos i letërsisë dhe la kaq humë pas.“

Fjalët u shkrinë me heshtjen. Ishte një përjetimqë nuk harrohet.
Në çdo cep të shtëpisë ekspozohen veprat e tij më të rëndësishme, të lidhura me qytetin, fëmijërinë dhe rrugëtimin e tij drejt madhështisë letrare. Vizitorët shpesh kanë ndjesinë sikur bisedojnë me të.

Telefoni që rrëfen histori
Në një vend të veçantë qëndron telefoni i tij – herë gëzim, herë bisedë, e herë ankth: kush do tatelefononte pas asaj që kishte shkruar. Një telefon i thjeshtë, por me peshë të madhe në jetën e shkrimtarit.

Guri i Gjirokastrës nuk është vetëm gur. Është karakter. Identitet. Histori.

Gjirokastra- luks i kulturës
Teutat e lanë Gjirokastrën me zemra të mbushura,të pasuruara me bukuri, traditë, identitet dhe art. Qyteti mbeti pas nesh, ashtu si edhe takimi i shkurtër me veprat e Kadaresë, jo si kujtim, porsi një dritë e brendshme që nuk shuhet. Rruga vazhdoi drejt bukurive të Sarandës, frymëzimittë Beratit, qytetit të një mijë dritareve, dhe ishullit të Korfuzit.

Veprat më të njohura të Kadaresënë muze
Në muze ekspozohen veprat e tij më të përkthyera dhe më të njohura:Kronikë në gur, romani ku Gjirokastra është personazh kryesor, Prilli i thyer,Pallati i ëndrrave – vepra e tij më e fuqishme politike dhe alegorike. Gjenerali i ushtrisë sëvdekur – romani që e bëri të njohur në botë, Dosja H – mbi mitet, historinë dhe identitetin shqiptar, Kush e solli Doruntinën – bazuar në legjendën e njohur shqiptare, Dimri i madh, për prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, dhe shumë botime të tjera. Çdo vepër qëndron si një dritë e vogël e krijimtarisë së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.