Posta e Kosovës nderon  me pullë  postare mijëra qytetarë  të zhdukur gjatë  luftës

15/10/2025
Autor: Iliria
36 pregleda

27 Prill, 2025

Posta e Kosovës ka emetuar një pullë postare për të nderuar kujtimin e mijëra qytetarëve të zhdukur gjatë luftës në Koso

Ky edicioni i është kushtuar Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur dhe përçon mesazhin e kujtesës kolektive, dhimbjes së përbashkët dhe përkushtimit për zbardhjen e fatit të tyre. 

Sipas Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, në fund të konfliktit në Kosovë ishin mbi ‘6,000 persona të zhdukur’, ku një pjesë e tyre u gjetën të gjallë në burgjet serbe. Megjithatë, ende ka ‘rreth 4,500 raste të pazgjidhura’, përfshirë shqiptarë, serbë dhe komunitete të tjera.

Ende ka mijëra persona të zhdukur nga lufta në Kosovë, dhe familjet e tyre vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe informacion për të afërmit e tyre. Sipas të dhënave të fundit, rreth 1,666 persona konsiderohen ende të zhdukur.

 Procesi i gjetjes së mbetjeve mortore përballet me sfida të mëdha, ku përfshihet edhe mungesa e bashkëpunimit nga autoritetet serbe. Megjithatë, përpjekjet për identifikimin dhe zbardhjen e rasteve vazhdojnë, duke mbajtur gjallë shpresën e familjeve që presin lajme për të dashurit e tyre. 

 Pulla postare dhe Zarfi i Ditës së Parë do të jenë në qarkullim postar deri në konsum të plotë, duke shprehur solidaritet me familjet që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.