Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

07/07/2025
Autor: Iliria
156 pregleda

Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Xhelal Sveçla,  zhvilloj një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, ku u prit me nderime nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm kroat, z. Davor Božinović.

Në takimin dypalësh, të dy ministrat diskutuan mbi zhvillimet aktuale të sigurisë në rajon dhe nënvizuan nevojën për forcimin e bashkëpunimit përballë sfidave të përbashkëta. Ata riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe shprehën përkushtimin për thellimin e partneritetit në frymën e vlerave euroatlantike.

Ministri Sveçla po merr pjesë në punimet e Ministerialit të Forumit të Salzburgut, që këtë vit mbahet në Zagreb, nën kryesimin e ministrit Božinović. Ky forum rajonal shërben si platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave dhe koordinimin në fushën e sigurisë, përfshirë menaxhimin e migrimit, luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.