KOMISIONI PËR INTEGRIM EVROPIAN I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
VIZITOI PARLAMENTIN KROAT
Hajdukoviq përshëndeti dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE dhe shprehu mbështetjen e fuqishme personale, si dhe mbështetjen e Komisionit për Çështje Evropiane në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Union. Ai po ashtu theksoi se beson se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës së shpejti mund të bëhet realitet.
Përgatitur nga: Katrina Rozhiq
29.03.2023. Zagreb – Delegacioni i Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës me kryetaren e Komisionit Rrezarta Krasniqi vizitoi zyrtarisht Kroacinë. Gjatë vizitës janë zhvilluar takime me Komisionin Parlamentar për Çështje Evropiane, nënkryetarin e Kuvendit Davorko Vidoviq dhe Komisionin për Politikë të Jashtme.
Nënkryetari i Kuvendit Davorko Vidoviq, shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të Kroacisë në rrugën evropiane të Kosovës. “Ne kemi qenë gjithmonë miq dhe nuk duhet të shqetësoheni për mbështetjen tonë”, tha Vidoviq duke shtuar se duhet bërë një përpjekje e veçantë me Këshillin e Evropës, sepse anëtarësimi në atë institucion nënkupton mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave.
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, falenderoi Kroacinë për mbështetjen e fuqishme që ajo gjithmonë ka dhënë. Ajo po ashtu përmendi se Kosova ka një rrugë të gjatë për të bërë, por shumë është bërë tashmë që nga pavarësia e atij vendi.
Krasniqi me atë rast uroi Kroacinë për hyrjen në eurozonë dhe në zonën Shengen dhe ka theksuar se Kroacia është model për Kosovën dhe e konsideron atë lider në rajon.
Me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend Domagoj Hajdukoviq, njëherësh mikpritës i vizitës së delegacionit të Kosovës, si dhe anëtarët e komisionit Erik Fabijanić, kryetar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërparlamentar, Marko Paviq, kryetari Komisionit për Zhvillim Rajonal dhe Fonde të Bashkimit Evropian, u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe udhëtimin eurointegrues të Kososvës. “Mezi pres bashkëpunimin tonë të ardhshëm dypalësh, i cili është i shkëlqyeshëm, si dhe nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të dy komisioneve tona”, tha Hajdukoviq, duke përshëndetur dorëzimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE. Ai shprehu mbështetjen personale dhe të Komisionit për Çështje Evropiane, në rrugën e Kosovës










