KROACI: Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, thotë se mirëpresin kërkesën e Kosovës për aplikim në Bashkimin Evropian.

19/12/2022
Autor: Iliria
132 pregleda
  • Plenkoviq ka uruar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të vazhdojnë të ofrojnë përkrahje për Kosovën.

“Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe i urojmë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate”, ka shkruar Plenkoviq në Twitter.

 kryeministri, Albin Kurti, i ka dorëzuar Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës në BE.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.