Akademia Alternative PEGASIAN – Shqiperia akreditoj revisten Iliriia nga Zagrebi, me titullin me te lart“Revista Vitit 2017“

15/01/2022
Autor: Iliria
202 pregleda

Shkruan:  Kristaq F. Shabani

 “E shquar, gjatë vitit 2017, për pasqyrimin tematik, publikimin dinamik të veprimtarive të larmishme kombëtare dhe ndërkombëtare të shoqatës “Mbretëresha Teuta”, si dhe për nivelin profillor  në dhënien e kontributit mediatik në drejtimin letrar, kulturor, historik si dhe për shkëmbimin universal të vlerave”.


Tirana. Lidhja ndërkombëtare e poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve”PEGASI” ALBANIA dhe AKADEMIA ALTERNATIVE PEGASIANE gjate  ekzistencës se saj 22 vjeçare i ka dhenë rendësi vlerësimit dhe kontributit.

Ne ketë kontekst, ne vitin 2017, ne kuadër te titullimit vjetor me titujt e larte pegasiane përzgjodhi, midis shume revistave, te cilat dalin ne “hapësirën gjeografike ” te përfshirjes se veprimtarisë se Lidhjes, revistën ” ILIRIA” për titullin”REVISTA E VITIT 2017″.

 Ky titull i larte u vendos me votat unanime te te gjithe anëtareve te AKADEMISE ALTERNATIVE PEGASIANE ( te përfaqësues nga 45 shtete; SHBA, Rumani, Rusi, Greqi, Unitet Kingdom,  Spanjë, Australi,  Brazil, Kaliforni ( USA), Qipro, Danimarkë,  Indi, Itali, Kore e Jugut,  Kosovë, Maqedoni, Shqipëria….

Në Akademinë Alternative Pegasiane janë anëtar Nderi të saj: poeti, shkrimtari i madh  shqiptar Ismail Kadare, prof. Rexhep Qosja, studiues i mirënjohur   si dhe ka qenë poeti  i mirënjohur  Dritëro Agolli.

Midis konkurrencës te fort  rreth 100 revistave letrare, kulturore, artistike të cilat veprojnë në hapësirën e veprimit të Lidhjes, u përzgjodh me votë unanime Revista “ILIRIA”e Klubit të femrave shqiptare nga Kroacia “Mbretëresha Teutë” Zagreb, financuar nga shteti Kroat,me kryeredaktoren të saj, zonjën e nderuar,Shenida Bilalli, gazetare, regjisore, skenariste, së cilës, më datën 22 dhjetor, 2017, në manifestim ndërkombëtare “Festaniada e Titujve Pegasianë”, zhvilluar në Muzeun Historik Kombëtar ne Tiranë, iu akordua titulli i lartë “ REVISTA E VITIT” 2017.

Në një mjedis inkandeshent  me prezencë akademike, intelektuale, pjesëmarrje të gjerë të poetëve, shkrimtarëve, artistëve nga disa vende te Europes, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit te Zi si dhe prezantime artistike të  titulluarve.

Titullin “revista vitit 2017. e dorëzoj e personalisht kryetari i  Akademisë Alatarnative Pegasi AlbAnia  ne emerr te 1200 anatre nga  ter bota.prof. Kristaq F. Shabani, eshte nje emer i mirnjohur  shqiptar  ne boten e shkrimtarëve  te botes,cili   eshte  i  shpallur “Njeriu i vitit 2011” dhe  nga ABI (SHBA), poashtu ishte edhe  Kandidat për Çmimin “NOBEL”- për Paqen për Vitin 2017, i propozuar nga IWA  OHAJO (SHBA),

MOTIVIMI I TITULLIT:

 “E shquar, gjatë vitit 2017, për pasqyrimin tematik, publikimin dinamik të veprimtarive të larmishme kombëtare dhe ndërkombëtare të shoqatës “Mbretëresha Teuta”, si dhe për nivelin profillor  në dhënien e kontributit mediatik në drejtimin letrar, kulturor, historik si dhe për shkëmbimin universal të vlerave”.

Para dorëzimit ceremonial të titullit të lartë nga Presidenti i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA dhe Kryetari i Akademisë Alternative, prof. Kristaq F. Shabani,  u realizua një paraqitje ilustruese për këtë revistë në monitor  si dhe u shfaq filmi- reportazh për zonjën Shenide Bilalli, regjisoren, skenaristen dhe kryeredaktoren e suksesshme në Kroaci, i cili u shoqërua me duartrokitje dhe përgëzime nga auditori  te cilet jane poete, shkrimtare, artiste te niveleve te larte dhe shume prej tyre edhe me tituj e grada te larta shkencore…

Pra kjo reviste u perzgjodh midis shume shume revistave dhe madje per merite edhe te satfit te saj,por ne veçanti te Kryeredaktores se saj profesionale dhe pasionante regjisores, skenaristes, gazetares Shenida Bilalli, e cila pe mese nje dekade drejton kete reviste prestigjioze me nje tematike te larmishme dhe madje ne dy gjuhe shqip dhe kroatisht dhe me nje embleme, simbolike, sikunderse eshte Mbreteresha Teute.

Veprimtaria dhe botimi i kesaj reviste e ka shnderruar Sheniden ne nje “Mbretereshe Teute” ne fushen mediatike dhe perfaqesuese. Eshte nej titullplotesisht i merituar, i cili u dha ne menyre ceremoniale ne nje veprimtari madhore nderkombetare me 22 dhjetor 2017 ne sallen “UNESCO” te Muzeumit Historik Kombetare ne Tirane .

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.