Kroacia dërgon ndihmë humanitare në Shqipëri 1.000,000 kuna

02/06/2021
Autor: Iliria
82 pregleda

Shqipërinë e goditi tërmeti me altidudë 6,4 ball, pasojat e cilit ishin 51 viktima, përfshirë fëmijë, gra dhe të rinj. Më shumë se 900 të tjerë u plagosën dhe një numër i madh personash mbetën të bllokuar në gërmadha. Mijëra njerëz në Durrës, Tiranë dhe Thumanë humbën shtëpitë, familjet dhe mbetën pa strehë. Shumica u dërguan në qendrat sociale në Shqipëri, por një numër i madh i tyre, të, u sistemuan në një stadiumin e futbollit në Durrës, nën tenda. Më ditë ata qëndruan në makina si pasagjerë duke pritur ndihmë. Kolonat e njerëzve të frikësuar kërkuan strehim në Kosovë, ku edhe gjetën mbështetje.

Fati i shqiptarëve të plagosur nga Durrësi është dhimbshëm, i vështirë, familje të tëra janë zhdukur, nga gjyshja tek nipërit e mbesat, nëna të reja me fëmijë janë nxjerrë gjallë por disa prej tyre kanë humbur edhe jetën. Shumë nga të rinjtë të mbetur nën rrënoja, janë nxjerrë me dëmtime të rënda për shëndetin. Ndërmjet viktimave ishte edhe e dashura e djalit të Kryeministrit Edi Rama, të cilën e nxorrën nga rrënojat pa shenja jete.

Ndihmë e presidentes Kroate

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, në telefonatën drejtuar Presidentit Meta, shprehu ngushëllimet e saja për tërmetin që goditi Shqipërinë duke e informuar për solidaritetin e popullit kroat për popullin shqiptar. Informoi Presidentin e Shqipërisë për ndihmën humanitare dhe profesionale që ata dërguan.

Qeveria Kroate dërgon helikopterë dhe ekipe shpëtimi

“Në marrëveshje dy qeverinë dërgoi helikopterë dhe ekipe të specializuara shpëtimi në Durrës, së bashku me një ndihmë humanitare me vlerë prej milion kuna “(rreth 134,000 euro), për të lehtësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti”.

”Gjithashtu, Kroacia ka dërguar në Shqipëri edhe anëtarë të ekipit të ndërhyrjes së Mbrojtjes Civile, të specializuar për operacione kërkimi dhe shpëtimi.

Ndihmë pas pasojave të tërmetit

Përveç Kroacisë, edhe policë ushtarake dhe ndihmës së menjëhershme nga Kosova, ju bashkangjitën edhe vende të tjera të Ballkanit ekipe të specializuara shpëtimi nga Greqia, Gjermania dhe Bashkimi Evropian.

Shqiptarët nga Kroacia ofrojnë ndihmë

Të shqetësuar për atdhetarët e tyre Misioni Katolik Shqiptar dhe shqiptarët në Kroaci, në Kishën Petrova të Zagrebit kanë mbajtur meshën “Lutemi për Shqipërinë”. Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë përshëndeti Ministria Fuqiplotë, znj. Elvira Isufi, e cila informoi të pranishmit se çdo ndihmë, është e nevojshme në momentet e tanishme. Shqiptarët nga Kroacia filluan të mbledhin ndihma financiare dhe humanitare për t’i dërguar ato në Shqipëri. Istria, Varazhdini, Zagrebi, Misioni Katolik Shqiptar e shumë organizata të tjera, por edhe individë.

Deputetja mblodhi në Parlamentin Kroat përfaqësuesit Shqiptarë

Ermina Lekaj Prljaskaj mblodhi në Parlamentin Kroat delegacionin të përfaqësuesve të këshillave dhe shoqatave shqiptare në Kroaci, duke i kushtuar takimit për organizimin ndihmëse lidhur me pasojat e tërmetit në Shqipëri. Në takim morën pjesë shoqata të ndryshme nga Kroacia, si dhe anëtarët e shoqatës “Mbretëresha Teuta”. Përfaqësuesja informoi të pranishmit për koordinimin të deritanishme për të ndihmuar Shqipërinë për pasojat nga tërmeti. Në takim mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Z. Riza Poda.

Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që përmes rrjetit institucional dhe kanaleve zyrtare, kryesisht në bashkëpunim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kroacisë, të sigurohet ndihmë e mëtejshme, duke dërguar një delegacion nga përfaqësues të këshillave dhe shoqatave të pakicës kombëtare shqiptare në Kroaci, i cili do të vizitojë zonat e prekura në Shqipëri.

Mbretëresha Teuta

Kryetarja e shoqatës “Mbretëresha Teuta”, Shenida Bilalli, sugjeroi që të informohen për adresat dhe kontaktet e familjeve në nevojë, për ti ndihmuar ata drejpërdrejtë. “Mbretëresha Teuta” kishte mbledhur ndihma, duke informuar Presidentin e Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë, për tu dorëzuar ato ( 6 pako të mëdha me veshje si pallto dimri, batanije, fanella etj,) duke marrë përgjigje se nuk do të pranonin sepse kishin shumë gjëra të vjetra. Mallrat që kishim grumbulluar ishin të reja, i dorëzuam ato në Caritas, të cilët i dërguan në Shqipëri.

Falenderojmë Këshillin për Pakicat Kombëtare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë i cili financon revistën “Iliria” 2005. - 2025.