Mësime jetësorë që kuptohen vetëm nga femrat e fuqishme

02/06/2021
Autor: Iliria
50 pregleda

Dashuro por mos u bën e varur

Një femër e fortë e di se si të lulëzojë pranë dikujt e më pas ta lërë të lirë. Në fillim humbja e dashurisë është shkatërruese mirëpo nje fëmr e fortë gjen mënyrë se si të vazhdojë tutje.

Rreziko

Një femër e fuqishme nuk frigohet nga rrezikimi, ajo do të shpërngulet në një qytet tjetër dhe do të fillojë jetë të re e vetme. Një femër e fortë e di se rrezikimi është i dobishëm dhe do t`i sjellë diçka të re.

Pasi të rrëzohesh, ngritu

Një femër e fuqishme nuk frigohet nga dështimi pasiqë menjëherë ngritet në këmbë dhe vazhdon. Femra e fortë i tejkalon këto vështirësi dhe merr mësim nga ato.

Sprovohuni jashtë zonës suaj të komfortit

Një femër e fortë është në gjendje të futet në një dhomë me të panjohur dhe të ecë me vetëbesim sikurse të ejtë pronare e atij vendi. Femra e fortë e kupton rëndësinë e të qenit në një qytet të ndryshëm, në një punë të re, lidhje të re e tj.

Gjejeni rehatinë në vetmi

Femra e fuqishme është e vetëdijshme se njerëzit vijnë e shkojnë, ajo është e lumtur kur është e rrethuar me njerë mirëpo ngelet rehat edhe kur është vetëm në dhomë.

Përjetoni luftën

Një femër e fortë ka përjetuar luftën, ajo shpesh dëgjon sirenat dhe ka parë njerëzit duke vrapuar për në strehimore. Ajo ka parë fytyrën e nënës që frigohet për jetën e fëmijëve të saj, lufta vetëm e ka bërë më të firtë dhe ka bërë që ta vlerësojë jetën më shumë

Pushtoni frikën tuaj

Një femër e fortë ka frikë sikurse të gjithë, mirëpo ajo e kupton se frika mund të jetë e paarsyeshme dhe se duhet të pushtohet që të çlirohet nga ajo.

Ëndërroni shumë

Një femër e fortë ka ëndrra të mëdha, ajo dëshiron të arrijë diçka në jetë dhe të jetë më e mira në atë që bën. Ajo nuk e dekurajon veten me dyshime por beson në vetvete dhe mundohet t`ia arrijë qëllimit.

Zahvaljujemo Savjetu za nacionalne manjine Vlade Republike Hrvatske koji financira časopis "Iliria" 2005. - 2025.