Çka duhet të dimë për Delta të COVID-19 që po rrezikon Evropën

13 Qershor, 2021 –

Mediat e huaja raportojnë se njerëzit e infektuar nga varianti Delta kanë dy herë më shumë gjasa të përfundojnë në spital se sa ata të infektuar me variantin Alpha.

Ndërsa, ashtu si versioni origjinal i këtij virusi, edhe varianti Delta është më i rrezikshëm për të moshuarit e personat që kanë probleme tjera shëndetësore.

Ndërsa, simptomat e infektimit me këtë variant janë të njëjta si ato të varianteve tjera: Ethe, kollitje, gulçim, lodhje, diarre, dhimbje koke e trupi.

A janë efektive vaksinat kundër variantit Delta të COVID-19?

Vaksinat janë vlerësuar tejet të nevojshme për luftimin e pandemisë.

Ndonëse vaksinat aktuale janë krijuar duke u bazuar në variantin origjinal të COVID-19, ato përsëri vlerësohet se ofrojnë mbrojtje edhe ndaj varianteve tjera të këtij virusi.

Megjithatë ende nuk dihet saktësisht se sa mbrojtje japin vaksinat ndaj varianteve të reja, ndonëse vlerësohet se është e vështirë që këto mutacione t’i bëjnë të padobishme vaksinat.

Megjithatë, për t’u mbrojtur nga varianti Delta i COVID-19, konsiderohet e rëndësishme marrja e dy dozave të vaksinës.

Një studim i kryer nga qeveria e Britanisë, rezultoi se vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca ishin shumë efektive kundër variantit Delta.

Sipas studimit, vaksina Pfizer ishte 88% efektive kundër sëmundjes simptomatike dy javë pas dozës së dytë dhe vaksina AstraZeneca ishte 60% efektive dy javë pas dozës së dytë.

Screenshot_10
Screenshot_7
Screenshot_8
Screenshot_9
Screenshot_11
Screenshot_12
Screenshot_13
Screenshot_14
Screenshot_15
Screenshot_16
Screenshot_17
Screenshot_18
Screenshot_19
Screenshot_20
Screenshot_22
Screenshot_23
Screenshot_9
previous arrow
next arrow